Urimi special i Veliajt për gratë dhe vajzat, këto janë bashkëpunëtoret që e rrethojnë

8 Mars 2020, 12:43Sociale TEMA
Urimi special i Veliajt për gratë dhe vajzat, këto janë

Sikurse e ka kthyer në një traditë të bukur, edhe këtë 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një urim special, duke ua dedikuar një pjesë të mirë të punës së këtij institucioni femrave që punojnë me të. Teksa publikon fotot e të gjitha bashkëpunëtoreve të tij,  kryebashkaiku Veliaj i falënderon zonjat për punën e tyre për një qytet më të mirë.

“Gëzuar 8 Marsin nga super ekipi i zonjave/zonjushave të Bashkisë së Tiranës! Faleminderit për gjithë kontributin që keni dhënë për Tiranën”, shkruan Veliaj.

Shumica dërrmuese në Bashkinë e drejtuar nga Veliaj janë gra dhe vajza të cilat japin një kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e punëve të qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje