Nga Florjan Shehi
Jo sepse nuk kam frike nga virusi, perkundrazi.
Nuk jam imun ndaj virusit, madje mund te semurem shume lehte.
Maska dhe dorezat te ofrojne nje sens te genjeshtert sigurie.
Nese do te kem maske, do te detyrohem ta prek cdo here qe duhet te pastrohem ose kur kam parehati prej saj.
Maska ime do te behet shume pis. Masken nuk e laj dot, fytyren e laj sa here te dua.
Nese do te kisha doreza, do te me duhej ti nderroja pas cdo kontakti me te tjere, me veten ( kur prek masken) apo me sende te perbashketa. Kjo eshte e pamundur te behet ne perditshmeri.
Ne praktike mjekesore ne i nderrojme dorezat apo masken pas cdo pacienti dhe i hedhim ne koshin e asaj dhome. Nuk dalim nga dhoma me doreza.
Sot une i pastroj duart pothuaj pas cdo kontakti, pothuaj cdo here qe hap ose mbyll nje dere, sa here mundem pasi kam prekur fytyren, tavolinen ose rrobat e mia.