Një shqiptare ndërron jetë në Itali e prekur nga koronavirusi, konsullja shqiptare jep detajet

9 Mars 2020, 21:36Sociale TEMA

Konsullja e përgjithshme shqiptare në Milano, Anila Pojani thotë se një shqiptare 60 vjeçare ka ndërruar jetë në Itali për shkak të një arresti-kardiak, por sipas saj, ajo rezultonte e prekur nga koronavirusi.

Konsullja bën me dije familjarët e të ndjerës nga Durrësit janë futur në karantinë në shtëpitë e tyre.

“Jemi kontaktuar nga një agjenci funebre dhe sot nga shqyrtimi i dokumentacionit përkatës kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë nga një arrest kardio-respirator dhe ka rezultuar e prekur nga koronavirusi. Familjarët e saj janë futur në karantinë në banesat përkatëse.

Ashtu siç iu komunikova dokumentacioni i zonjës ka mbërritur sot në konsullatë dhe duke pasur parasysh situatën dhe familjarët e zonjës, djali, vajza dhe bashkëshorti janë në karantinë. 

Duhet zbatuar vendimi i kryeministrit italian për ceremonitë mortore dhe trupi ndodhet në morgun e spitalit. 

Dokumentacioni lëshohet shumë shpejt dhe familjarët mund ta tërheqin sapo të dalin nga karantina”, tha konsullja për “Real Story” në News 24.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje