Ekziston një vrimë misterioze në Mars: e vendosur përgjatë shpatit perëndimor të vullkanit Pavonis Mons, duket të ndodhet goja e një shpelle, e gdhendur ndoshta nga veprimtaria vullkanike.
Imazhi i tij u mor në sajë të instrumentit Hirise e sondës MRO (Orbita e Njohjes së Marsit) të NASA-s dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen e studiuesve: zgavra në të vërtetë mund të ruaj gjurmë jete, duke i mbrojtur ata nga rrezatimet që bombardojnë sipërfaqen e Planetit të Kuq.
Analiza e figurës (e marrë në vitin 2011) dhe krahasimi me ato të marra më vonë, i lejoi studiuesit të vlerësojnë se vrima ka një diametër prej rreth 35 metra. Ndriçimi i veçantë i shpellës sugjeron një thellësi prej 20 metrash.
Ende nuk është e qartë pse vrima është e pajisur me një krater rrethor, ashtu siç mbetet për tu kuptuar shtrirja reale e shpellës.
Formacione të tilla nëntokësore, shpjegon NASA, mund të bëhen objekt eksplorimesh në të ardhmen, të kryera me sonda, robotë dhe madje edhe astronautë. (ANSA)
Po qe vrime patjeter qe ka jete, se jeta nga vrima del:)