"Më e keqja s'ka ardhur akoma", Rama nga Surreli: Ndalohet dalja tek liqeni në Tiranë dhe në çdo zonë publike në qytetet e tjera, jemi në një kohë lufte

14 Mars 2020, 13:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një video-mesazh për qytetarët nga shtëpia e tij në Surrel, bëri të ditur se do të ndalohet frekuentimi i parkut të liqenit artificial në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në çdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar.

Jemi me fat që kemi këtë kohë të mirë dhe të ngrohtë, mund t’i mbajmë dritaret hapur gjatë gjithë ditës për ajrosjen e shtëpisë dhe të fikim ajrin e kondicionuar që është një armik në këtë luftë. 

Por kjo nuk do të thotë të dalim xhiro familjarisht siç ka ndodhur dje dhe sot në Liqenin e Tiranës ku vërtetë nuk kishim shumë njerëz si zakonisht në një mot të tillë, por mjaftueshëm për të cënuar rregullat e mbrojtjes individuale. Apo buzë liqenit të Shkodrës ku mbrëmë ishte sikur jemi në një kohë pushimesh dhe jo në kohë lufte. 

Nuk kemi kohë për të vazhduar me sensibilizimet sepse çdo orë është kritike për forcimin e vijave të mbrojtjes individuale dhe kolektive. Prandaj do të ndalojmë menjëherë frekuentimet në zonën e parkut të liqenit në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në cdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar.

Më e keqja nuk ka ardhur akoma nuk dua t’ju fus frikën të zbatoni rregullat, por kam detyrë tju informoj. Masat kufizuese janë të domosdoshme për ta ngadalësuar përhapjen. Nëse nuk e ngadalësojmë numri i atyre që do të bëhen për spital do të jetë shumë më i madh se numri i shtretërve që do të bëhet për t’i hospitalizuar. Dhe këtë problem e kanë të gjitha vendet. 

Sistemi ekselend i Lombardisë ra në kolaps. Masat shtrenguese që do marrim na japin kohë teksa bota po kërkon papushim ilaçin dhe temperaturat e motit do të rriten gjë që pritet ta dobësojë forcën goditëse. Javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë, dhe në javën tjetër pas kësaj ende më shumë, asnjë panik se kësaj nuk i shamnget dot askush. Është kurba e përhapjes. Kjo jeta e re që sapo ka nisur nuk është si stërvitjet ushtarake në kohën e zborit që na zgjonim në mëngjes me alarm fals unë andej e kam bërë zborin nga kondrat e Mamurrasit për të rrëzuar avionët. 

Kjo është luftë e vërtetë me armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimit. Durim, durim, durim. Dhe meqë po rrimë në shtëpi të gjithë, unë po bëj ushtrime yaga dhe ushtrim dy vakte në 8 orë, në 16 orë agjërim, është super për trupin dhe mendjen. Kush do le ta provojë dhe do të më japë të drejtë “, tha Rama. (TemA)

15 komente në ““Më e keqja s’ka ardhur akoma”, Rama nga Surreli: Ndalohet dalja tek liqeni në Tiranë dhe në çdo zonë publike në qytetet e tjera, jemi në një kohë lufte”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    rot [email protected],dalja ne natyre nuk demton ne te kundert……….

    1. pa vlere says:

      Kur vrapon shfrym me shume ajer (parimi djegjes motori makines)
      Shume vrapues, shume afer njeri tjetrit, apo shkembim ne afersi, fryme-shfryrje me presion te larte..
      Si te duket mundesia per infeksion?!?
      Kush eshte rote [email protected] ne ket histori ?!?
      Te fala injorances shoku pallosh!

      1. tani says:

        Ti je vertete pa vlere, po vertet…

    2. Aules says:

      Ndalohet me dhon men nga Saurreli për ke Liqeni.

  2. faro says:

    Nuk ka pse të ndalen individet që vrapojnë, apo shëtisin tek Parku I Liqenit. Grupet të mos lejohen,, por jo njerëz të vetmuar që vrapojnë në ajër të pastër dhe që janë pikërisht këta që përpiqen të shmangin çdo afrim me të tjerë.
    Zoti Rauf Dimraj, bindenii ju lutem Kryeministrin!
    .

  3. faro says:

    Nuk ka pse të ndalen individet që vrapojnë, apo shëtisin tek Parku I Liqenit. Grupet të mos lejohen,, por jo njerëz të vetmuar që vrapojnë në ajër të pastër dhe që janë pikërisht këta që përpiqen të shmangin çdo afrim me të tjerë.
    Zoti Rauf Dimraj, bindenii ju lutem Kryeministrin!
    . Pse të mos shfrytëzohet ajri më i pastër i Kryeqytetit, për të LUFTUAR VIRUSIN? Madje vrapi arerobik është ILAÇ, që lufton egërsisht VIRUSIN.

  4. bk says:

    Apsolutisht jam kunder asaj qe thote KM se njerezit nuk po binden. Njerezit jane shume te bindur dhe po i zbatojne rregullat. Ne supermarkete nuk te lene te hysh pa dale tjetri, ne rruge ka fare pak njerez, respektohet distanca etj. Mos marrim masa qe nuk kane sens.

  5. Loran says:

    Edhe pak dhe Shqipetaret do marrin fatet ne duar vet po vazhdove kshu

  6. Titi says:

    SA SHUME I NGJA SHAB QOSES KY ED RAMA. PO RI CA PUSHIM O TRAP SE U LODHE SHUME. JA KE KU ENE ALTOPARLANREVE. NA KE ÇA TRAPIN ! LENI MJEKET TE JAPIN ULTIMATUME DHE KESHILLA E TRYS SUMEN ATY NE SURREL CITY!

  7. vlora.vlora says:

    po ik more se na cavew trapin ,ke zedhenes apo jo .na je bere si e jema e zeqos ne maje te thanes,,,dalja juaj cdo tre ore tregon pa aftesine e qeverise dhe sistemin per toke te spitaleve

  8. tulla Kuksit says:

    Sdo bojme as nji miting? krruje cik me kushtetuten se pagun mire ai.

  9. olimpia says:

    O Kryeminister,merru me punen tende.Merrni vendime dhe percilluani te gjitha mediave duke i detyruar ato qe ti japin ne emisione informative ne cdo dy tre ore.Pastaj i gjithe zinzxhiri shtetror ,mediatik te beje punen e tij .Nderkohe kryeministri nuk duhet thjeshte te paralajmeroje per me te keqen qe vjen pas ,por duhet te pergatite sistemin per perballimin e kesaj te keqeje.Italia priti me respekt ndihmen e pare shkencore,njerezore dhe materiale nga Kina e cila deshmoi forcen e jashtzakoneshme te popullit dhe shtetit.Pashe zv.ambasadorin kinez i cili shprehu qendrimin zyrtar ,gati per te ndihmuar vendin mik Shqiperine.ATEHERE CFARE PRET…..KERKO NDIHME SIDOMOS APARATE TE FRYMEMARRJES ARTIFICIALE QE JANE MJETI I VETEM PER SHPTIMIN E JETEVE NJEREZORE.Dhe kete ndihme mund ta jape vetem KINA e cila mund te dergoje edhe personel te reduktuar per te drejtuar gjithe kete situate te rende nga pikpamja profesionale mjekesore.Lere politiken e madhe,aleancat ,,strategjike,,Curcill shkoi neMoske tek Stalini ne nentor te 41 ..kur gjermanet ishin vetem 30 km..larg saj.MOS PRIT NDIHME NGA ASNJE VEND TJETER .Askush nuk eshte ne gjendje te jape .Nderkohe BE kerkoi ndihme financiare per te ndihmuar punetoret dhe bizneset ne veshtiresi.Pra merru me punen tende,leri mjeket dhe personelin shendetesor te bejne punen e tyre ,leri organet e rendit te veprojne mbi bazen e vendimeve te marra.Kuptoje mire,ne LUFTE veprohet ne menyre shkencore ku te gjitha komponentet e shtetit bejne detyren e tyre,pa protagonizma butaforike por me disipllne te hekurt.Nuk je ushtar ne llogore,je kryeminiser ,bej detyren tende.

  10. edi says:

    Njoh dy njerez qe kane kete shfaqje ekstreme te narsicizmit. Sgarbin dhe Ramen. Te dy te njejten qasje ndaj COV 19 , mohimin(Kujto talljet e Rames perpara dy javesh me ata qe kerkonin marrjen e masave).
    Eshte patetike dhe shqetesuese qe ne Shqiperi nuk ka Qeverri por ka vetem nje individ qe flet per rendin,drejtesine mjekesine etj….
    Nuk pres qe nje mediokre si Balluku apo si Shahini te fyen nga pamundesia e Lidershipit nga ana e tyre por pres qe njerezia te kuptoje se kemi ne krye nje te cmendur,nje individ qe nuk reziston dot me shume se gjysem ore pa nxjerre nje video personale,
    Jeta e shqiptareve vertitet rreth Rames , Zahos, .Surrelit , bytheve te beshme te pese apo gjashte prostitutave modern te bllokut, qe kerkojne sheike pleq nga shkretetirat…

  11. Lazy says:

    E katandise Tiranen me nje park te vetem per gati nje milion banore. Si mos te dynden njerezit? Ti dhe shoket e tu duhen shkuar ne hell, por kush ta beje thuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje