Rama: S'është koha të bëjnë deklarata se jam malsor apo lab, jam trim apo s'gjen gjë nga koronavirusi. Kjo është një luftë me një armik fare të padukshëm

10 Mars 2020, 15:59Politika TEMA

Kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët dhe u ka bërë thirrje se nuk është koha të bëjnë deklarata se ‘janë lab’ ‘janë trima’ apo ‘nuk i gjen gjë’ nga koronavirusi.

“Thirrja për të kufizuar në maksimum e mundshëm kontaktet fizike është një thirrje që buron nga OBSH dhe se shërben për ruajtjen e njëri tjetrit.

Vendosëm që të mbyllim shkollat, kopshtet çerdhet, universitete jo për t’i dhënë fëmijëve tanë një  javësh pushim për tu mbledhur në pub-e apo argëtuar i të ishte një kohë e zakonshme, kjo është një kohë lufte që ne do e luftojmë, por aman të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që të kufizojmë dëmet që mund ti shkaktohen jo vetëm trupit fizik të vendit për shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë.

Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhet me guximin dhe trimërinë e personave apo pasioni për lirinë deri ne vetësakrifikim.

 Kjo është një luftë me një armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë dhe njerëzve tanë më të dashur. duke na kërcënuar seriozisht shëndetin dhe jetën e më të moshuarve apo të sëmurëve mes nesh. 

Kjo do të thotë se mund të jesh malësor, mund të jesh lab dhe mund të kesh shumë për tu krenuar me historinë e trimërisë por në këtë rast ky armik nuk pyetur as nga vjen dhe as kush je, por godet.

Është e patolerueshme që ekranet e televizioneve të transmetojnë të tilla shaka, në vend që t’i shfrytëzojnë ata minuta për të sensibilizuar qytetarët. Unë jam lab, jam trim, ne hamë bio, ne nuk pyesim, këto nuk janë shaka’ , tha Rama. (TemA)

2 komente në “Rama: S’është koha të bëjnë deklarata se jam malsor apo lab, jam trim apo s’gjen gjë nga koronavirusi. Kjo është një luftë me një armik fare të padukshëm”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    RAM,leri sunitet te luajne ”trimin”,se i kanonis corona…………..allah uakbar!

  2. Ilir kokqeni nga Skrapari nje hajdut me cizme says:

    Mire e ke ti or vella po ata duan te perfitojne politikishf nga cdo lajm negativ , duke hedhur fajin direkt tek mazhoranca , qeveria .
    Ctebejme , kete opozite kemi , na mbyten plerat , felliqesirat , nuk do gnesh asgjekund ne gjithe boten te tille opozite ne gjithe boten ane e mbane qeverite dhe opozitat perkatese jane bere bashke , ketu akoma sdoli rasti dhe kanceri digital gam gam gam .
    Bashke me hajdutin kombetar , gati hajduti te formoje emergjencen , sikur i thote njeri meru me punet e qeverise , be njehere detyren tende , firmos dekretet qe i zvarit enkas dhe leri te tjerat , ka kush meret e to , cdo njerine punen e tij .
    Po jo , atje, te shperndajne sa me shume panik , te corientojne masat , dhe te largojne sa do pak vemendjen nga drejtesia specjale qe formohet , te godasin qeverine poshte brezit , kudo ka qeveri dhe opozite , po keta qenkan …….cte thuash nganje here sgjen fjale negative , pikerisht ate qe u perket………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje