Basha akuza qeverisë: Keni shpërndarë maska të skaduara për mjekët. Kjo është kriminale, Prokuroria të nis hetimet

10 Mars 2020, 15:15Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka shpërndarë maska të skaduara për mjekët si dhe i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet për këtë rast.

Nuk është koha për panik, por për kujdes. Rritni kujdesin dhe jo panikun sepse kështu nuk do kujdeseni do t për familjarët tuaj.

Përvoja botërore tregon se në shumicën e rasteve kjo sëmundje është mposhtur. Shmangni daljet në ambientet publike dhe me shumë njerëz.

Mburoja e vetme janë shërbimet shëndetësorë që po punojnë me vetëmohim dhe në kushte të papërshtatshme.

Bardhi nga terreni denoncoi një fakt tronditës. Një kuti standarde e 1 milion e 200 maskave një përdorimeshe kanë një pullë dhe kur ajo hiqet.

Ftoj prokurorinë të nisë hetimet. Ky është krim ndaj kujt do sidomos ndaj stafeve shëndetësore që po punojnë. Me vetëdije është bërë shpërndarja e maskave të skaduara.

Pa mjete mbrojtëse shëndetësore personeli mjekësor nuk e kryen dot detyrën dhe kthehen në transmetues të virusit.

Spitalet janë të papërgatitura për personat që do të shkojnë, për ata njerëz që do të shkojnë dhe kanë nevojë që të marrin ndihmë në spital. 

Kjo është një kronikë e një dështimi të paralajmëruar. Tashmë që epidemia po përparon tregon që qeveria nuk ka marrë masat e duhura” tha Basha. (TemA)

5 komente në “Basha akuza qeverisë: Keni shpërndarë maska të skaduara për mjekët. Kjo është kriminale, Prokuroria të nis hetimet”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kurre sdo behesh ai qe enderron me keto mend.. Priti dhe tani po heq qimen.. E njejta lekure…

  2. Lili says:

    Bandito.S,te vjen turp.Ne vend qe te ulesh koken,ben panik,ti qe vrave qytetare te pafajshem.

  3. Na mbyten idiotet says:

    Lulezim,
    Shko thuaj Babi Saliut ta rrafi atë Edin qe te ngacmon ty tek shkolla.

  4. Emigranti says:

    Shikoni foton…..grupi Babalja e rradhes…..?????????…..keto duhet te karantinohen si grup….. ????

  5. Illyria-Shqiperia says:

    Hale! Cna ka gjet me kete debil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje