Mustafa Nano: Meta e ka shkelur, por mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkarkimi i tij

10 Mars 2020, 09:20Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano thotë se opinioni i Komisionit të Venecias duhet lexuar me kujdes dhe i duhet dhënë rëndësi, në kushtet ku institucionet e vendit nuk kanë besueshmëri.

Në një bisedë në studion e lajmeve në TemA TV  lidhur me draft-opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe përplasjen që pasoi mes maxhorancës dhe kreut të shtetit, Nano tha se dokumenti paraprak konfirmon shqetësimet e ngritura nga presidenti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në këtë studio kam shprehur rezervat e mia dhe të të tjerëve jashtë kësaj studioje, lidhur me rezervat e mia për KED. Më vjne mirë që Komisioni i Venecias konfirmoi pikërisht këtë gjë.

Është rasti për ta thënë njëherë e mirë. Komisionit të Venecias i duhet vënë veshi mirë, sidomos ku besueshmëria e insitucioneve është minimale dhe kur institucione që bëjnë rolin e arbitrit, si Gjykata Kushtetuese, nuk ekzistojnë fare”, tha ai.

Megjithatë, Nano është i rezervuar kur është fjala për ta cilësuar “puç institucional” sjelljen e KED-së.

Sa herë që presidenti apo dikush tjetër ka folur për puç, them se ky është një term që nuk shkon me situatën. Si duhet të sillemi me hamendjen se KED-ja nuk po vepron në përputhje me Kushtetutën, këtë nuk mund ta them. KED është ngritur në rrethanat kur institucione si Gjykata e Lartë nuk kishin anëtarë”, tha ai.

I pyetur nëse kreu i KED-së, Ardian Dvorani, duhet të qëndrojë në detyrë, pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias, Nano u shpreh se shkeljet e tij duhet evidentohen në nivel institucional.

Duhet një institucion që të bëjë një listë shkeljesh. Dihet që shqetësimi i Metës është i drejtë. Dihen edhe listat e çuara në presidencë, por ka dyshime se ato janë bërë për ta vënë presidentin para një fakti të kryer”, tha ai.

Nano e sheh si të domosdoshëm rolin e partnerëve në zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

Kërkesa e Ambasadës amerikane është normale dhe e arsyeshme. Për rapotin duhet folur kur të bëhet raporti. Qëndrimet që mbajnë këto struktura apo partnerët të huaj, sidomos kur janë bërë pjesë e strukturës, si ONM, ne duhet t’i pranojmë opinionet e tyre dhe nuk duhet t’i vënë në diskutim. Çdo gjë e keqe që ndodh në këtë vend nuk ndodh prej të huajve”, tha ai.

Nano i bën thirrje maxhorancës të tërhiqet nga nisma për shkarkimin e kreut të shtetit, pavarësisht se ai, sipas Nanos, nuk ka mbajtur rolin e tij, mbi palët politike.

Presidenti Meta nuk ka qenë kurrë mbi palët dhe kjo është e qartë. Komisioni i Venecias thotë që vendimi për ta shkarkuar është shumë i rëndësishëm, pa precedent dhe nuk do ta sugjeronim të ndërmerrej.

Vendimi i maxhorancës është një vendim emocional, i gabuar dhe maxhoranca duhet të kthehet mbrapsht, pavarësisht se presidenti ka bërë shumë gabime dhe vetëm mbi palët nuk ka qenë ndonjëherë”, tha ai.

9 komente në “Mustafa Nano: Meta e ka shkelur, por mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkarkimi i tij”

  1. OOOOOOOOOOOOU

    BRAVO QORJO MUUUUUUUUH BRAVO
    SHQIPERISE I KA MUGUAR ASTRADINI QISH PREJ KOHES SE PESTIT TURK !!!!!!!!!!!!!!

    PO TRUMP C’DUHET TE BEJ ?
    TOKA ESHTE VEZAKE APO ME XHUNGA SI KOKA E NJI SKRAPALLIU ?
    A DO SHÜETOJ SALIH RAHMAN BERI SHIT – DHE MAUHMUT KERMA MUTA PRI CEPANI NGA VIRUSI KORONA
    QE I KA KA KAP ?
    SA JANE SHANCET PER TE SHPETU DY KRIMIELET E NJEREZIMIT ?

    NA LLAFOS MUQO POPULLI PRET PERGJIGJET E TUA PARA SE KRYKRIMINELEVE SALIMUTA TI KER RENE DAMLLAJA KOKES
    E SHKU NE PIDH TE BUSHTRAVE QE I DHJIN

  2. Tutu says:

    O Muc hajvani skrapalliu… presidenti do shkarkohet se anulloi zgjedhjet d 30 qershorit apo harrove… pse nxjerr alibi kot… shko rri me Maringlenin se te del me mire…!!

  3. Muci Nano says:

    Si ka mundesi qe ky te jete gazetar .
    Shkarkimi eshte thjeshte per te ta zhveshur nga kostumi presidentit per ta arrestuar o muc palloshi se ka kryere shume krime a egziston nje politikare ne europe qe ka vjedhur thesarin e shtetit dhe te qendroje ne zyren presidenciale ?
    Duhet goditje nga larte qe te tremben ata poshte o muc triko leshi

  4. Tarasi says:

    Normale shoku.. S’do mend shumë… Shok janë ata.. Bashkë kanë ngrënë kanë vjedhur miliarda.. Do bëjnë pak show per injorantët që presin me gojë hapur se cili politikan do shkoj ne burg… Kaq.. Si do e shkarkojnë metën…

  5. Z says:

    Kjo eshte fatkeqesia shqiptare! Saliu u be president dhe kryeminister! Meta po ashtu! Lubo me Andin dhe ZHejin apo dhe Rakipin na i beri Saliu analiste!Tritani salianji na ubene deptete! Muci na u be analist! Mediokrit po na tregojne rrugen per ne gremine!

  6. Realisti says:

    E morre rrogen edhe kete muaj Muci. Papergjegjshmeri totale ne te folur. Meta nuk eshte mbi palet por mbi paret dhe floririn e vjedhur. Kjo shkon njesh me me idealet demokratike te tuaj qe kur u fute ti ne PD shekullin e kaluar. Si nuk doli nje njeri me pak true ne PD? Biles edhe ata ish PDista qe tani nuk jetojne me nuk kane ndonje ndryshim nga ju te gjallet. Jeni kufoma te lindura nga rregjimi i Hoxhes qe per pushtet dhe lek te merrni gjak ne vetull. Plera!!

  7. Qytetar i pavarur says:

    Mendoj se Meta duhet te shkarkohet. Te gjenden argumerntat dhe te bindet Venecia. Ai nuk eshte president normal. Eshte president hajdut qe duhet te jape llogari dhe te ktheje mbrapsht ato qe i ka vjedhur ketij populli. Kete nuk duhet ta harrojme. Ne vendin e presidentit ai ngjan si nje mine me sahat qe te ngel ne dore kur s’e pret. Ne pamundesi te tjera, e vetmja arme e tij eshte bllokimi, jo per nene dhe ligje, por thjesht qe te mbroje veten nga ndeshkimi i pa shmangshem, dhe kaq mjafton per te prishur gjerat. Ndaj ai duhet shkarkuar, cuar para drejtesise dhe denuar per vjedhjet qe ka bere.

  8. Arjan says:

    Muci, je cik kurv ti , po cik jo shume si Krasta ….

  9. Bureto says:

    Maxhoranca por edhe opozita në kuvend, duhet që si një akt politik dhe jo vetëm juridiko-kushtetues, me 2/3 e kuvendit, të propozojë shkarkimin dhe t’ia dërgojë atë vendim GjK. Them politik se për këtë është e interesuar shumica e popullit, bile edhe aleatëtëve tanë, veçse ata këtë përgjegjsi, me të drejtë, ia kanë lënë Parlamentit dhe GjK, kur ajo të ngrihet që të vendosin. Kongresi amerikan e shkarkoi Trampin e fuqishëm dhe ia la Senatit aktin e fundit. Ai, me shumicën e republikanëve, nuk e shkarkua, por moralisht dhe politikisht mbetet historikusht si një akt i tillë i pa precedent. Kjo duhet të ndodhë edhe në rastin e Metës, i cili e ka mbushur me kohë kupën, dhe jo vetëm duhet shkarkuar, por kur t’i vijë koha të ndiqet penalisht për tërë pisllëqet që ka bërë këto 30 vjet. Nëse maxhoranca do tërhiqet, do t’ia shohë hajrin në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që atë të mbahen. Shumicls së popullit i ka ardhur në majë të hundës nga pisat e këtyre 30 vjetëve, por sidomos të dy më të kooruptuarve dhe të pleksur në krime si Meta dhe Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje