OBSH: Ja si të ruani veten dhe të tjerët nga COVID-19

12 Mars 2020, 12:08Sociale TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla se si të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19.

Kur keni vizitorë në shtëpi, shkëmbeni përshëndetje me “1 metër largësi”, duke tundur dorën, me dorën në zemër apo duke tundur kokën.

Kërkojuni vizitorëve dhe atyre me të cilët jetoni të lajnë duart.

Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet në shtëpinë tuaj, veçanërisht sipërfaqet që njerëzit prekin më së shumti.

Nëse dikush me të cilin jetoni nuk ndihet mirë (veçanërisht, me simptoma të mundshme të COVID-19), kufizoni hapësirat tuaja të përbashkëta.

Nëse ju shfaqen simptomat e COVID-19, kontaktoni me telefon mjekun tuaj të familjes, përpara se të vizitoni një institucion të kujdesit shëndetësor.

Hartoni një plan masash në rast të një shpërthimi epidemik të COVID-19 në komunitetin tuaj.

Kur dilni në publik, ndiqni të njëjtat udhëzime parandaluese, siç do të bënit edhe në shtëpi.

Qëndroni të përditësuar me informacione nga burime të besueshme.“- bën me dije OBSH. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje