Silva Bino: Gjendja e të prekurve tek Infektivi, e stabilizuar. Në Durrës, situata është më e rënduar

10 Mars 2020, 22:20Sociale TEMA

Kreu i Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, është shprehur se të gjitha kontaktet e personave të infektuar janë identifikuar.

Ajo bën me dije se gjendja e rasteve të prekura në Infektiv është e stabilizuar, ndërsa personi i prekur në Durrës është më rëndë.

Silva Bino: Janë identifikuar për 24 orë të gjitha kontaktet e personave të infektuar. 

Është bërë një hartëzimi i gjithë zonave ku kanë qenë personat, janë marrë mostrat, janë futur në vetëkarantinë. 

Kjo është një punë e jashtëzakonshme. I kishim ekipet e gatshme për gjurmimin dhe mënyrën se si do të veprohet. 

Kjo është vetëm me rastet që kanë ardhur me rastin e parë.

Gjendja e të prekurve tek Infektivi ështe më e stabilizuar, ndërsa në Durrës është më e rënduar. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje