Koronavirusi, Di Maio: T’i tregojmë botës se nuk dorëzohemi kurrë

10 Mars 2020, 16:57Bota TEMA

Italianët kanë pasur gjithmonë forcën për të rifilluar nga e para, madje edhe në momente vështirësish, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Kjo sepse Italia është një vend që nuk dorëzohet kurrë. T’ia demonstrojmë botës. T’ua demonstrojmë të gjithëve”, thekson në FB Di Maio.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte shpalli gjithë territorin e vendit si zonë të mbrojtur për shkak të koronavirusit dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në territorin kombëtar për të  frenuar epideminë e koronavirusit.

Në Itali ka aktualisht 7 985 pacientë me koronavirus, me një rritje prej 1 598 personash në krahasim me ditën e djeshme. Ka gjithashtu 724 persona të shëruar, 102 më shumë se dje. Numri i viktimave është 463.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje