SHIFRAT: Koronavirusi trondit tregjet botërore të aksioneve

12 Mars 2020, 15:30Bota TEMA

Tregjet e aksioneve vazhdojnë të jenë të tronditura nga përhapja e virusit COVID-19 dhe ndikimi i kësaj pandemie në ekonomi.

Indeksi Nikkei i Japonisë u mbyll me humbje prej 4.4% ndësa indeksi Hang Seng i Hong Kongut ra me 3.7% kurse indeksi Shanghai i Kinës pësoi një rënie të vlerës prej 1.5%.Kurse tregjet australiane ranë më shumë se 7% të enjten.

Tregjet evropiane u goditën rëndë në orët e para të ditës ndërsa tregjet e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë shënuan një rënie prej 6%.

Në pritje të hapjes së bursës në Shtetet e Bashkuara, (NYSE 9:30 sipas orës së Nju Jorkut) parashikimet janë të zymta një ditë pasi tregjet pësuan rënie prej rreth 4%.Rënia e kërkesave për të udhëtuar, si rezultat i virusit të ri, po ashtu ka ndikuar në rënien e çmimit të naftës në tregjet botërore.

1 komente në “SHIFRAT: Koronavirusi trondit tregjet botërore të aksioneve”

  1. agon says:

    Mbase jo çdo e keqe vjen vetëm për te na dëmtuar me ketë rast mjedisi do përfitoje te rimekembet mbasi ndotja do bjeri siç ra ne kine…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje