Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen ku është diskutuar shqyrtimi i kërkesës për referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Kërkesa kishte ardhur nga shoqëria civile, ku 12 nismëtarë donin fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë.
Komisioni i Qendor i Zgjedhjeve pas diskutimeve rrëzoi kërkesën, ku 3 anëtarë votuan pro dhe 2 votuan kundër.
Me këtë vendim referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk mund të bëhet.
KQZ-ne e ka zgjedhur Partia jo populli, keshtuqe KQZ, ja le ne dore politikes, partive dhe jo popullit. Perse ta mundojne popullin?! “C’don populli ben Partia – C’thote Partia ben(KQZ-ja) populli “. Sigurisht… Per te miren e popullit perpiqen!!! Ne Zvicer referendume behen perdite… I shkreti popull Zviceran! Ne jemi rehat, kemi partine!
E VESHTIRE PER TU KUPTUAR , 3 VOTUAN PRO ,2 VOTUAN KUNDER DHE U VENDOS PER JO. CILA ISHTE PYETJA PER TE VOTUAR ????