Agjencia e Lajmeve ANSA raporton se është zhvilluar një ilaç i specializuar për t’iu kundërpërgjigjur koronavirusit Sars-CoV2 apo COVID-19 si njihet ndryshe.
Ndryshe nga sa do të ndodhte me zhvillimin e një vaksine, puna kërkimore duket se është në përfundim dhe ajo që nevojitet është vetëm një kompani farmaceutike që ta prodhojë atë.
Është një antikorp monoclonal, i specializuar për të njohur proteinat që virusi përdor për të sulmuar qelizat respiratore njerëzore.
Sipas ANSA-s, kërkimi është publikuar në “ BioRxiv” nga grupi i universitetit holandez të Utrecht i udhëhequr nga Chunyan Wang. Në artikull evidentohet se kërkuesit kanë deklaruar se do të duhen disa muaj që ilaçi të jetë i disponueshëm sepse do të duhet të eksperimentohet për të pasur sigurinë për efikasitetin e tij.
Duke u lidhur me proteinën që gjendet në sipërfaqen e virusit, antikorpi monoklonal e ndalon që të lidhet me qëlizat dhe në këtë mënyrë e bën të pamundur për virusin që të penetrojë në brendinë e tyre për t’u shumuar. Për këtë motiv, kërkuesit janë të bindur se antikorpi ka potenciale të rëndësishme “për trajtimin dhe parandalimin e COVID-19”.
Kërkuesit po punonin prej kohësh për një antikorp kundër SARS kur shpërthehu epidemia e Covid-19 ose e Sars2 dhe kuptuan se antikorpet efikase kundër sëmundjes së parë arrinin të bllokonin edhe të dytën.
Studimet vijojmë akoma dhe antikorpi duhet t’i nënshtrohet testeve shumë rigoroze por kërkuesit shpresojnë që të bindin një kompani farmaceutike që ta prodhojë. E gjithë kjo, sipas shkencëtarëve të Utrecht,do të kërkonte shumë më pak kohë sesa po të zhvillohej një vaksinë për koronavirusin e ri.
Antikorp,eficase.Zoti autor i shkrimit,ky lajm doli pak ore me pare ne mediat italiane,dhe beni shume mire,qe jepni lajme te fresketa per lexuesit shqiptar.Pyetja ime eshte,jeni te sigurte qe ajo qe shkruani kuptohen nga lexusit ne fjale? Ne qofte se keni ndo pak qellim edhe per informim te shqiptareve,duhet te perdorni fjalet shqip, te keni nje pershtatshmeri ne shqip ne ate qe perktheni ,e atje ku nuk eshte e mundur,ne thonjeza,dhe me shpjegime ne fund.Besoj se eshte baza,apo jo?kur do e kuptoni qe profesioni juaj,nuk eshte vetem nje pune,jeni,i perhapes te shqipes se paster,ose ne te kundert asaj te dhjere,sidomos nga ju.
Vone o Pjeter, vone. Iku ajo pune tani, gjuha shqipe mori fund.
Per disa muaj ska nevoj fare njerezeve u duhet Pune ditesh
undefined
Ka viruse në vijim dhe mê të fuqishëm se KOVI 19.