Mjeku Xhepa thirrje Task Forcës qeveritare: Të aktivizohen thirrjet telefonike e mjekut të familjes, lehtëson kontrollin

14 Mars 2020, 22:13Sociale TEMA

Mjeku Gëzim Xhepa deklaron se situata aktuale dëshmon rënien në kolaps dhe destruksionin e shërbimit parësor. Ai ngre akuzat se taskforca qeveritare ka neglizhuar ndihmën që mund të japë në këto momente mjeku i familjes.

Xhepa pretendon se aktualisht është e pamundur të menaxhohet situata tekefonike nga një qendër e vetme, siç është 127 për filtrimin e problemeve dhe dhënien e ndihmës.

Sipas tij, kjo është e vetmja arsye e vështirësisë së kontaktimit në një fluks të rritur që shkakton situata e panikut, ndaj kërkon që të angazhohen më shumë mjekët e familjes.

“Edhe kur arrihet kontakti me këtë qendër, ekspertët mjekësor janë të paaftë të konkludojnë për një rast të panjohur në aspektin shëndetësor!

Po të kishim një shërbim parësor, i cili do ishte efiçient në kuptimin e mirëfilltë profesional të një sistemi solid shëndetësor, telefonatat e familjarëve do ishin me mjekun e familjes dhe ky i fundit i mirënjohur me statusin shëndetësor të pacientëve të tij do të vlerësonte ndërhyrjen e 127, apo menaxhimin telefonik të sëmundjes nga ai vetë!

Por organizimi i sistemit parêsor i ka transformuar mjekët e familjes në noterë vulash, pa të drejtë mendimi dhe vendimi për pacientët e tyre, qoftë dhe për medikamente të terapisë së vazhdueshme, gjë që e bën të vështirë aktivizimin e tyre në një moment të tillë si menaxhues telefonik të pacientëve të tyre, pasi kanë njohje të përciptë për kotigjentin e pacientëve në trajtim!

Megjithatë, në situatën e krijuar, ka ardhur koha të aktivizohet mjeku i familjes si filtër paraprak telefonik, në lidhje me të sëmurët e tij, dhe të jetë Ai që të aktivizojë komunikimin me 127!

Situata e krijuar kërkon aktivizimin e të gjithë forcave mjekësore, përndryshe situata po shket në kaos”, shkruan ai në rrjetet sociale.

4 komente në “Mjeku Xhepa thirrje Task Forcës qeveritare: Të aktivizohen thirrjet telefonike e mjekut të familjes, lehtëson kontrollin”

  1. Lani says:

    Duket llogjike. Te urojme te kete sy per ta lexuar.

  2. Shinjestra says:

    Mendoj se,po te hallakatemi me shume numera telefoni do kete nje çoroditje te popullit.Me mire nje Nr.telefoni siç eshte 127.Nuk eshte e nevojsheme per numer tjeter.Pastaj deri tani jemi te kenaqur nga kontakti me Nr.127,kemi mare sherbimin dhe sqarimin e nevojshem.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Qeverri… Lexo se prandaj edhe problemet e tjera te njerzve duhet ti vezhgoje kush.. Sistemi Amerikan… Is smart and effective !!!!

  4. Albani says:

    Mjeku i familjes eshte baza me kryesore nga ku duhet te degezohet çdo gje,por kjo arrihet kur mjeku i familjes njeh dhe mban mend te gjitha specifikat e çdo pacienti te vete. Ata mjek qe nuk i njohin keto le te mbajne vulat dhe te hapin xhepat per te pare se sa leke kane zhvatur çdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje