Mjeku Tritan Kalo: Ja si mund ta fitojmë betejën ndaj koronavirusit

12 Mars 2020, 11:37Sociale TEMA

Mjeku Tritan Kalo, ka shpërndarë një mesazh, pas shpalles së pandemisë globale.

“Masë epidemiologjike e sugjeruar OBSH-së më 28 shkurt, e cila më së fundmi u përcaktua si e tillë…

Covid-19 tashmë është në stadin e pandemicitetit të saj, diçka që na bën të jemi në alert në mundësinë e përhapjes si sëmundje në popullatë….

Përcaktimi i situatës epidemiologjike si një pandemi edhe na “relakson njëkohësisht mendërisht”, sepse jemi tashmë më shumë popuj në këtë betejë për jetën, dhe se kjo e keqe tashmë mund e duhet të mposhtet për hir të jetëve tona, si dhe të ardhmërisë së vetë njerëzimit……

“Trimi i mirë me shokë shumë” – shprehet populli ynë…..

Eksperiencat e fituara tashmë nga beteja me Covid-19 në Kinë, në Kore, në Iran, në Itali e gjetkë, na shërbejnë edhe ne si shembuj për atë çfarë mund dhe duhet bërë më mirë, si dhe të “korigjojmë shënjestrën” e objektivave tona…..

Vetëndërgjegjësimi për rreziqet individuale dhe kolektive që paraqet infeksioni nga Covid-19, mbetet “kyçi i artë” i fitores së betejës ndaj sëmundjes vrastare….

Na dëgjoni, na besoni, na mbështesni në betejën tonë ndaj Covid-19, dhe të gjithë së bashku me siguri që do ta mposhtim atë….

Jemi për ju në vijën e parë të luftës ndaj sëmundjes Covid-19 për triumfin e jetës”, shkruan ai.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje