Australi, ministri i brendshëm rezulton pozitiv ndaj koronavirusit

13 Mars 2020, 09:46Bota TEMA

Ministri i Brendshëm i Australisë, Peter Dutton sot deklaroi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, transmeton Anadolu Agency.

Në një postim në Twitter, Dutton tha se u zgjua me dhimbje fyti dhe temperaturë.

“Menjëherë kontaktova Departamentin e Shëndetësisë në Queensland dhe rezultova më pas me Covid-19. Queensland Health këtë pasdite më njoftoi se testi ishte pozitiv”, shkroi Dutton.

Dutton u bashkohet 200 australianëve të tjerë që janë prekur nga koronavirusi.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison sot paralajmëroi ndalimin e tubimeve masive në vend për të frenuar përhapjen e virusit.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, këtë javë u shpall pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Infeksioni vdekjeprurës ka marrë më shumë se 4.600 jetë që nga dhjetori i kaluar, përfshirë rreth 3.200 vdekje në Kinë, prej nga buron virusi, në qytetin qendror Wuhan.

Sëmundja është përhapur në rreth 118 vende, ku janë raportuar mbi 125 mijë raste të konfirmuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje