Shmangni radhët nëpër sportele, ja ku mund t’i merrni shërbimet publike pa dalë fare nga shtëpia

11 Mars 2020, 10:38Sociale TEMA

Shqipëria po përballet me koronavirusin dhe pas mbylljes së shkollave, tashmë janë mbyllur edhe me qindra lokale, diskoteka, palestra, bilardo etj.

Ekspertët vazhdimisht bëjnë thirrje për shmangien e vendeve ku ka shumë njerëz dhe respektimin e distancës prej një metër nga njëri-tjetri.

Në këtë kuadër, sugjerohet që njerëzit mos dynden nëpër sportele për të marrë shërbime publike.

Këtë situatë e ka zgjidhur e-albania duke ofruar një pjesë të madhe të shërbimeve online.

Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj apelon për përdorimin e e-albania në vend të vizitave nëpër sportele.
“Përdor e-Albania, shmang sportelet dhe kontaktet fizike!

Në kuadër të masave të marra për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19, AKSHI ju rikujton përdorimin e portalit unik e-Albania për shërbimet publike. Ruaj veten dhe të tjerët dhe aksesoni https://e-albania.al/ në çdo moment.

Gjithashtu, stafi i AKSHI-t ju kërkon shmangien e vizitave pranë sporteleve tona. Çdo asistencë shtesë e ofrojmë përmes adresës zyrtare [email protected]

Në këto ditë të vështira, e-Albania është më e nevojshme se asnjëherë.

#eAlbania #ShqiperiaDigjitale #AKSHI”, shkruan Karçanaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje