Përshkallëzohen më tej masat kundër koronavirusit, Rama: Ja 4 akset nacionale nga jugu në veri ku do të ndalohet qarkullimi rrugor

13 Mars 2020, 21:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se 4 akse nacionale, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë nuk do të ketë qarkullim të autobusave dhe automjeteve private.

Këto 4 akse janë nyje të lidhjes mes jugut dhe veriut duke evituar Durrësit dhe Tiranën por edhe këto nga dita e dielë në orën 06:00 të mëngjesit do të jenë plotësisht të ndaluara për automjetet private dhe autobusat teksa do të lejohen vetëm ato për mallra si dhe kategoritë e lejuara si në rastin për Tiranën apo Durrësin.

Kudo do të mbyllen po njësoj të gjitha lokalet dhe mjediset e mbyllura sipas kategorive në Tiranë dhe Durrës. Nga dita e dielë do të ndalohen jo vetëm qarkullimi brenda por edhe nacionale Fier- Vlore, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë.

Do të ndalohet edhe qarkullimi i Elbasanit Korçën. Nëse do të këputen lidhjet me autobuzët apo automjetet private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë- Durrës.

Autobuzë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat.

Kemi punuar gjatë pasdites për aktin normativ të sanksioneve për të gjitha veprimtaritë e ndaluara, njëmijë herë ndjesë por po ju informoj se sanksionet do të jenë të ashpra dhe për mjediset me ajër të kondicionuar dhe që mbledhin për spektakle të formateve të shumta janë aleat i armikut të padukshëm.
Të evitojnë ajrin e kondicionuar sepse ndohmon përhapjen e virusit. Hapja e dritareve sa më shumë gjatë ditës ndihmon në mbrojtjen prej tij.

Asgjë tjetër s’bëjmë sot dhe s’na falet të bëjmë në këtë të keqe të madhe që na zuri. Le të nxjerrim më të mirën nga vetja për të ndihmuar njëri- tjetrin. Le të gjejmë të mirat jo të vogla brenda kësaj të keqeje të mëdha”, deklaroi Rama.

9 komente në “Përshkallëzohen më tej masat kundër koronavirusit, Rama: Ja 4 akset nacionale nga jugu në veri ku do të ndalohet qarkullimi rrugor”

  1. P-J-S-M says:

    Lesh më tresh o kamundant.
    Sekuestro paratë e mafies dhe politikanëve dhe ndajua popullit në ushqime , ilaçe e pagesa që të rrinë edhe ata brenda sa më shumë si puna juaj pa ngordhur urie.

  2. abc says:

    Hahahaaaaa.
    Attenzione, atenzione, ju flet xhandarmeria, “nuk lejohet qarkullimi pas ores 18:00, ndalohet qarkullimi i grupeve me shume se 2 persona, ndalohet qarkullimi i automjeteve private”.
    Masa shume te tepruara.
    Edi Ramy teston, sa i kalon fodulleku dhe cmenduria e tij tek populli i budallallepsur shqipetar.

  3. Vetem kafshet ose ata qe duan te keqen e shqiptareve
    dhe ata
    SHKERDHATA TE KTIJ KOMBI

    qe duan te shikojne sa me shume viktima Shqiptare !

    KM ynee ,mudet mos te jet Perfekt dhe na bej qejfin te gjitheve ne ,
    sepse do ishte e pamundur ,
    por ai ka nji dicka mjafte te Vlefeshme dhe Njerezore
    qe asnji Politikane i atij vendi se ka pas kurr ;

    i do Shqiptaret dhe ben aq sa ka ne fuqi per ata .

    Rrofsh Rama e mos ta nij hic ,per rropsite Atishqiptare ,
    ky popull di te ndaje Te Miren – nga e Keqja
    Urpj qe te ket sa me pak Viktima nga kjo Mortaje qe ka pllakosur njerezimin .

  4. free says:

    Nxorri dordolecet ne TV te qetsonte popullin sa te bente kongresin, kurse ai tjetri do bente sparkaten te sheshi…..pastaj u rane breket dhe moren masa. Po pse duhej te prisje mor daulle apo ke spitale dhe mjete ta perballosh?

    Ti do cuar ne gjykate per moskompetence dhe venie ne rrezik te popullit.

    Shikojini mire si jane fshehur neper vila lluksoe kta qe rrine gju me gju me popullin.

    1. KUALIDO TRURIN O NJERI I C’AKORDUAR ‘

      NJI LAJTHITJE E TILLE NJEREZORE QE NA PREZANTOHET MEDIEVE
      NGA KTO TRU PJERDHUR
      SINQERISHTE NA VE NE MERAKE
      DI NJERI SE NE C’% KA DEGJENRUAR KJO EPIDEMI IDIOTESH E SHQIPNI ?!

  5. Plugu says:

    E drejte.Jane masa per te miren e popullit.

  6. Usa says:

    Ju lumte zoti Edi!
    Mbroje popullin nga corona virus and salvirusi!

  7. Bravo Edi Rama,
    Keta kritikuesit jane njerez te peshtire si nje me mbiemrin Mertiri qe doli te fliste dje ne televizor duke bere specialistin .Me nje fjale ishte koqe kandari.
    Kritikues lerini gam gamet po zbatoni rregullat.

  8. "BOHOTINA" says:

    Po mire more kafshe çfare do lihnit sikur te mos fliste fare Kryeministri. Si nuk that nje fjale ju vemje per ato task forcat paralele qe nuk kane gje ne dore… Vazhdo punen Z. KM le te lehin zagaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje