Në Holandë zhvillohet “ilaçi” i parë që neutralizon Covid-19

15 Mars 2020, 18:12Shëndeti TEMA

Një ekip prej dhjetë studiuesish nga Qendra Mjekësore “Erasmus” në Roterdam dhe Universitetin Utrecht thonë se, ata janë të parët në botë që kanë zbuluar një antitrup të aftë për të shkëputur një infeksion si Covid-19. Zbulimi mund të krijojë  në një ilaç antiviral dhe aftësinë që njerëzit të testojnë veten në shtëpi  për të parë nëse janë të infektuar.

Artikulli i tyre është në platformën online BioRxiv dhe po shikohet e studiohet edhe nga ekspertë të tjerë dhe nëse është një gjetje e duhur ata do ta postojnë tek revista më e madhe shkencore “Nature”.

“Këtu raportojmë një antitrup monoklonal njerëzor që neutralizon SARS-CoV-2 (dhe SARS-CoV)”, thonë studiuesit në plan-projektin e tyre.

Ata pretendojnë se antitrupi që ata gjetën “neutralizon” virusin, dhe “ofron mundësinë për të parandaluar ose trajtuar COVID-19 dhe ndoshta, edhe sëmundje të tjera që shfaqen në të ardhmen te njerëzit të shkaktuara nga grupi i viruseve respiratore.

“Me sa dimë, ky është antitrupi i parë që bllokon infeksionin. Të gjesh diçka të tillë është shumë e rrallë,” shpjeguan ekspertët.

Hulumtimi i tyre nuk do të çonte domosdoshmërish në një vaksinë, por përkundrazi një ilaç të ri që mund të përdoret për të trajtuar ata që janë të infektuar nga koronavirusi aktual. Ky medikament mund të zhvillohet shumë më shpejt sesa një vaksinë, por ekspertët janë shprehur se duhet disa muaj që të testohet.

“Tani ne po  përpiqemi të bashkëpunojmë me një kompani farmaceutike, e cila mund të prodhojë një  gjerësisht këtë ilaç,” tha profesori i biologjisë  Frank Grosveld

3 komente në “Në Holandë zhvillohet “ilaçi” i parë që neutralizon Covid-19”

  1. DuDu says:

    me teorite e konspiranteve i bie qe virusin e paska hedh Hollanda qe pastaj te shesi ilacin dhe te behet e pasurrrrrrrr

  2. Eshte nje lloj tjeter korona virusi says:

    Keto te dhena duket qe jane per SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) dhe jo COVID-19. SARS eshte nje korona virus qe shpertheu ne 2003, jo ky i tanishmi qe njihet si COVID-19.

  3. Luli says:

    Ata qe punojne bejne mrekulli. Ne presim nga qielli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje