Dëshmia e Haxhi Lleshit dhe dokumenti sekret, ku Enver Hoxha ia ‘faturoi’ Koçi Xoxes masakrën e Tivarit: Isha ministër i Brendshëm, ja tregova Enverit dhe ai u mërzit shumë

7 Mars 2020, 09:08Politika TEMA

Memorie.al publikon një dokumenti të rrallë arkivor me siglën “Tepër sekret” i hartuar nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit e Ministrisë së Punëve të Brendshme më datën 19 janar 1950, ku bëhet një analizë e hollësishme e marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë e marshallit Tito, duke evidentuar të gjitha krimet dhe genocidin që regjimi titist me anë të Rankoviçit kishte bërë ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Si është manipuluar ai dokument i Sigurimit të Shtetit për të nxjerrë fajtor dhe implikuar Koci Xoxen në masakrën e Tivarit të ndodhur në 30 mars të vitit 1945, kur në atë kohë në atë funksion ka qenë Haxhi Lleshi, i cili në vitin 1996, pak muaj para se të ndërronte jetë, në një intervistë të trasmetuar në TV ARBERIA, pranoi se ai kishte qenë ministër i Brendshëm në atë kohë dhe që për ngjarjen e Tivarit kishte njoftuar Enverin, që ishte mërzitur shumë…?!

Nga Dashnor Kaloçi

E frymëzuar nga ndjenjat nacionaliste dhe shoviniste, Qeverija jugosllave ka terrorizuar në mënyrën më barbare pakicat nacionale dhe veçanërisht, popullsinë shqiptare të Kosovës dhe Metohisë të përbërë prej 100.000 shqiptarësh. Kjo popullsi shqiptare është masakruar me metoda shumë më të egra dhe barbare nga ato të përdorura nga kralët e Serbisë dhe Gestapoja hitleriane. Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht në masë si gjatë luftës dhe mbas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë dhe agjenti i Qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë shqiptare, tradhtari Koci Xoxe, i cili me cilësinë e tij si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, në fillimin e vitit 1945, autorizoj oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm.” Kështu thuhet ndërmjet të tjerash në një material “Tepër sekret” të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, i cili mban datën 19 janar 1950 dhe është nxjerrë nga arkivi i kësaj ministrie. Po çfarë shkruhet më tej në atë relacion të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, nga kush është formuluar dhe kujt i adresohet ai? Çfarë shënimi është bërë në krye të atij dokumenti, për cilën ngjarje bëhet fjalë aty dhe për çfarë është përdorur ai relacion në janarin e vitit 1950? Cili ka qenë në të vërtetë ministri i Brendshëm i qeverisë shqiptare në fillimin e vitit 1945 dhe përse në atë dokument thuhet se ka qenë Koci Xoxe?!

Për të gjitha këto bën fjalë shkrimi i mëposhtëm, në të cilin, veç të tjerash, po botojmë edhe një pjesë të vogël të një interviste të gjatë të ish-Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Haxhi Lleshit, e dhënë për autorin e këtij shkrimi në shkurtin e vitit 1996 (e cila është transmetuar e ritrasmetuar disa herë në TV Arbëria), ku ai flet për ngjarjen që i referohet ai dokument tepër sekret i Sigurimit të Shtetit.

Dokumenti i Sigurimit të Shtetit

Ministria e Punëve të Brendshme.

 Drejtoria e Sigurimit të Shtetit.

 Dega e Parë. V.F L.P

                                                                                                                                Tiranë 19. I. 1950

Relacion mbi terrorin dhe persekutimet në Kosovë

Fill mbas çlirimit të Jugosllavisë, populli i minoritetit shqiptar të Kosovës, filloi t’i nënshtrohet terrorit dhe persekutimeve të klikës fashiste të Beogradit. Qysh në këtë kohë filluan të arrestohen kosovarët dhe të vuajnë tmerrësisht nga torturat nëpër burgjet e Kosovës. Në këtë kohë filluan ndjekjet dhe persekutimet në masë. Kosovarët për t’u shpëtuar ndjekjeve të UDB-së, detyroheshin që të vinin në Shqipëri. Këtu ndiqeshin prej njerëzve të UDB-së ose shoqëroheshin për në Jugosllavi (Kosovë). Ka pasur raste që gjatë rrugës, me pretekstin se gjoja tentonin t’u iknin, pushkatoheshin pa gjyq (rrugës). Politika fashiste, shoviniste e klikës së Beogradit karshi minoritetit shqiptar të Kosovës, u bë edhe më e egër, d.m.th. u shumëfishua qysh nga koha që u shpall rezolucioni i Byrosë Informative mbi gjendjen në PKJ. Qysh mbas shpalljes së rezolucionit e këndej, për titistët është bërë më e lehtë problemi i persekutimit të masës së popullit kosovar, mbasi shumë lehtë çdo njeriu që e dinë kundërshtar të regjimit titist, i vënë vulën e Inform-Byroistit dhe menjëherë e burgosin. Atje ku UDB-ja ka edhe dyshimin më të vogël, bën arrestime. Kështu ka arritur që të burgosen fshatarë të thjeshtë, punëtorë, “A.P.K.J” funksionarë të pushtetit titist. Kështu ka arritur që sot në burgjet e Kosovës të ketë 2000 e më tepër të burgosur. Në muajin mars 1950, u bënë zgjedhjet e pushtetit titist. Këto u zhvilluan nën një terror dhe nën frikësime të anëtarëve të Partisë. U thuhej që të bëni që të votojnë të tërë për frontin, se përndryshe ai që voton në kutinë bosh e pret burgu. Dhe P.K.J. kështu kanë folur në popull. Një anëtar i K.Q.P.K.J. për Serbinë, në një konferencë me popullin e Kosovës për kundra frontit, ka votuar për Shqipninë.

Populli në Kosovë rron gjithnjë nën frikën e arrestimit, survejimit, kërcënimit etj.,d.m.th. edhe më keq nga çka jetuar në kohën e okupatorëve Italo-Gjermanë.

Një formë e punës së UDB-së, për të mbajtur popullin nën kontrollin e saj, është mos lejimi i çdo qytetari që të shkojë nga pjesë të konsiderueshme të këtyre materialeve, duke shkelur në këtë mënyrë protokollin e lartpërmendur, si dhe parimet më elementare të së drejtës ndërkombëtare. Qeveria Jugosllave mban gjithashtu arbitrarisht edhe materiale të tjera që i takojnë R.P. të Shqipërisë, si p. sh. vapori “Borova” prej 3500 ton, biga e madhe lundronjëse me një fuqi të madhe peshash prej 80 ton, si dhe shumë materiale të tjera, që janë ndodhur në Jugosllavi, kur Qeveria Shqiptare denoncoi marrëveshjet ekonomike në korrik 1948. Qeveria Jugosllave është duke sabotuar zgjidhjen e proceseve të debi-kredive që rrjedhin nga marrëveshjet ekonomike në të kaluarën, mbasi ka frikë se një analizë e vërtetë dhe e drejtë e këtyre llogarive të prapambetura do të nxjerrë në shesh të vërtetën mbi të ashtuquajturën “ndihmë ekonomike” të Jugosllavisë kundër Shqipërisë, shfrytëzimin kapitalist të popullit shqiptar nga ana e Qeverisë Jugosllave, si dhe detyrimet që i takojnë kësaj kundrejt Qeverisë Shqiptare. E frymëzuar nga ndjenjat nacionaliste e shoviniste, Qeveria Jugosllave ka terrorizuar dhe terrorizon me mënyra barbare pakicat nacionaliste dhe veçanërisht popullsinë shqiptare të Kosovës dhe Metohisë, e përbërë prej rreth 1.000.000 shqiptarësh. Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht në masë nga organet e UDB-së gjatë luftës ashtu edhe mbas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë edhe agjenti i qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë Shqiptare, tradhtari Koçi Xoxe, i cili në cilësinë e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, në fillim të vitit 1945 autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm. Duke qenë se Qeveria jugosllave ka shumë frikë nga patriotizmi dhe shpirti luftarak i popullit shqiptar të Kosovës, ajo ka urdhëruar dhe ka marrë masa për largimin nga Kosova të meshkujve që janë të aftë për të luftuar”.

Pse u manipulua relacioni i Sigurimit të Shtetit?

Lidhur me atë relacion të përpiluar nga Drejtoria e Sigurimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme në 19 janarin e vitit 1950, mund të thuhet se ka vetëm një pjesë të së vërtetës dhe pjesa tjetër është e trilluar. Ajo çka është e pasqyruar me vërtetësi në atë dokument, është pjesa e parë e relacionit të Sigurimit të Shtetit, ku flitet për masakrat dhe gjenocidin e egër që ushtronte regjimi titist i Beogradit ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës pas vitit 1945, gjë që arriti kulmin me Masakrën e Tivarit, e ndodhur në marsin e vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarë të pafajshëm. (Në relacionin e Sigurimit shifra e kosovarëve të ekzekutuar jepet 1000, por nga shumë dëshmi e burime  të bëra publike pas viteve ’90-të, flitet për rreth 4500 të tjerë të ekzekutuar). Masakra e Tivarit tashmë është një ngjarje e njohur, ku në marsin e vitit 1945 autoritetet e UDB-së jugosllave, me lejen e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës, kaluan nëpërmjet territorit shqiptar (nga Qafa e Morinës në Kukës për në Han të Hotit në Shkodër) një kolonë të gjatë me kosovarë, kryesisht nacionalistë, të cilët i ekzekutuan më pas në rrethinat e qytetit të Tivarit në Mal të Zi. Kjo është më se e vërtetë dhe fakt i njohur, pasi kolona e gjatë e kosovarëve që kaloi nëpërmjet territorit shqiptar e shoqëruar nga forcat e UDB-së, u pa nga sytë e qindra fshatarëve të atyre krahinave të Veriut dhe qytetarëve të Shkodrës. Një pjesë e atyre janë ende gjallë dhe kanë dëshmuar se si vriteshin gjatë rrugës para syve të tyre kosovarët e pafajshëm që ishin të sëmurë, apo ata që nuk mund të ecnin dot me hapin e shokëve të kolonës. Ndërsa pjesa që nuk qëndron në relacionin e përpiluar nga Sigurimi i Shtetit, dhe që është e trilluar krejtësisht, është ajo ku thuhet se ekzekutimi i 1000 kosovarëve nga ana e UDB-së u bë në bashkëpunim me agjentin e qeverisë jugosllave në gjirin e qeverisë shqiptare, ministrin e Brendshëm Koci Xoxe. Kjo gjë nuk qëndron, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ajo ngjarje, pra në marsin e vitit 1945, nuk ka qenë Koci Xoxe në postin e ministrit të Brendshëm, por Haxhi Lleshi.

Enveri ia faturoi krimet Xoxes

Funksionin e ministrit të Brendshëm, Koci Xoxe e mori pas mbarimit të Gjyqit Special në mesin e muajit prill 1945, të cilin ai e drejtoi si kryetar. Po a mund të quhet një pasaktësi ajo që thuhet në relacionin e Sigurimit të Shtetit në lidhje me atë se cili ka qenë ministër i Brendshëm në atë kohë? Po të shohim me vëmendje rrjedhën e ngjarjeve të asaj kohe, dalim në konkluzionin se ajo nuk ka qenë thjesht një pasaktësi, por është e kundërta: emri i Koci Xoxes është vënë aty qëllimisht dhe i gjithë dokumenti është përpiluar nga ana e Drejtorisë së Sigurimit vetëm për atë gjë. Personat që e kanë përpiluar atë dokument, nuk është se nuk e kanë ditur se cili ka qenë ministër i Brendshëm në marsin e vitit 1945, por ata e kanë bërë atë me qëllim për të implikuar Xoxen në atë ngjarje. Për ta shtjelluar më konkretisht këtë gjë, kujtojmë se dokumenti në fjalë mban datën 19 shtator 1950, pikërisht vetëm disa muaj pas dënimit me vdekje të Koci Xoxes. Pas eliminimit që Enver Hoxha i bëri Xoxes, të cilin e shikonte si rivalin e tij për pushtet, ai dhe njerëzit e tij u kujdesën që të ngrinin një aureolë të zezë për ish-ministrin e Brendshëm, duke ia ngarkuar atij të gjitha krimet që ishin bërë në Shqipëri, që nga përfundimi i Luftës e deri në fundin e vitit 1948, kur Xoxe u shkarkua nga të gjitha funksionet e tij shtetërore dhe partiake. Në këtë kontekst, është dhe relacioni i Sigurimit të Shtetit, i cili është hartuar qëllimisht dhe korrespondon tamam me kohën kur ka qenë edhe kulmi i fushatës për denigrimin e figurës së Koci Xoxes, për t’ia faturuar atij edhe Masakrën e Tivarit. Po të ishte i vërtetë implikimi dhe bashkëpunimi i Koci Xoxes me UDB-në për pushkatimin e mijëra kosovarëve të pafajshëm, ajo gjë do t’i ishte thënë Kocit që në Kongresin e Parë, kur ndaj tij u bënë sulme dhe akuza nga më të ndryshmet, dhe nuk kishte pse të lihej ajo gjë kur ai ishte pushkatuar. Por, ashtu si shumë krime të tjera ku Enveri ishte i implikuar direkt, edhe Masakrën e Tivarit ai u kujdes t’ia faturonte Koci Xoxes.

Dëshmia e ish-Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, në 1996 në TV ARBERIA”: Në atë kohë kam qenë unë ministër i Brendshëm..

Lidhur me ngjarjen për të cilën bëhet fjalë në dokumentin tepër sekret të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, i cili mban datën 19 janar 1950, 24 vjet më parë, më saktë në prillin e vitit 1996, është prononcuar publikisht në një intervistë të gjatë televizive (për autorin e këtij shkrimi) edhe ish-Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Haxhi Lleshi. Ai ka qenë edhe i pari ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në qeverinë provizore të kryesuar prej gjeneral-kolonel Enver Hoxhës, i zgjedhur në atë post që në 24 maj të vitit 1944 në Kongresin e Përmetit. Veç të tjerash, një nga arsyet që ne po publikojmë në këtë shkrim një pjesë të shkurtër nga ajo intervistë e dhënë nga një person publik që nuk jeton më, është dhe fakti se ajo është bërë publike që në atë kohë, duke u transmetuar e plotë në një prej stacioneve televizive private, (TV ARBERIA), natyrisht me lejen dhe pëlqimin e të intervistuarit. Po cili ka qenë prononcimi i Haxhi Lleshit në intervistën e dhënë prej tij, pikërisht vetëm pak muaj para se ai të ndërronte jetë? Në mes të tjerash ai është shprehur:

“Në atë kohë që ka ndodhur Masakra e Tivarit, unë kam qenë në postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe menjëherë sapo jam njoftuar për ngjarjen në fjalë, kam lajmëruar Enver Hoxhën, i cili u mërzit shumë nga kjo gjë. Ne nuk është se u dhamë leje jugosllavëve që të bënin atë veprim që bënë, por në atë kohë kufiri në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte i hapur dhe ne nuk mund t’i ndalonim dot ata që të kalonin nga Kosova nëpërmjet territorit shqiptar për në Tivar. Ne nuk kishim se çfarë të bënim, dhe luftë Serbisë nuk i hapnim dot, por për të protestuar, di se në atë kohë ne kemi protestuar”.

5 komente në “Dëshmia e Haxhi Lleshit dhe dokumenti sekret, ku Enver Hoxha ia ‘faturoi’ Koçi Xoxes masakrën e Tivarit: Isha ministër i Brendshëm, ja tregova Enverit dhe ai u mërzit shumë”

  1. Apollonia says:

    E ju shkerdhefsha edhe macet me car te keni o pidh rrobsha gazetare , doni te lani mutin me shurr
    O ju pjella kimunistash o bastard me nena te shkerdhyera qe keni pjell mostra te kuq .
    Zoti do mari hak te ju kurva se shpirti nga bytha do ju dali , dhe ne familjet tuja mos gezofshi asnjeher se ngelet duke shkrujt per kurvat qe vran e pren per 50 vjet .
    Kur mos pafshi fit te bardh as ju as femijet tuaj
    Plera komunistash

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Analfabet Apollonia, duhet te mbarosh shkollen fillore qe te kuptosh ti, ky Karloc halabaku dhe gjithe ju debilat e tjere se cdo gje qe shkruhet me siper eshte nje montim qesharak dhe idiotesk i fakteve, qe nuk kane asnje lidhje me njera-tjetren. Po Karloci e di qe ka shume budallenj si ky Apollonia, prandaj shkruan keshtu lloj pacavuresh, se budallenjte e hane dhe pastaj dhjesin mut nga goja!
      – E para, nuk eshte shkruar aty saktesisht dokumenti origjinal, por merren disa fjali nga dokumenti dhe pastaj behet “sqarim” mbi keto fjali nga ky Karloci. Te botohet vetem dokumenti i plote origjinal, pa “sqarime” dhe “shpjegime”, se i kuptojme vete, s’ka nevoje te na e “shpjegoje” Karloc psikopati.
      – E dyta, ngjarja e Masakres se Tivarit ka ndodhur ne Tivar (Mal te Zi, ish-Jugosllavi) dhe jo ne ” … tokat shqiptare ku jane vrare 1000 persona… ” sic thote dokumenti. Tivari eshte jashte tokave te shtetit shqiptar dhe atje nuk kishte juridiksion shteti shqiptar e as ministri i brendshem shqiptar (kushdoqe te ishte ai). Pra nuk kane lidhje fare ngjarjet me njera-tjetren. Kush ka 2 gram tru e kupton fare lehtesisht qe kemi te bejme me nje mashtrim dhe “ngaterrese'” faktesh. Dokumenti flet per ngjarje qe mund te kene ndodhur brenda territorit shqiptar, pra s’ka asnje lidhje me Masakren e Tivarit. Pra edhe sikur Koci Xoxe te ishte minister i brendshem, ai nuk kishte asnje lidhje dhe nuk eshte akuzuar aspak per ate qe ka ndodhur ne Tivar. Ai eshte akuzuar per ato qe mund te kene ndodhur brenda territorit shqiptar. Kuptoni, apo jeni debila te trashe?
      – E treta ish Presidenti Haxhi Lleshi e sqaron fare qarte se : ne nuk mund ti ndalonim qe kollona te kalonte nepermjet territorit shqiptar (nga Morina ne Han te Hotit), sepse kufinjte kane qene te hapur (jo vetem me Jugosllavine por edhe me Greqine, deri ne 1948 kufinjte ishin te hapur dhe hynte e dilte kushdo. Pas 1948-s kufinjte u mbyllen dhe po te tentoje te dilje apo hyje pa leje, haje plumbin). Kollona qe kaloi dhe shkuan ne Tivar eshte tashme e ditur se ishin persona qe ishin thirrur per t’i mobilizuar ne ushtri, pra qe do shkonin te armatoseshin dhe visheshin ushtare sepse Lufta ende s’kishte mbaruar (masakra ndodhi ne Tivar ne mars 1945, Lufta mbaroi ne maj 1945). Nga ana tjeter qeveria shqiptare ka protestuar pasi u mor vesh lajmi i vrasjes ne Tivar (cfare mund te benim tjeter thote ish Presidenti, “ti hapnim lufte Serbise”). Pra gjerat jane te kuptueshme, kush nuk do te kuptoje le te degjoje debilsirat e Karloc shkerdhates

  2. Nari says:

    E mer e !
    Protestuat!
    Enveri vitin tjeter flutroji me avjon per n beograd ku u taku me Titon .dhe u kujdes t dykej çun i bukur.
    Shif fotot.

    1. Tanguli says:

      Torrollak Nari katunari!
      Edhe Thaci edhe Kurti takuan Vucic! Sipas teje, cfare …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje