Italia ka kaluar 10 mijë të prekur, shënohet numri më i lartë i të vdekurve

10 Mars 2020, 20:45Bota TEMA

Ministria e Shëndetësisë italiane ka përditësuar si çdo ditë numrin e të prekurve nga COVID-19. Vendi fqinj shënon një tjetër ditë dramatike, ku sipas të dhënave të fundit të sëmurët kalojnë shifrën e 10 mijë personave, vendi i parë pas Kinës që kalon këtë prag fatkeq pas Kinës.

Alarmante janë edhe shifrat e personave që kanë ndërruar jetë, 168 më shumë në ditën e sotme, numri më i lartë i të vdekurve në një ditë nga fillimi i epidemisë në Itali.

Rreth 870 persona janë në terapi intensive, duke rënduar së tepërmi situatën, më së shumti në spitalet e veriut.

Shifrat mund të jenë edhe më të larta, nga momenti që mungojnë ende disa të dhëna nga Lombardia, rajoni më i prekur nga koronavirusi.

Guvernatori i Lombardisë deklaroi sot se strukturat shëndetësore të krahinës më të zhvilluar të Italisë nuk mund të rezistojnë edhe 15 ditë me këto ritme, duke propozuar mbylljen e çdo aktiviteti dhe institucioni për të shmangur përhapje të mëtejshme.

1 komente në “Italia ka kaluar 10 mijë të prekur, shënohet numri më i lartë i të vdekurve”

  1. Aleks says:

    Dikush te dija diçka. Une kam jetuar disa vite brenda ne qytetin Milano. E njof mire Milano dhe Lombardi. Kush quhet lombardi. Lombardia eshte shtet brenda shtetit italiana. Né gjermani quhen Lande. Ne Zvicer quhen kantone. Ne itali quhen Rexhione. Italia ka total 13 Rexhione. Rexhione (Regione) më i madh. Mei zhvilluar qe mbulon 44 %te industrise e kapitalit italiano. Lombardia kufizohet vetem me zvicren. Ka nje siperfaqe më e vogel se shqiperia 23 mij km/katror dhe nje popullsi 11milion banore. Kryeqyteti i lombardise eshte Milano vetem qyteti i milanos ka 1milion e gjysem banore. Ndersa provincia e milanos ka reth 5milion banore. Provincia ne italisht ne Shqiperi eshte qarku. Lombardia ka gjithsej 9province. Secila province ka qendren e vet. Psh. Qytetet Como. Lodi. Lecco. Pavia. Brescia. Lombardia ka gjithsej 1506 komune. Lombardia eshte fushe ne forem reti. E rethuar më male qe japin larte sin. 4600 metra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje