Zgjatet "shtetrrethimi", Rama paralajmëron "blindimin" e Tiranës dhe Durrësit: Ja rregullat e reja

13 Mars 2020, 16:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama paralajmëron blindimin e dy qyteteve kryesore në vend, Tiranës dhe Durrësit, edhe pas të dielës.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se sipas të gjitha gjasave perimetri do të mbyllet përsëri, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Ndër të tjera, ai iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë në Tiranë dhe Durrës, por që janë larguar gjatë fundjavës në qytete të tjera, të kthehen të dielën pas mesnatës, deri të hënën në orën 08:00.

“Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit.

? kush banon në Tiranë/Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela ne mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot!

Sipas të gjitha gjasave perimetri tr/dr do të mbyllet përsëri!

? Frikë jo, kujdes po!”, shkruan Rama.

4 komente në “Zgjatet “shtetrrethimi”, Rama paralajmëron “blindimin” e Tiranës dhe Durrësit: Ja rregullat e reja”

  1. Qytetari says:

    Vendosja e ketij orari me duket arbitrare dhe e pakonsultuar me te tjere. Aktualisht jam jashte Tiranes dhe do te me duhet te kthehem ne shtepi, te rregulloj disa gjera, te bej edhe ndonje pazar te nevojshem, per t’u larguar perseri. Keto une nuk arrij t’i realizoj dot në intervalin 24.00 deri 8.00 te se henes ( e cila eshte dite pushimi). Ketu ku jam nuk kam sherbyesa qe te me sigurojne ushqimet dhe mallra te tjera te nevojshme qe te vazhdoj jeten normalisht, pa iu rëndur njeriu. Kete duhet te kete parasysh z. Rama, para se te jape ultimatumin e radhes. Respektoj çdo urdher te qeverise, por duhet edhe mirekuptim. Do te kishte me shume sens qe te henen te kishte liri levizjeje te pakten deri në oren 12.00.
    Faleminderit per mirekuptimin. Nga nje qytetar i rregullt dhe mirekuptues per situaten ku ndodhemi.

  2. Qytetari says:

    Perse nuk ma botoni propozimin tim per “blindimin” e Tiranes dhe Durresit vetem pas ores 12.00 te dites se hene? Mendoj se eshte logjik dhe nuk ka pse t’i mbetet hatri zotit Rama.

  3. UGADUGU says:

    O zoteri,
    Me duket nuk e ke kuptuar akoma se jemi ne lufte. Ka rregulla te tjera lufta. Ka shume sakrifica. Ndryshe nuk fitohet.

  4. Freeman says:

    O qytetari,
    Sinjali per sulm eshte dhene ne ore 8:00. Ne oren 12:00 armiku na ka kapur te gjalle. Eshte lufte vella! Cdo sekonde vlen mijra jete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje