VENDIMET për koronavirusin: Nga anulimi i të gjitha aktiviteteve kulturore, sportive, te ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore

9 Mars 2020, 12:19Sociale TEMA
VENDIMET për koronavirusin: Nga anulimi i të gjitha aktiviteteve

Qeveria ka vendosur ndalimin e eksportit për të gjitha barnat dhe pajisjet mjekësore, në mënyrë që tregu të mos gjendet pa medikamentet dhe pajisjet e nevojshme për përballjen me koronavirusin.

Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të kësaj të hëne të Qeverisë, pas konfirmimit zyrtar të dy rasteve të para me persona të prekur nga virusi në fjalë.

Një tjetër vendim i marrë ishte edhe ndalimi i vizitave në spitale. Vendimi përcakton se familjarët dhe shoqëruesit e pacientëve, që janë të shtruar në spitale, nuk do të lejohen që të kryejnë vizita, përveçse në rastet kur ka një kërkesë nga mjekët apo drejtoria e spitaleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje