FOTOT: "Mbreti-kriminel" lirohet nga burgu, tenton të vrasë djalin që i ka zënë fronin

15 Mars 2020, 10:18Lifestyle TEMA
FOTOT: "Mbreti-kriminel" lirohet nga burgu, tenton të vrasë

Duket një histori e denjë për Shekspirin, por ka bërë bujë në të vërtetë lajmi për arrestimin e Buyelekhaya Dalindyebo, mbreti i klanit të fuqishëm AbaThembu në Afrikën e Jugut, i cili sipas autoriteteve po tentonte të vriste me sëpatë djalin e tij Azenathi dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Mbreti 56 vjeçar, pinjoll i familjes që ka mbretëruar historikisht në pjesën lindore të Afrikës së Jugut dhe që si figurë shihet ende si lider i atij populli,  nuk është hera e parë që karakterizohet për sjelljen e tij.

Ai sapo kishte dalë nga burgu me kusht pas 12 vitesh, i gjykuar fajtor për akuzat e tentativës së vrasjes dhe zjarrvënies së qëllimshme të shtëpive të familjarëve të tij.

Marrëdhënia e tij me familjen është tejet konfliktuale, me djalin që tashmë mban funksionet mbretërore, dhe babai nga i cili është distancuar çdo pjesëtarë i familjes, me akuzën se është thjesht një person i lig.

Dalindyebo, familjes të së cilit i përket edhe miti i Afrikës së Jugut dhe jo vetëm Nelson Mandela, kishte dalë në dhjetor dhe kishte kërkuar faljen nga presidenti Cyril Ramaphosa, por faktet e reja e shmangin tashmë këtë mundësi.

1 komente në “FOTOT: “Mbreti-kriminel” lirohet nga burgu, tenton të vrasë djalin që i ka zënë fronin”

  1. Plugu says:

    Mbreterit keshtu e kane.Vrasin vellezerit qe jane pretendet dhe mund t’i marin fronin .Kjo eshte teori e njohur ne stanin e mberterve mysliman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje