Apple goditet fuqishëm nga koronavirusi, i bien ndjeshëm shitjet

9 Mars 2020, 17:07Hi-Tech TEMA

Biznesi i Apple në Kinë mori një tronditje të madh në shkurt sipas statistikave të qeverisë kineze, raporton Reuters.

Shifrat e dhëna nga Akademia e Informacionit dhe Komunikacionit të Kinës thonë se dërgesat e iPhone ranë në 494,000 në shkurt, krahasuar me 1.27 milion në shkurt të vitit 2019.

Megjithatë Apple nuk është prodhuesi i vetëm i smartphone-ve, shitjet kineze të të cilit kanë vuajtur gjatë shpërthimit të koronavirusit. Shifrat e qeverisë treguan një rënie të përgjithshme në tregun e smartphone-ve prej 54,7% nga shkurti i vitit të kaluar. Për pajisjet e markës Android, dërgesat ranë nga 12.72 milion në 5.85 milion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje