Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, arrestohet ish-drejtori i hipotekës së Lezhës

11 Mars 2020, 16:53Kronika TEMA

Ish-drejtuesi i Hipotekës së Lezhës u arrestuar të mërkurrën pas gati 1 viti e 5 muajsh në arrati.  Ish-drejtori i Zyrës së  së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, Eraldo Smaçi, ishte shpallur në kërkim që në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4”, i akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, pasi 31-vjeçari është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Eraldo Smaçi sëbashku me disa persona të tjerë përfshirë edhe ish deputetin e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe të afërm të këtij të fundit, janë vënë nën akuzë nga prokuroria në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Shëngjinit.

Megjithatë shumica e të arrestuarve për tjetërsim prone janë tashmë me masa më të lehta sigurie, ndërsa për një pjesë të të ndaluarve në këtë operacion përfshi grupin e drejtuar nga vëllezërit Avdyli, të akuzuar për trafik narkotikësh kanë nisur proceset gjyqësore.

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik droge por përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve jo vetëm në trafikun e drogës, por edhe në mbështetjen e zyrtarëve të ndryshëm socialistë në fushatat e tyre zgjedhore të vitit 2017.

Hetimet zbuluan po ashtu tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të pronës publike. Sipas prokurorisë, grupit të dyshuar kriminal i janë sekuestruar deri tani 300 mijë metër katrorë truall në bregdet, të cilat dyshohet se janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme pasi janë pronë publike, si dhe janë bllokuar hotele, apartamente e automjete me një vlerë prej rreth 5 milionë euro.

Në një proces paralel prokuroria ka kërkuar dënimin e një sërë zyrtarësh të Lezhës përfshi ish-kryetarin e Bashkisë Fran Frrokaj, për një skenë të ngjashme të tjetërsimit të pronave.

2 komente në “Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, arrestohet ish-drejtori i hipotekës së Lezhës”

  1. Katunari i Vicidolit says:

    E pa besueshme.
    Po cfar eshte ky titull “Tjetersimi i Pronave ne Shengjin, arrestohet ish Drejtori i hipotekes se Lezhes”.
    Qe te regjistrohet nje prone duhet te kete nje dokument ligjor mbi bazen e te cilit Institucioni qe ka te drejten e leshimit te titujve te pronesise ka leshuar kete dokumentacion pronesie.
    Ne zbatim te VKM Nr.556, date 23.10.2000, “Per dorezimin e dokumentave te pronesise ne Zyrat e Regjistrimit”, botuar ne fletore zyrtare Nr.33, pervec pronarit, kete dokumentacion pronesie, duhet ta dorezoje ne origjinal (me proces-verbal), edhe Istitucioni qe e ka leshuar dhe duhet ta marre ne dorezim drejtuesi i ZRPP-se.
    Drejtuesi i ZRPP-se, ne baze te kuadrit ligjor, nuk jp titull pronesie, ai vetem regjistron ne baze te ligjit dhe leshon dokumentacion pronarit ne baze te ligjit. Gjithashtu drejtusi i ZRPP-se nuk ka te drejte as ndryshimin e zerit kadastral, mbasi ate e bejne istitucionet perkatese.
    Nese drejtuesi i Hipotekes, i ka leshuar dikujt dokument pronesie, pa patur dokumentacion te Istitucionit qe e ka kete te drejte, ka bere shkelje, ndryshe shkeljen e ka bere Institucioni ose ne bashkpunim.

  2. Kolbiba says:

    Duhet arrest menjehere drejtori dhe ish-drejtoresha e archives Lezhe per tjetersim dhe zhdukje dokumentash. hetimi dhe arrestimi do te zbuloje skalndale skandalose

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje