Ish-ministrit i vdes vjehrri: Mos ejani në varrim, koha të ndryshojmë zakonet tona shekullore për shkak të koronavirusit

12 Mars 2020, 09:36Kronika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi në një postim në Facebook ka njoftuar miqtë dhe të njohurit e tij se sot ka ndërruar jetë vjehrri i tij Mark Kilica.

Halimi shprehet se mirëkupton gjithkënd që për shkak të pandemisë së COVID 19 nuk mund të jetë i pranishëm dhe se të gjitha ritet për nderimin e të vdekurit do të bëhen në një moment të dytë pas kalimit të kësaj situate të jashtëzakonshme.

“Pas njê semundje të gjatë ndërroi jetë në moshë 86-vjeçare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime.

Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier, i cili ngriti flamurin në Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vëllai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i shumë patriotëve të tjerë në qytetin e Fierit. Marku studioi për Inxhinieri në Kinë dhe gjithë jeten ia përkushtoi ndërtimit dhe drejtimit si Kryeinxhinier i Azotikut ne Fier. Ai u martua me Klarën dhe solli në jetë dy vajza, Holtën dhe Lean, bashkëshorten time!

Të dashur miq, shokë e të afërm,

Une e di se ne kushte normale secili prej jush do donte të ishte bashkë me ne, me familjen tonë, që të na gjendeshit në këtë ditë shumë të trishtuar për të gjithe ne, ashtu si dhe ne iu jemi gjendur. Por në kushtet në te cilat ndodhet vendi, pandemine e CoronaVirus, gjithë familja jone e mirëkupton plotësisht pamundësinë tuaj sipas rastit për të marrë pjesë në ceremonine e sotme mortore tek Alba 2000 pranë Medresesë në Tiranë dhe funeralin që nis në orën 12.00 për në varrezat e Sharrës!

Koha kërkon që të ndryshojmë zakonet tona shekullore dhe ne të gjithë ju mirëkuptojmë për këtë! Shëndeti juaj dhe i familjarëve tuaj është para se gjithash dhe mbi të gjitha!

Të gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pas mortore dhe dreka përkujtimore do të zhvillohen në një moment tjetër pas kalimit të situates me CoronaVirus.

Ju falenderojme shumë për mesazhet tuaja! Në emrin tim dhe të gjithë familjes së bashkëshortes sime”– shkruan Eduard Halimi. (TemA)

8 komente në “Ish-ministrit i vdes vjehrri: Mos ejani në varrim, koha të ndryshojmë zakonet tona shekullore për shkak të koronavirusit”

  1. Ngushellime says:

    Ngushellime per vjehrin Tuaj, dhe bravo per mesazhin qe jep!

  2. Artur says:

    Edhe pse nuk e kam simpatizuar si politikan, si njeri e pergezoj! Ngushellime!

  3. Dori says:

    Lajm koti, kur koronahajduti gezon shendet te plote!

  4. lyfi says:

    Lajm leshi se i paska vdek vjerri, na plasi trapi, kuader i modh ky katunar bq.

  5. dhembeli says:

    Po baben a e ke more qerrata?
    Gjete rastin te tregosh se je kunati i shokut Xhemal.
    Edhe nje nga fshati jone ka thene:
    -“Dhe nje gomar te te dali perballe nga fshati gruas, duhet t’a puthesh ne balle!”
    Kujdes ! Mos e zbato ne keto kohe te keqia!
    Gjithsesi ngushellime per vjerrin” Sh.Xhemal”

  6. Bureto says:

    Mbas vdekjes së Nexhit dhe Vitos, ky është lajmi i tretë më i madh. Tani të presim lajmin tjetër se ç’bëri ky juristi i madh me komisionin e tij parlamentar për hetimin e ngjarjen e 21 janarit 2011, kur nga shefi i tij Saleh, u vranë me duar në xhepa para kryeministrisë, katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë. Të paktën kishin rrojtur edhe ata të shkretë sa vjehrri i Halimit.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje