Rastet me koronavirus në Shqipëri, Braçe: Vetëkarantinim për ata që vijnë nga Italia dhe higjienë, ruani qetësinë

9 Mars 2020, 08:33Politika TEMA

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

Ata janë babë e bir që kanë ardhur nga Firence e Italisë përmes rrugës tokësore nga Hani i Hotit, me makinë personale.

Zv. kryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëkontroll dhe thotë se duhet zbatuar çdo protokoll dhe çdo rregull të shpallur, duke nisur nga vetëkarantinimi i atyre që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë dy javëve të fundit, tek higjiena dhe kujdesi për të moshuarit dhe fëmijët.

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje numrin 127; Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite; Pjesa tjeter eshte higjena, higjena, higjena! Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes; Mos prekni gojen, hunden e syte më duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre! Mbroni femijet dhe te moshuarit! Ështe detyre!“, shkruan Braçe.

1 komente në “Rastet me koronavirus në Shqipëri, Braçe: Vetëkarantinim për ata që vijnë nga Italia dhe higjienë, ruani qetësinë”

  1. Kim été says:

    Njëri nga dy të infektuarit në vëndin tonë,në gjëndje të rëndë. {mund dhe të vdes}

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje