PD më e frikësuar nga zëri i kryeministrit se sa koronavirusi: Mesazhi i Ramës në telefon na cenon privatësinë

13 Mars 2020, 13:42Politika TEMA
PD më e frikësuar nga zëri i kryeministrit se sa koronavirusi:

PD ka reaguar duke e dënuar faktin që në thirrjet telefonike që bëjnë qytetarët që ditën e djeshme, shfaqet zëri i kryeministrit Rama duke apeluar masat për larjen e duarve e mos daljen nga shtëpia për shkak të koronavirusit.

“Në vend të shërbimit ndaj propagandës, kompanitë celulare të ofrojnë internet falas për të ndihmuar fëmijët që po mësojnë online”, thuhet në reagimin e PD.

Reagim zyrtar i PD:

Partia Demokratike ka marrë me mijëra ankesa dhe mesazhe nga qytetarët të shqetësuar për vonesa dhe anomali në lidhjet telefonike me familjarët apo miqtë, për shkak të një mesazhi pengues zanor personal të Edi Ramës, që i paraprin telefonatave të tyre.

Në çdo vend, ku Kryeministri shqetësohet për qytetarët dhe jo për propagandën e tij, mesazhet sensibilizuese për shëndetin dërgohen nga institucionet e shëndetit publik, jo nga politikanët.

Partia Demokratike e dënon këtë akt flagrant të ndërhyrjes në privatësinë dhe mundësinë për komunikim normal të qytetarëve nga Edi Rama, që përdor AKEP-in si zyrë propagande të PS.

PD apelon kompanitë celulare që të ndërpresin menjëherë shkeljen e ligjit dhe kushteve të kontratës me klientët dhe të rikthejnë komunikimin e shpejtë dhe normal mes qytetarëve.

Kompanitë celulare, në vend që t’i shërbejnë një individi dhe propagandës personale të tij, mund të luajnë një rol të dobishëm në këto momente kritike për bashkëqytetarët tanë.

Mijëra fëmijë janë duke marrë mësim online dhe kanë nevojë për internet. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të përballojnë faturën e internetit.

Një masë e dobishme nga kompanitë celulare është të mundësojnë internet falas gjatë krizës për të gjithë njerëzit në nevojë dhe për prindërit e fëmijëve në shkollë, duke siguruar akses të plotë në mësimin online.

Partia Demokratike dënon thirrjen e papërgjegjshme të Edi Ramës për të bojkotuar mediat. Në një vend demokratik, media e lirë është mjeti më i besueshëm i marrjes së informacionit nga qytetarët.

Përmes medias dhe çdo forme tjetër komunikimi, qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë zërin e mjekëve dhe të specialistëve, jo zërin e propagandës apo të kryeministrit në hall për pikët në rënie të pushtetit të tij.

Në vend që të politizojë gjithçka, duke shqetësuar qytetarët dhe duke sulmuar opozitën, Edi Rama duhet të kryejë detyrat e kryeministrit për t’ua lehtësuar qytetarëve dhe personelit shëndetësor këtë moment të vështirë.

Kryeministri ka detyrë që të rrisë buxhetin e nevojshëm për përballimin e kësaj situate. 3 milionë euro janë krejt të pamjaftueshme!

Në vend të mesazheve telefonike, qytetarët duan që Kryeministri të marrë masa për të mbrojtur biznesin nga mbyllja e përkohshme e detyrueshme, duke e lehtësuar nga detyrimet tatimore. Qytetarët duan siguri nga profesionistët, jo propagandë nga pushtetarët!

 

4 komente në “PD më e frikësuar nga zëri i kryeministrit se sa koronavirusi: Mesazhi i Ramës në telefon na cenon privatësinë”

  1. Luiza says:

    Po dakorte te ritet me shume buxheti per perballimin e kesaj situate , tu riten pagat e personeli shendetesor qe jane ne krye te kesaj situate , dhe ky buxhet te rritet duke ju nderprere pagat e gjithe ish _ deputeteve qe jane larguar nga kuvendi kjo eshte nji padrejtesi e madhe qe ju behet gjithe shqipetareve qe keta langaraq qe vetem te keqija ju kane sjell dhe po i sjellin ketij populli tju nderpriten pagat dhe te kalojne per kete situat.

  2. Liku says:

    Pse qeka bo zyre ankesash PD?

  3. Shabon Qosja says:

    Këtyre të PD-së, duhet tu këndoç, atë këngën, si më poshtë :
    O pirdh se lirohesh,
    Ha mut se ftillohesh,
    Etj, etj…..

  4. hasani says:

    Po keshtu mendoj se duhet aplikuar nje takse e vecante per te gjithe ato subjekte qe kane perfituar ne kurriz te qytetareve te ketij vendi, e kjo mbi bazen e pasurise qe kane perfituar gjate 30 viteve te fundit. Kjo takse do te ishte nje e ardhur e konsiderueshme si dhe nuk do ti dhimbte asnje qytetari te ndershem te ketij vendi. Qeveria dhe km duhet ta vleresojne kete propozim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje