Greqia po “mësohet” me sjelljen mizore ndaj emigrantëve (dhe loja e pisët e BE)

13 Mars 2020, 14:48Rajoni TEMA

Duke mbështeur Greqinë në trajtimin e refugjatëve si pushtues, Bashkimi Europian po i bën vetës dhe Greqisë një dëm të paimagjinueshëm.

Nga Gazmend Kapllani

Si një gazetar që shkruan kryesisht për refugjatë për të përditshmen më të madhe greke TA NEA, kam marrë shumë letra nga dhe për refugjatët dhe emigrantët.

Disa prej tyre ishin qesharake, disa të tjera të dhimbshme, disa flisnin për histori prekëse mikpritjeje dhe disa të tjera për racizëm. Tani që kriza e madhe e refugjatëve në kufijt greko-turk po përshkallëzohet, kujtoj një letër të veçantë.

Ajo tregonte një histori për emigrantë që kishin kaluar ilegalisht kufirin midis Greqisë dhe Turqisë.

Pasi u mbajtën në burg në anën greke për javë të tëra, ata u nisën me anije të vogla, me nga 80-90 burra, gra dhe fëmijë në çdo anije. Nën petkun e natës, ata u zhvendosën fshehurazi drejt Turqisë, në lumin Evros që ndan të dy vendet.

Asnjë prej tyre nuk e dinte se çfarë i priste nga ana tjetër. Ndoshta do të përfundonin në burg nga pala turke ose do të binin pre e kontrabandistëve të dhunshëm.

Kjo ishte në vitin 2006. Teksa e kujtoj, kjo ngjan si një epokë e lumtur rendi dhe parashikueshmërie, ndërkohë që bota sot duket në prag të një humnere: pasiguri ekonomike, epidemia e koronavirusit dhe kriza më e madhe e refugjatëve e shekullit.

Për më tepër, ne jetojmë në një epokë fanatizmi, ku madje është bërë e vështirë edhe të flasim për tema të caktuara. Emigracioni është një prej tyre.

Sidomos nëse hyni nëpër rrjetet sociale dhe postoni diçka që lidhet me refugjatët, shpesh të krijoeht përshtypja se po hyni në një Tempull Urrejtjeje. Mund t’ju sulmojnë me një valë të madhe teorish konspiracioni dhe urrejtejej.

Unë jam një i mbijetuar i totalitarizmit komunist në Shqipëri dhe një emigrant që ka jetuar në dy kontinente, deri më tani. Nuk mbaj mend një periudhë tjetër pas rënies së Murit të Berlinit, ku zemrat njerëzore ishin kaq të mbushura me urrejetje frikë ndaj qenieve të tjera njerëzore, sidomos ndaj emigrantëve dhe refugjatëve.

Gjatë ditëve të fundit, përjetova një tjetër dozë të madhe urrejtjeje dhe frike teksa lundroja në botën e rrjeteve sociale dhe mediave greke.

Një stuhi e përsosur

E njoh shumë mirë Greqinë. Njoh anët e mira dhe anët e errëta të vendit. Por tani që po ndodh një krizë e madhe refugjatësh në kufijtë greko-turk, shikoj diçka që nuk kam parë kurrë më parë.

Shumë grekë besojnë vërtet se kombi i tyre mund të zhduket dhe shteti i tyre mund të kolapsojë. Ky është një plan i përgatitur mirë, i zbatuar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, kundër tyre.

Në krizën aktuale po mobilizohen shumë faktorë: Armiqësia tradicionale midis Greqisë dhe Turqisë (duke u manifestuar sot më e fortë se kurrë; kushdo që nuk ka jetuar në Greqi e ka të vështirë të kuptojë “neurozën turke” që mbizotëron në vend, ku shpenzohen sasi të mëdha parash për t’u përgatitur për një përplasje të mundshme në të ardhme me Turqinë); një krizë ekonomike që ka poshtëruarnjë  komb shumë krenar me grekë (me ego shumë të madhe) dhe i ka ulur ata në gjunjë; ksenofobia tradicionale dhe një propagandë e përditshme për kombin e zgjedhur të rrethuar nga armiqtë; qeveria e tanishme ksenofobike greke dhe cinizmi i pafund i regjimit të Erdogan i cili qëllimisht po i shtyn refugjatët drejt kufijve grekë; teoritë e dezinformacionit dhe komplotet e përhapura nga mediat kryesore greke; dështimi i BE-së për t’u marrë me krizën e refugjatëve që e ka lënë Greqinë vetëm në qoshe teksa përballet me një problem europian dhe global; keqmenaxhimi tragjik i miliarda fondeve të dhëna Greqisë nga BE-ja për të përballuar flukset e refugjatëve dhe dështimi apo mosgatishmëria e të gjitha qeverive greke për t’u marrë seriozisht me krizën e refugjatëve (pa populizëm ekstrem); rrëzimi i sistemit të azilit në të gjithë botën dhe rritja e racizmit dhe cinizmit moral global (i cili filloi në Australi vite më parë me taktikën “ji mizor me refugjatët që të tjerët të mos guxojnë të vijnë në brigjet tona”).

Kur njerëzit besojnë se vendi i tyre rrezikon të zhduket ose se është nën sulm vdekjeprurës nga një armik tradicional, siç besojnë shumica e grekëve tani, ata bëhen të aftë të shkatërrojnë të tjerët dhe veten e tyre.

Refugjatët trajtohen si pushtues

Tragjedia e vazhdueshme e refugjatëve sirianë këtë javë mori një kthesë që do t’i përndjekë europianët jo për muaj, por ndoshta për dekada.

Duket se gjatë katër viteve të fundit, BE-ja iu përgjigj krizës më të madhe të refugjatëve të shekullit XXI me një lloj mendimi dëshiror: që kjo krizë do të avullojë mrekullisht ose se ky ishte një problem i Turqisë.

BE-ja iu përgjigj cinizmit të brutal të Erdoganit dhe kërcënimeve të tij për përmbytjen e Europës me refugjatë pothuajse si dikush që ishte zgjuar nga një ëndërr e brishtë, e bukur nga një tërmet i tmerrshëm.

Kur qeveria aktuale greke, një përzierje konservatorësh të moderuar dhe të djathtësh ekstremë, pa refugjatët të shkonin drejt kufijve të saj nga Turqia, ajo vendosi t’i trajtojë ata si një kërcënim terrorist.

Autoritetet greke panë “pushtuesin turk” në fytyrat e refugjatëve, gjë që shkaktoi jo vetëm mbylljen e kufirit grek, por edhe një panik kolektiv.

Konventat dhe ligjet ndërkombëtare në lidhje me refugjatët u pezulluan. Gomonet me refugjatët u kthyen pas sistematikisht nga rojet bregdetare greke.

Refugjatët që ktheheshin në Turqi nga Greqia denoncuan trajtim të dhunshëm nga forcat greke të sigurisë në kufij.

Grupe rojesh si dhe neo-nazistë grekë dhe të huaj filluan të rrihnin jo vetëm refugjatët, por edhe gazetarët dhe aktivistët kureshtarë. Në ishullin Lesvos qendrave të refugjatëve iu vu zjarri.

Ndërkohë, mediat greke nisën një fushatë teorish komplotit dhe ultra-nacionalizmi: në këtë atmosferë, çdo shprehje solidariteti me refugjatët në kufi etiketohet si “propagandë turke”.

Dhe, ajo që i vuri vulën, qeveria greke njoftoi se po pezullon çdo ndihmë financiare për refugjatët e njohur tashmë në Greqi.

Kur Ministri grek i Politikave të Emigracionit, Pritjes dhe Azilit u pyet përse, Notis Mitarachi u përgjigj se qeveria e tij dëshiron të parandalojë mbërritjen e refugjatëve të tjerë në vend (dhe, natyrisht, t’u dërgojë një mesazh atyre që janë tashmë në vend, se duhet të largohen).

“Këto ditë, një shoqëri e tërë po mësohet me këtë mizori”, shkroi Xenia Kounalaki, një gazetare e njohur greke.

Puna e pistë e BE-së

Elita politike e Bashkimit Europian duket se është e lumtur me këtë “spektakël”.

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian, lavdëroi qeverinë greke për shndërrimin e kufijve të mbyllur grekë në “mburojë” të Europës – një simbol i cili, duke ndjekur historinë e Leonidhës në Termopile, përdoret shpesh në ligjërimin ekstrem të djathtë grek në lidhje me përplasjen e ardhshme të racave dhe qytetërimeve.

Por kujt i bëhet vonë për keto detaje të vogla në BE sot? Për ata grekë që po i rezistojnë paranojës ultra-nacionaliste dhe raciste në vendin e tyre, von der Leyen nuk kishte fjalë.

Elita politike europiane ishte e lumtur që grekët do të bëjnë punën e ndyrë për të mbajtur larg refugjatët nga vendet e tyre, duke i trajtuar ata si pushtues dhe duke e treguar Greqinë në sytë e botës si çnjerëzore, një vend që këto dhjetë vitet e fundit e ka mbajtur më shumë se kushdo tjetër në Eruopë barrën e rëndë të krizës së refugjatëve.

Qeveria greke nga ana tjetër, duket se dëshiron ta shndërrojë krizën globale të refugjatëve në një përballje greko-turk që mund t’i shtyjë të dy vendet në një konflikt të rrezikshëm.

Greqia tani ka urgjentisht nevojë për ndihmë që të përballet me një katastrofë të jashtëzakonshme humanitare në kufijtë e saj.

Ajo ka nevojë që Europa të luajë rolin e saj si një lojtar kryesor gjeopolitik në një rajon të zhytur në trazira tragjike. Duhet që vendet e tjera europiane të tregojnë solidaritet duke ndarë barrën e refugjatëve që janë tashmë në vend.

Në vend të kësaj, Greqia përqafoi një deklaratë të kreut të çështjeve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjoja drejtuar refugjatëve – se kufiri midis Turqisë dhe Greqisë është vulosur.

Pa dyshim, elita europiane mund të flejë e qetë duke dëshiruar që miliona refugjatë të uritur dhe të dëshpëruar të një lufte civile dhjetë vjeçare në Siri, dhe refugjatë të tjerë nga Afganistani, të cilët jetojnë nën kushte jashtëzakonisht të pasigurta në Turqi, do të sillen si turistë që respektojnë ligjin, të cilët, pasi të jenë informuar se fluturimi i tyre është anuluar, do të rezervojë një fluturim tjetër për në shtëpi.

Fatkeqësisht për ta, megjithatë, ata s’e kanë një shtëpi ku të kthehen. Jo vetëm këta refugjatë, por edhe miliona të tjerë që po mblidhen në kufirin turk.

Për momentin, ndoshta kufijtë e mbyllur të Greqisë arritën të zbusnin frikën e ksenofobëve në Europë, ndërsa i bën ata të ndiejnë se elita europiane dhe turma, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, janë dakord t’i konsiderojnë refugjatët si pushtues.

Por ajo ndjenjë lehtësimi se po i mbajnë përkohësisht larg refugjatët do të ketë një kosto të madhe: shkatërrimin e plotë të respektit për Bashkimin Europian në sytë e botës dhe qytetarëve të vet.

Kohë më parë, Hannah Arendt na paralajmëroi se çfarë ndodh kur elita kënaqet kur shikon turmën të shkatërrojë respektin dhe të drejtat e njeriut …

15 komente në “Greqia po “mësohet” me sjelljen mizore ndaj emigrantëve (dhe loja e pisët e BE)”

  1. elitex says:

    Meri ne shtepine tende z. Kapllani. Te luash Che Guevarra-n nga kompjuteri eshte e bukur dhe romantike, po te jetosh ne Athine, Selanik, apo ne qytete te tjera greke, dhe te kesh frike te shkosh ne shtepi naten, se mos te perdhunon ndonje Pakistanez, apo te therr ndonje Afganistanez (raste konkrete) , eshte nje gje krejt ndryshe.

  2. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    ptuuu plehre arabe…………….

  3. Krio says:

    ik o pirdhu. ti qorton edhe evropen. esht gjynaf te tallesh me fatkeqesin e te tjereve.
    nuk esht zgjidhje t ja mbathesh nga vendi yt. duhet te luftosh per vendin tend qe te behet me i mire
    sic kan bere francezet gjermanet anglezet etj

  4. Llaman says:

    Eshte kollaj te besh filosofira ne kurriz te popujve te tjere. Por Greqia nuk ka kapacitet per emigrantet qe exporton Turqia. I mjaftojne dhe i teperojne emigrantet nga Shqperia dhe vendet e ballkanit dhe Ish BS , nje nga te cilet ka qene edhe Gazmendi. Nuk do ishte me mire qe keta njerez ta permiresojne jeten e tyre aty ku kane lindur?

  5. Franci says:

    greqiret jane rrace qe duhet zhdukur

  6. EleΥθerisκεΨi says:

    Si shqiptar qe je, njekohesisht tellalli i Erdoganit streho ne shtepin tende sa te mundesh prej tyre dhe te tjeret rekomandoj te vijn ne Shqiperi z.Kapllan.

  7. Klimax says:

    Ndersa Turqia dhe Erdogan per ty eshte nje engjell!!!!!! Perse i hapi kufijte Turqia? Perse i dergonte ne Evro me mjetet e transportit (edhe autobuza te policise ne dispozicion) vetem me 25 lira turke personi? Perse i leshon ishujve grek ne mes te dallgeve te Egjeut? Sa jane mbytur ne Egje e ne Evro? Dhe “humanitari” Erdogan asnje fjale per ta!!! Perse policia dhe ushtria turke i ndihmon ne sulmet agresive ndaj forcave mbrojtese te kufirit grek? Kishte nje marveshje me BE-ne, apo “harron”? Qe ushtrise turke po i thyhen turinjte ne Siri e Libi, e ka fajin Europa apo NATO? Perse i leshon ata te mjere drejt dyerve te Europes ne meshire te fatit? Nuk u lajmerua Turqia qe 2015-ta nuk mund te perseritet me? Po sigurisht per Turqine keto jane normale. Eshte mesuar me te hedhur ne det njerezit e popujt. Eshte ne ADN-ne e saj. E ka treguar per pese shekuj, e tregoi ndaj armeneve me gjenocidin ndaj tyre, ndaj grekerve ne Izmir dhe ne qytete te tjera dhe e perseriti kete gjenocid edhe ne vitet 1950, e tregoi fyteren e saj edhe ne Qipro, e shohim perdite me popullsine kurde, por e shohim se si po i trajton edhe vet turqit ne emer te Grushtit te Shtetit, si armiq te Turqise, si terrorista!!!
    Nuk ja vlen te merremi me ty, Kapllan, dhe e di perse, sepse cfaredo qe ti shkruan jane po ato qe propagandon anti-perendimori, anti-europiani, diktatori islamist Erdogan!
    Hajde, ne SHBA jeton, nuk e shikon se cfare behet ne kufirin me Meksiken? Nuk na the the gje per sjelljen “humane” te amerikaneve ndaj emigranteve latinoamerikan!! Nuk na the asgje per deklaratat Trump per ta!! E cfare te thuash? Nuk ke guxim se je dhjeracak dhe kupton se Amerika nuk eshte Greqi! Te kepusin koken!
    Sharlatan!

    1. ben says:

      Klimax-lexoje edhe nje here artikullin se mbase qetesohesh. Kapllani ben me teper fajtor Turqine qe ka hapur kufinjte dhe BE-ne qe e ka lene Greqine vetem ne kete krize refugjatesh se sa vete Greqine.

  8. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Bashkimi Europian po bene mire qe mbeshtete Greqine.

  9. qytetari says:

    Kapllan efendem,populli turk,ka nje fjale te urte:
    Fshatari,qe te behet qytetar,i duhen shtate breza.
    Dhe nqse ndodh,qe te behet qytetar i fisme,ai vdes nga kenaqesia.
    Ti je brez i pare Kapllan qahja,keshtu qe te falet,te flasesh si nje katundar fare i percartur.

  10. Spartakos Thraks says:

    O i nderuar z. Kapllani.
    Kur të vjen ty dikush dhe të rrëzon gardhin e oborrit të shtëpisë, çfarë do të bësh ti? Sigurisht që do të dalësh në oborr dhe do ti thuash largohu nga gardhi, ai jo vetëm nuk të dëgjon por të qëllon me gurë. Çfarë do të bësh ti, do ti thuash mirëserdhët dhe do ti shtrosh tavolinën, apo do i fusësh nja dy dacka edukuese që të vij në terezi.

  11. shqipe-free says:

    o Z.Kaplanis:Edhe une jame “Emigrante” i oreve te Para..si fillim neGreqi,dhe shkova ne kohen kur “Haje Koqen e Plumbit”….
    1-Kerkova Pune qe Minuten e Pare sapo Hyra ne Greqi….dhe Puna e Pare qe mu Afrua ishte Coban–dhe me 30-te Mije Dhrahmi ne Muaj…Nuk kisha 12-Ore ne Greqi..e Refuzova dhe Vazhdova me tej…Tulla ,Llace…Pllaka…dhe ne Funde Kamarjere…
    @@i tHEM KETO Z:kAPPLANI..qe te te Kujtoj se Pake apo Shume keshtu si Une Bene me Mijra Emigrante Ekonomike ne Greqi…Ne qe Punonim me Djerse,shpejte FITUAM Simpatine e Punedhenesve Greke….dhe Kur behej Ndonje Vjedhje..po “Shoku yne Greke” na Shikonte me Dyshim…
    2-Kthehemi te “Kriza” Aktuale me “Refugjatet” ne Kufirin Turko-Greke:SERJOZISHT E KE z.Kapllani qe te BESOJ keto Brockulla qe thoni ju??
    kUR Shikojme qe Djeme te Rinje dhe te Fudishem, SHQYEJNE GARDHET ME TELA-GJEMBA,dhe nga Mbarpa Kane MBESHTETJEN E SPECJALES TURKE qe Hedhe Gaze-Lotesjelles dhe Bomba Tymse Drejte Kufirit Greke.me Bene te me “Fryhen” edhe mua “Emigrantit” Topet…More vesh..z.Kapllani!!!!!!!!!!!!kA EDHE Nga ata qe jane Emigrante, por Kur shikojme se Shteti Turke ve ne Dispozicjon Autobuse, dhe u thote Shkoni ne Greqi-Europe, ATHERE KY ESHTE INVAZJON..sepse eshte I kontrolluar nga shteti Turke…Nuk ka Rendesi se c´fare “lloji Invazjoni” Munde te Cilesohet…por pa me te Voglin Dyshim:ESHTE INVAZJON I RRAC AVE ARABO-AFRO-AZIATIKE-Myslymane qe kerkojne te PUSHTOJNE EUROPEN, dhe jo me Arem..POR ME TE ASHTUQUAJTUR “REFUGJATE”…
    3-Nje Refugjate, akoma edhe nga Siria, sa Kohe qe ka nje Strehe ku te fuse Koken,dhe nuk i Rrezikohet jeta..NUK KA PSE TE DHUNOJ Kufirin e nje Shteti Tjeter..dhe te Thote:UNE JAME REFUGJATE DHE MUNDE TE SHKOJ KU TE DUA…Athere..shko andej nga ke Ardhur…
    Keta Lloj “Refugjatesh”…qe na Nxjerrin si Mburoja Femijet,dhe qe ne Emer te Keqrdhjes per Femijete te Hapin Kufijet e Eu-se..Nuk jane Refugjate…Rracat Arabo-Aziatike-Myslymane qe kane nga 1-4 Gra, dhe nje “Stane” me Femije…Nuk duan tja dine, ne se Rrone nje apo Vriten dy..keta jane Gati..te Pranojne Gjithcka ne Emer te “Allahut”…
    4-Ne Gjermani…PROBLEMI KRYESORE JANE KETO Lloj Rracash, qe nuk Punojne .nuk Mesojne Gjuhen, jane Brutale….qe dine te Pine gjithe Diten Caje, dhe Thithin Nargjeline…dhe dine vetem te Pjellin si Bucat….dhe Kur u thua se Shteti Gjermane po te jepe Leke per te Ngrene :TE TA KTHEJNE::ALLAHU I MADHE…Fuck…Rrace Qenesh..dhe BASTRADESH……Mosmirnjohes…dhe Bukeshkales…
    @@Shqipetaret si Kombe nuk kane asgje te PerbaSHKET ME KETO LLOJ Rracash…Ndajme Keqrdhjen per ata Refugjate qe jane Bere Pre e Politikes Mashtruese te Sullatan Erdoganit….DHE SOLIDARIZOHEM PLOTESIHSTE ME POPULLIN Greke….NDAL..INVAZJONIT ..te erdo-Aziatiko-Arabit::LOL

  12. Kritiku says:

    Z.Kapllani me te drejte kritikon veprimin e Greqise e te B.E sot,por a e dini ju zoteri se cfar kane hequr e heqin dhe sot bashkeatdhetaret e tu per dokumenta.Ku ishte kjo B.E.per ato veprime?Populli Grek,nje popull mjaft humanitar ,qe i ka ndihmuar refugjatet ne kohra,sot mund te jete tradhetuar nga Evropi.Qeveria Turke e ben kete presion ,per mendimin tim,kunder Europes,qe nuk i ka mbajtur premtimet e saj.Gjithmon harxhet i paguajne popujt.

  13. mir says:

    une mendoj qe duhet te vine se SHqiperi ,mbasi keta ndikojne menjehere ne rritjen e pjeses muslimano turke e hoxhallaret do te kene ma shume pune …….. a po nuk ju pelqen sigurisht……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje