LETRA E PLOTE/ Haklajt kërkesë zyrtare SPAK-ut: Hetim për veprimtarinë kriminale të Berishës dhe ndikimi i tij në vrasjet e Tropojës, ja provat e pakundërshtueshme që duhen marrë në konsideratë

9 Mars 2020, 08:50Politika TEMA

Familja “Haklaj” është një nga më të njohurat në vend për shkak të historisë së gjatë dhe të mistershme që e shoqëroi pas viteve ’90, ku përballja e tyre me pushtetin e kohës prodhoi mjaft viktima.

Ajshe Haklaj, motra e Fatmir, Shkëlqim, Ylli dhe Halil Haklaj të ekzekutuar në Tropojë,ka adresuar një kërkesë publike për organet e drejtësisë për të kërkuar ndëshkimin e atyre që ekzekutuan vëllezërit e saj.

Përmes një letre publike, ekskluzivisht për gazetën “TemA”, Ajshe Haklaj rrëfen të gjithë dramën familjare, ku sipas saj përgjegjësi ka vetëm një emër dhe ai quhet Sali Berisha.

Në letrën e botuar nga gazeta “TemA”, ajo i kërkon publikisht “Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” (SPAK) që të hetojë veprimtarinë e Sali Berishës në përgjakjen e Tropojës që më 5 janar 1998 deri më 5 janar 2020.

Më poshtë, “TemA” po përcjell letrën e plotë:

“E iniciuar nga letra publike e Hasan Hykës po i drejtohemi drejtësisë shqiptare dhe SPAK publikisht të hetojë veprimtarinë kriminale të Sali Berishës në përgjakjen e Tropojës që më 5 janar 1998 deri më 5 janar 2020.

Ne nuk kemi patur dhe nuk kemi dëshirë të prononcohemi në media, por kemi qenë të detyruar të tregojmë se cfarë po ndodhë dhe cfarë ka ndodhur me familjen tonë, sepse shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë ndalim dhe asnjë hetim për vrasjet ndaj neshë dhe të afërmve tanë, gjë e cila tregon qartë se drejtësia shqiptare ka qënë dhe vazhdon të jetë e kapur dhe e ndikuar nga krimineli dhe antikombëtari Sali Berisha, kurse njerëz të inkriminuar dhe që i kanë lyer duart me gjakë i quajnë mediat bashkëpunëtore me krimin në një kohë që vetë janë vrasës dhe banda kriminale të cilët kanë përdorur edhe potenciale shtetërore për të vrarë cfarë tu dilte përpara vetëm e vetëm që të vrasin Fatmir Haklajn.

Ne kemi dëshmuar dhe lene të gjitha dëshmitë tona në prokurorinë e Tropojës përpara se të largoheshim nga atdheu ynë i dashur, por ne nuk e dimë se cfarë është bërë me denoncimet tona atje sepse drejtësia komandohej e finacohej nga Sali Ram Berisha dhe jo vetëm nuk hapeshin dosjet tona, por ne vriteshim, perndiqeshim, burgoseshim, hiqeshim nga puna dhe kërkohej asimilimi i familjes me cdo kusht ku denoheshim në mungesë dhe  kërkoheshim edhe në interpol e njëkohësisht dhunoheshin banesa dhe varret e të vrarëve, dhe nga ana tjetër të cilët i kryenin këto krime kunder neshë nuk trazoheshin fare, por vetëm nxiteshin mbështeteshin e financoheshin. Kjo tregon qartë se kush ishte fabrikuesi dhe realizuesi i krimeve ne Tropojë dhe jo vetëm.

Jam plotësisht dakort me pretendimin e Hasan Hykës se plaget kullojnë dhe shumë nëna kanë mbetur pa djemtë e tyre dhe se shume fëmijë kanë mbetur jetim dhe zemra të dhemb pa diskutim për cdo jetë të humbur, sepse nënat shqiptare i kanë rritur djemtë e tyre me shumë mundime, por më bënë shumë përshtypje që gjaku shumë i freskët i derdhur më 5 janar 2020, nuk zihet fare me gojë, ku vërtetë do të besoja se ky zotëri po shqetësohet për Tropojën dhe plagët e saj që po kullojnë sepse po hapen plagë të reja edhe sot në 2020 e bile duke treguar hapur se do të ketë edhe shumë 5 janare të tilla. Këtu vërtetë ka vend për të thenë, lereni Tropojën të qetë, sepse kishte 18 vite pa u gjakosur ai qytet i vogël e i skajshëm i vendit tonë të dashur.

Meqënëse ngjarja e datës 5 janar 2020 ka prova të pakundërshtueshme të cilat tregojnë se kush vret dhe shkakton plagë edhe sot pas 18 vitesh qetësi në këtë qytet, të hetohet kjo ngjarje sepse pas kontrollit të kamerave te sigurisë në disa lokale në qytetin e B.Currit rezulton se ish pjestarë të grupit special të policisë kanë marrë pjesë në këtë vrasje të mirë organizuar dhe në bashkëpunim të disa grupeve kriminale ku kjo vrasje ka ngjashmëri si dy pika uji me vrasjen dhe ekzekutimin e djalit të xhaxhait tonë Cen Haklaj bashkë me babain e tij 80 vjecar, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me krimin dhe për ta ishte një ditë e zakonshme sikur të gjitha ditët e tjera të vitit.

Kërkojmë nga drejtësia shqiptare që në qoftë se ka arritur të clirohet nga kthetrat e Berishës dhe ndikimi i tij antikombëtar të hetojë këtë cështje në qoftë se duan të zgjidhin zinxhirin e vrasjeve të Tropojës dhe nxitësve e sponsorizuesve të kriminelëve e grupeve kriminale. I lutemi drejtësisë shqiptare të zbardhë vrasjen e 5 janarit 2020 në qoftëse duan të shkojnë deri tek zbardhja e vrasjes së 5 janarit 1998, sepse vërtetë ata që po mohojnë gjithcka dhe po përdorin edhe fjalor fyes duke fyer viktima dhe njerëz që nuk meritojnë fjalor fyes, do të rezultojë se i kane lyer duart me gjakun e shumë e shumë njerëzve të pafashëm duke bërë një terror të vërtetë.

Meqënëse provat nuk mungojnë per këto ngjarje makabre fillojeni nga e njohura dhe e freskëta e shkoni deri tek ajo e para dhe zjarrvënesja e qytetit verior në pragun e luftës së Kosovës.

E kështu do të zgjidhet i gjithë kalvari i vrasjeve në Tropojë, sepse ne jemi të bindur se ata që filluan vrasjet në Tropojë po vazhdojnë të vrasin edhe sot e kësaj dite duke shkaktuar plagë të reja dhe duke tronditur ata njerëz të lodhur nga vrasjet dhe politika. Ne akuzohemi se kemi bere shtremberime te se vertetes, në një kohë që akuzuesi dhe vëllai i tij nuk pranojnë asgjë, të cilët mohojnë fakte, dëshmi dhe prova të pa kontestueshme.

Në të gjitha rastet e minave per të calat akuzohen Hykët, kanë lanë pas shumë fakte prova dhe dëshmi, ku dëshmitë janë të bazuara, sepse vertetë radjoja i përkiste drejtorisë së Kukësit dhe vec kësaj në të pesë rastet e përdorimit të minave kanë mbetur mina të pa zbrazura të cilat janë inaktivuar më pas nga vetë policia, e këto mina kanë numra serie dhe janë një provë e pa kundërshtueshme se nga kanë ardhur ato dhe kush i solli për herë të parë në Shqipëri e pikërisht në një qytet aq të vogël e verior sic ishte qyteti i B.Currit. Hasan Hyka i quan minat dicka në modë në qytetin e B.Currit, ku deri atëherë ne nuk dinim asgjë për këto mina por vetëm kishim lexuar nëpër libra se ishin përdorur nga mafja siciliane per të vrarë prokurorin anti mafje në Itali.

Por unë i kam quajtur dhe do ti quajë një lajthitje të pa precedent të atyre që i përdorën ato mina ku faktet dhe shteti mund ta vërtetojnë se ato u përdorën pikërisht nga ata njerëz që nuk ishin viktima të atyre viteve të mbrapshta dhe këtu lindin shumë pikpyetje.

Për të gjitha ngjarjet tona ne kemi fakte dhe prova të cilat tregojnë mjaftë mirë se kush ishin vrasësit të cilët ishin në gjendje të vrisnin edhe dhjetra njerëz të pafajshëm vetëm e vetëm për të vrarë vëllezërit tanë, por cfarë u kishin bërë këtij grupi kriminal e banditesk vëllezërit tanë do të vërtetohet në qoftëse shteti është i interesuar të zbardhë të vërtetën.

Ne mendojmë se të gjithë ata që i kanë lyer duart me gjakë janë kriminelë, por ata që kanë, terrorizuar një rrethë të tërë me mina me telekomandë dhe kanë bërë krime ndaj njerezimit duke vrarë e plagosur cfarë tu dilte përpara, ata janë vërtetë banda kriminale të përmasave shtetërore apo ndërshtetërore. Plagët e të gjithëve po kullojnë, por po hapen edhe plagë të reja edhe pas 18 vite qetesie në qytetin e B.Currit.

Nxitja po vjen nga ata që po vrasin edhe sot njerëz krejt të pafajshëm të cilët rrjedhin nga familje që nuk e njohin krimin dhe që jetojnë me djersën e ballit të tyre duke punuar deri në orët e vona të natës pa u merakosur se i kishin borxh askujt e me celesat e lokalit të tyre në dorë.

Në kohën e Sali Berishës krimet bëheshin nga vetë shteti i cili të vriste dhe njëkohësisht zhdukte provat dhe dëshmitarët duke e mbuluar krimin me krim. Por ne kërkojmë me force që të zbulohet vrasja e Guxim Gjyriqit i cili vëtetë nuk e meritonte dhe shteti ka prova dhe fakte të pa kundërshtueshme ndaj në qoftë se është i interesuar të zbulojë vrasjet në Tropojë dhe të tregojë vërtetë se kush i filloi vrasjet në Tropojë dhe nga kush u iniciuan, financuan e u mbështetën ato vrasje dhe kush vazhdon edhe sot e kësaj dite të vrasë dhe të përgjakë Tropojën.

Mos funsionimi i shtetit me qëllime te caktuara të Sali agjentit të Serbisë bëri që të vriteshin njerëzit me njëri tjetrin, sepse ashtu i interesonte Saliut, të cilit i duheshin sa më shumë jetë të humbura për të qenë i besuari i Serbisë.

Ne mendojmë se Tropojën nuk po e lënë te qetë ata që po vazhdojnë ta trondisin atë edhe sot e kësaj dite pas shumë e shumë vitesh qetësi.

Të dishë në detaje se cfarë kanë bërë të tjerët dhe të mohosh gjithcka për vete ashtu sic pretendon Hasan Hyka, është absurde, por mohuesi dhe njekohësisht akuzuesi mendon se mohimi i gjithckaje e minimizon peshën e krimit të paktën në aparencë, por krimi dhe terrori kundër një numeri të konsiderueshëm njerëzish nuk mund të mbulohet me llafe.

Sali Berisha ka vrarë që nga viti 1992, në vitin 1997 ku humbën jetën 4000 qytetar shqiptar e duke vazhduar me Gërdecin e 21 janarin e deri me Remzi Hoxhën e familjen tonë, dhe shteti nuk e vë në bankën e të akuzuarve i cili prononcohet cdo ditë në media, ndaj është mjaftë absurde që akuzohet Top Channel për bashkëpunim me krimin, në një kohë që as Syri.com dhe as Tv-Klan nuk akuzohen për bashkëpunim me krimin në një kohë që tek këto televizione intervistojnë cdo ditë këtë vrasës të shumfishtë dhe agjentë të vërtetuar”.(TemA)

36 komente në “LETRA E PLOTE/ Haklajt kërkesë zyrtare SPAK-ut: Hetim për veprimtarinë kriminale të Berishës dhe ndikimi i tij në vrasjet e Tropojës, ja provat e pakundërshtueshme që duhen marrë në konsideratë”

  1. loni says:

    RRIHNI UJE NE HAVAN , OSE KEMBANAT BIEN PER ATA QE KANE VESHE………JETA E TIJ ESHTE MBUSHUR ME AKTE DHE FAKTE TE PAKUNDERSHTUESHME QE NGA VITI 1992 , POR SPAK BEN SIKUR NUK DI , BEN SIKUR NUK DEGJON………MOS U LODHNI ME LETRA DHE POSHTE E PERPJETE.

    1. Kalec Dega says:

      Sa keq shqiptaret nuk vene mend! Edhe pse ASGJE NUK KA NDRYSHUSHUAR nga ‘SPAKU’ i meparshem, ka shume njerez naive.

      o i intereson PS dhe Rames te hetohet Saliu o nuk i intereson njeriu tjeter si dhe Haklajt ne vecanti… por pse nuk do Edvin Rama?
      =
      si puna e Izet Haxhise qe u kthye ne gojen e ujkut ram/sali

      1. Kalec policie says:

        Kjo eshte ajo qe nje fukse policie si ty nuk e kuptone nuk eshte rama qe drejtone drejtesine ajo esht e pamvarur do kohen e vete po mos u merzit .

        1. Shinjestra e PPSH says:

          Behet fjale per ata naive…’qe nderhyn Rama per mospaguesit e dritave por jo per kriminelet e vertet’, or tej, karuc i ram utit.

      2. Shinjestra says:

        Ankesa nga Aishe Haklaj eshte shume e drejte,por kush e mer parasush dhe si te vertete.Ajo,familjarisht i drejtohet SPAK-ut,mire bene se ka besim,por a eshte i besueshem APAK-u? Apsolutisht jo.Edhe ne si popull kishim besim,por tani jemi te zhgenjyer sepse njerzit qe punojne ne SPAK jane nen kthetrat e Sali Berishes.Ata qe ishin dje jane edhe sot.Ata ose kane frike nga Saliu dhe shpura e tij ose jane te financuar me shume te medha sa nuk i bene koka kryetarit te SPAK-ut Arben Kraja.Familjaret e Halkajve kerkojne drejtesi,por nuk kane ku ta gjejne se, ne shqiperi nuk ka institucione te pavarura te dreejtesise.Edhe te Amerika e BE qe kishim besim se do ngrinin keto institucione te drejtesise qe te kthenin besimin te populli,nuk u be.Drejtesia edhe sot eshte e kapur nga Sali Berisha.Saliu thot per propagnd e per ta fshehur se drejtesia eshte kapur nga Edi Rama,por jo ajo eshte e kapur nga Sali Berisha.

  2. Koba says:

    Perkundrazi kerkojeni te Drejten Tuaj deri ne FUND ,mos u prapsoni deri sa Krimineli i Vuçidolit te shkoje pas hekurave ,dhe te pleqeroje si Toto Rina.

    1. Bon says:

      Derisa nuk i lane Likes te zgjedhi dhe Saliu nheli duarbosh keshtuqë SPAK DO TE DENOJ SALIUN POR GJYKATAT AKOMA KANE ZAGAR NGA KOHA E BIRISHES KESHTUQE NUK DO TA DENOJNE DERISA. VETINGU TI PASTROJE GJYQTARET KRIMINEL .

  3. venecia says:

    Si malesor qe jeni dhe kanunin e keni akoma te shenjet neper
    kullat tuaja
    paguani leket se per leke shqipetatet bejne cdo gje
    Berisha ka nje shkelzen hajdut dhe vrases fix si i jati
    dergojani nje xhevap qe te kete kujdes
    nuk pritet deri ne pafundesi per gjakun e nje familje te ter
    repspekt per te bijetuarit,dhe qofte dhe i leht per viktimat e shkaktuara nga Sali Berisha dhe Ilir Meta

  4. Wtf says:

    Një veprim i mençur nga ana juaj dërgimi i letrës në SPAK, është një provë për të kuptuar a do ta vejë pas hekurave SPAK Berishën, apo edhe SPAK po si edhe strukturat e tjera të ngritura do të jenë shumë ZHURMË për ASGJË…..
    Mos hiqni kurrë dorë nga përpjekjet për të vënë Drejtësi në këtë vend!

  5. Xhovalini says:

    Populli i ndershem dhe ai i gjith vellezerve dhe motrave e nenave tropojane, jan me ju. Zonja Haklaj, ben apel per te degjuar ata njerez qe s’kane sy e veshe se, vrasesit e gjithe ketyre djemve te rinj, jetojn ne mes te luksit dhe rehatise fizike, por ndergjegja e tyre nuk flen, as nuk gezon ato te mira qe vune ne kundrejt jetes atyre qe vrane. Hijet e shpirtrave te tyre, do jene gjih jeten mbi koken e tyre, derisa drejtesia te vihet ne vend. I shpreh z. Zylfie ngushellimet me te sinqerta si vella, ku e mbeshtes me te gjitha mundesit e mija. Respekte.

  6. Petrit says:

    Turpi dhe propaganda nuk kanë me kufi.
    Per te rritur numrin e klikimeve letra higjenike me mbishkrimin tema arrin te botoje shkrime qe nuk kane asnje lidhje me realitetin.
    Per nje grusht klikime boton paçavure qe kane lidhje me haklajt, izet haxhinë, sondazhe virtuale e te tjera.
    Pa lene ma kur publikon paçavure te tilla : perse nuk duhet te largohemi nga shqiperia, mesazhe nga x apo y person qe shkuajne “pervojen” tyre te jetes ne shqiperi e te tjera e te tjera.
    Mua personalisht me dhimsen shume minutat qe harxhoj duke lexuar ke leter higjenike.
    Por e lexoj per ta kuptuar se sa poshte ka rene niveli i gazetarise ne shqiperi.
    Pa lene ma kur flasim per nivelin e komntuesve.
    Arrivederci ?

    1. Durrsi says:

      O Petrit ti duhesh per wuhan ose lombardi.

      1. Petrit says:

        Ne te vertetë jetoj ne Pordenone.
        Ne veri-lindje te italise.
        I lumtur dhe i pasur me familjen time

  7. rexha 10 says:

    THIRRENI MENDJES ,SE NUKE ESHTE SPAK _u QE DO GJYKOJE BERISHEN ,PORE BERISHA QE GJYKON SPAK_un. MOSE ENDERRONI ILUZIONET E PA ARRITESHME. SPAK E DINE SHUME MIRE SE C’FARE KANE BERE NJERZE SI BERISHA NE ATE VENDE ,DHE VAZHDON TE BEJE.
    VETEM THIRRJE PER LUFTE REZULTON TI KETE PERSERITUR ME DHJETRA HERE.

  8. Dash Pacja says:

    Petrit,
    mos te ka zene jot eme me Sali Berishen!? Jo per gje, po e njifke mire gjuhen italiane dhe qenke i kulturuar me nivel te larte vicidolas.

    1. Petrit says:

      Ne fakt un nuk ofendova askend. Dhashë thjeshte mendimin tim.
      Conosco abbastanza la lingua e la cultura italiana.
      Vivo da 20 anni felicemente in questa terra.
      Amo tantissimo il mio paese natalizio e sono fiero di quello che sono.
      Il tuo modo di esprimersi ci lascia tanto da desiderare.
      Je shume i varfer ne mendime

  9. Jimi says:

    Shteti do burra dhe jo buratine. Kush do ti denoje keta kriminele te deklaruar, si Berisha, Basha, Meta? Madje per Berishen nuk ka nevoje fare per deshmitare, pasi ai me gojen e vete, pasi vrau kater te pafajshem ne bulevard deklaroi ne televizion se, ishte gati te vriste edhe katerqind!? Ose kercenimi i hapur qe i beri kryetarit te opozites, se ishte ne shenjester te kater snajperave dhe te tijin pese!? Cfare faktesh kerkojne keta “Balerinet” e aSPAK-ut? Selanik e tatepjete keshtu ka qene, e keshtu do te jete!

  10. Shinjestra says:

    Ankesa nga Aishe Haklaj eshte shume e drejte,por kush e mer parasush dhe si te vertete.Ajo,familjarisht i drejtohet SPAK-ut,mire bene se ka besim,por a eshte i besueshem APAK-u? Apsolutisht jo.Edhe ne si popull kishim besim,por tani jemi te zhgenjyer sepse njerzit qe punojne ne SPAK jane nen kthetrat e Sali Berishes.Ata qe ishin dje jane edhe sot.Ata ose kane frike nga Saliu dhe shpura e tij ose jane te financuar me shume te medha sa nuk i bene koka kryetarit te SPAK-ut Arben Kraja.Familjaret e Halkajve kerkojne drejtesi,por nuk kane ku ta gjejne se, ne shqiperi nuk ka institucione te pavarura te dreejtesise.Edhe te Amerika e BE qe kishim besim se do ngrinin keto institucione te drejtesise qe te kthenin besimin te populli,nuk u be.Drejtesia edhe sot eshte e kapur nga Sali Berisha.Saliu thot per propagnd e per ta fshehur se drejtesia eshte kapur nga Edi Rama,por jo ajo eshte e kapur nga Sali Berisha.

  11. Vini says:

    Jeni tue veprue si djali i te ndjerit Remzi Hogja!Ai pasu ju vrau tere pjestaret e familjes me pas iu prishi edhe kullen duke e shkulur me tritol deri ne rrenje!E pra si ka mundesi kur edhe ai ka nje kulle ne Tirane,nje ne Gjrin e Lalaezit e Ju trimat e Gjakoves nuk ndermerni asnje hap kunder kesaj bishe te eger qe thirrjet e tij akoma bien era gjak!Shuheni kete fare te keqe duke bere vetgjyqesi sepse ai kishte toga te zeza kur ju shoi si familje e ju keni nji popull tan me vedit sepse ai ka la duret me gjak ne tan familjet shqiptare!Sa per drejtesine uroj te bahet sa ma shpejt por se besoj se kryekrimit qe kriminalizoi gjithe Shqypnine nuk ka me i hye gjamb ne kambe!

    1. jo per gje... says:

      I gjith populli i ndershem shqiptar eshte me Haklajt. Me vjen gjynah per te gjith Tropojanet qe jan vrare se te gjith shqiptar jan, por fajin e ka Saliu sepse ai e yshti vellavrasjen ne Tropoje dhe ne ter Shqiperine. Njeriu i mire duket dhe nuk fshihet… Haklajt kan dale hapur me ze e me figure dhe mua personalisht me duken njerez te mire dhe shqiptare patriot, familje qe e do Shqiperine dhe Tropojen. Armiqte e tyre me duken o njerez te mashtruar nga Berisha o njerez te ligj…vetem njerezit e ligj vrasin me maska mbrapa kraheve, rrenojne nje kulle shekullore shqiptare dhe prishin varret sic nuk eshte degjuar kurre nder shqiptare. Keto nuk kane asnje justifikim!

      1. Toni.D. says:

        E te mendosh qe…. po i vrasin akoma…. si ndodhi me 5 janare te ketije viti qe u vra nje ish-shoke- mike i F. Haklajt, t’merr nga nje ane… pasi po i zhdukin nga faqa e dheut si farefis dhe miq… dhe ana tjeter miliardari, eskobari vicidolas jeton ne mes te Kryeqitetit.

  12. ALBAN DEGA says:

    SALI BERISHA PERBALLE ENVER HOXHES

    ME GJUHEN E SHIFRAVE !

    A E DINI SE !?

    SALI BERISHA PERBALLE ENVER HOXHES !

    1- Per 15 vjet sundim te Sali Berishes, alias Salikracise, ne Shqiperi jane vrare dyfishi i viktimave, ekzekutimeve te bera per 46 vjet diktature komuniste te Enver Hoxhes me vendime gjykatash ligjore!?

    2- Per dy vjet 1999-2000 ne vendlindjen e Sali Berishes dhe timen, Tropoje, e njohur ndryshe si Malesia e Gjakoves jane vrare 175 tropojane, ose mbi katerfishi i tropojaneve te vrare, ekzekutuar perfshi diversante, spiune te Beogradit, terroriste, vrases ordinere apo autore te krimeve teper te renda, per 46 vjet diktature komuniste ne Shqiperi !?
    A e dini aresyen!?

    3- Per thirrjen e nje cunaku 16 vjecar te Haklaje “ Poshte Sali Berisha “ ne mitingun elektoral te PD-se ne Bajram Curri ne qershor te vitit 1997 !
    “ E dua gjalle a vdeke ate djale ne Tirane” ishte urdheri i prere i Presidentit te Shqiperise ne detyre ne ate kohe Sali Berisha” i kapur me ze e figure ne ate miting kobezi te kobeziut me te madh te vendlindjes se vet dhe Shqiperine ne historine e saj!
    Pra per aresye absolutisht politike !?

    4- A e dini se me kete baterdi
    “ Kanunari “Sali Berisha qe e permend ore cast Kanunin edhe kunder kryeministrit ne detyre sot, ka shkelur e dhunuar jo vetem Kanunin, qe nuk lejon hakmarrjen as gjakmarrjen ndaj nje femije, ndaj grave , bile as te shoqeruesit te nje gruaje shtatezene, qofte edhe dorasi …..dhe cdo ligj demokratik kudo ne Bote pa vendim gjykate ligjore !
    Edhe ne kete pikepamje ish-diktatori komunist Enver Hoxha ka qene me finok…
    Pothuajse cdo denim me vdekje eshte dhene me vendim gjykatash dhe te gjitha ekzekutimet e tyre jane kryer me pranine e prokurorit dhe mjekut ligjor, pervec rasteve te perleshjeve te armatosura me bandat e terroristeve te Beogradit, Athines dreqit e te birit apo me kriminele te rrezikshem !

  13. ALBAN DEGA says:

    TRAGJEDIA TROPOJANE DHE KATRAHURA SHQIPTARE E KA EMRIN SALI BERISHA !

    Te rrime shtremt po te flasim drejt, sic themi Ne Malesine e Gjakoves.
    E kam ndjeke nga larg fizikisht po nga afer shpirterisht dhe Tropojanisht tragjedine tropojane.
    Pse !?
    Atdheu quhet toka ku na ka rene koka, sic thonin rilindasit tane e sic eshte e verteta .
    Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel, thone francezet!
    Ndoqa me vemendje vetem pjesen e trete te Top Chanal per tragjedine tropojane.
    Lexova me shume vemendje letren e Hasan Hykes, nje nga intelektualet me paqesore e me mendjendritur te Tropojes…
    Nuk do te bej as arbitrin e aq me pak gjykatesin e kesaj tragjedie.
    Por do ritheksoj vetem nje fakt thelbesor te padiskutueshem te patjetersueshem : shkakun dhe shkaktarin e vertete kryesor te kesaj tragjedie te pashoqe ne historine e Malesise se Gjakoves dhe mbare Shqiperise !
    Pse ?
    Asnje plage, asnje semundje nuk mbyllet as nuk sherohet po nuk u zbulue shkaku qe burrerisht e theksuan pa asnje medyshje motrat Haklaj.
    Nismetari, shkaktari, zjarrvenesi kryesor i tragjedise tropojane e mbare shqiptare ka vetem nhe emer: SALI BERISHA !
    Kete e kam pare me syte e mi dhe degjuar me veshet e mi jo vetem une por cdo shqiptar e nderkombetar kur ai jep mandaten e fillimit te kesaj tragjedie kur per nje thirrje te nje cunaku te Haklaje ne mitingun elektoral te 10 qershorit apo korrikut 1997 jep urdherin kobezi per sjelljen gjalle a vdeke te tij ne Tirane, cka doli .
    Pushka e pare, jo por mitralozet, kallashnikovet e pare te kesaj tragjedie u zbrazen me nje barbari alaserbe, sa shqyen edhe shtyllat prej betonarmeje ne Qafe te Luzhes te atij cunaku dhe kunatit te Fatmir Haklajt qe jo vetem u bene shoshe nga plumbat e urdherit te kryemercenarit te Beogradit …. ne Shqiperi Sali Berisha.
    Kufomat e tyre u perdhosen edhe per se vdekur jo nga njerez por nga terroriste kanibale kushdo qofshin ata, qe edhe me kanun e kane gjakun shumefish .
    Pra regjizori dihet dhe pikerisht tek ai e vune gishtin motrat Haklaj jo nje por cdo here edhe kur permenden emra konkrete.
    Pra, nuk ishin Haklajt ata qe e nisen kete tragjedi por ishte Sali Berisha dhe urdheri i tij kobezi.
    Kjo eshte e verteta, vetem e verteta dhe asgje tjeter vecse e verteta. Ndaj ndihmoje o Zot Malesine e Gjakoves , Tropojen e mbare Shqiperine te shpetoje nga kjo tragjedi e katrahure qe mban emrin dhe vulen kobezeze Sali Berisha!
    As Tropoja as Shqiperia kurre nuk do te shihe dite as drite pa dhene llogari deri ne nhe para ligjit e drejtesise Sali Berisha, qe e rrenoi e zhberi mbi 15 here ne 15 vjet SaLikekraci !
    Eshte koha qe te kercasin prangat!

  14. TIRONA says:

    Kur do te linde nje burre shqiptar Avni Rustemi?

    1. Kacaku says:

      Kujtoje ne vetvete emrin Avni Rustemi si nje njgarje e madhe historike , ama Avni Rustemi 2 nuk ka per te lindur kurre ………tung

  15. zoga e vodices says:

    Ti o Petrit kur e paske si thua vete kohen flori dhe meresh duke lexuar nje pacavure si tema mos u lodhe kote duke lexuar gjera qe per ty nuk kane rendesi ,por me mire shko dhe mbaji uturakun lderit tend shpirteror gerdelles se tredhur sali ram sheqeres.

    1. Petrit says:

      Ne te vertetë unë punoj 10 orë ne dite dhe jam shume i lumtur per punen dhe jeten qe bej.
      Nuk kam nevojë te mbaj uturakun kerkujt.
      Per mua PROF DR SALI BERISHA eshte thjeshte nje dhe i paperseritshem.
      Ky eshte mendimi im.

  16. emigranti says:

    o familje e hakljat e merrni vete hakun sepse ne shqiperi nuk ka drejtesi dhe se besoj qe do vihet e do vendoset

  17. Shinjestra says:

    Si thua ti,ai qe harxhon drita te harxhoi dhe te mos i paguaj? Si behet hallit kur nje njeri qe edhe pse ka mundesi t’i paguaj rri me muaj e vite papaguar? Te mos denohet? T’i paguaj shteti?Po shteti nuk eshte i yni dhe qendron me taksat tona.Prandaj ai qe harxhon t’i paguaj o SHINJESTRA E PPSH.

    1. Kalec Dega says:

      Rama boni namin per ata qe spaguan dritat, pra nxiti dhe shtyti organet e drejtesise per te vepruar, kur vjen puna te Fullanet e Pallat Peshkaqene, Rama smund te nderhyj, o klyshat e Enverit.

  18. Nuk e di ,por saher shof te flitet per Hakljat ,
    kur shikoj Motrat e Famijes Haklaj ,,me ate dhimbje shpirti qe i loton , Lote qe s’i thahen kurr …
    kur tregojn Tragjedine e Familjes se tyre ,
    te shkaktuar nga Kryekrimineli -Shkerdhata Kombetare sali rahman berisha ,
    PREKEM ne shpirt dhe i bashkohem thirjjes se ksaj Familje te Nderuar Tropojane
    te mos ndaloj kurr ne Bote ,se kerkuari me gjithe fuqine e shpirtit ,
    qe Drejtesia -Shteti Shqiptare te beje Drejtesi dhe krimielei sali berisha ,
    te marri denimin e merituar .
    duke i ber te ditur Motrave te Nderuara te Hakjave se shumica e Shqiptareve
    jane me JU me HAKLAJT kte familje Martire e Patriote Malsore .
    Zoti qofte me Ju

  19. Kim été says:

    Arsimi i lartë shmang gjakëderrdhjen.

  20. Kukuleci says:

    Urdher i mafiozit sali e dua gjall a vdekur , nuk iki nga Tropoja pa mare me vete cunakun e Haklajve, e te merrshme?!?!?! e paimagjinusheme flet ne miting dhe tropojanet e degjonin,u dhembete me shume politika e Saliut se jeta e familjareve Tropojan,hajde mere vesh injoracen shqipetare, sa turp me vjen nga vetja qe kane shqipetaret te tilla mendesi.Saliu ska te ngopur me gjak ai eshte moster,me te ndyre njeri ska sheqere ne bote qe te linde.

  21. Norwood says:

    Kam respect per familjen Haklaj…por nuk kuptoj nje gje…si nuk ka nje Avni Rustem kjo familje mos prisni Spakun…kjo drejtesi ka f..rike nga Sali krimineli…

  22. asd says:

    Pse familja Haklaj nuk padit dhe therret ne gjyq Sali Berishen, tani qe nuk ka imunitet zyrtar? Thirreni dhe (te pakten) diskretitojeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje