Nga Uada Mema
Dëgjoj e lexoj rëndom statuse e lajme që falenderojnë e ngrenë lart në këto ditë figurën e mjekut, infermierëve, farmacistëve që janë në krye të detyrës dhe vërtetë e meritojnë, sidomos në nje vend si i yni që bën kaq pak për ta dhe shumicat i ka dëbuar dhe po i dëbon nga Shqipëria. Bravo për punën e palodhur!
Por në të njëjtën kohë nuk shoh të përmend dikush punën e palodhur të punonjësve të supermarketeve, të furrave te bukës, të telefonive celulare, të furnizuesve të mallrave, e të tj..
Kujtoni se ata nuk duan të rrinë në shtëpi e të ndihen të sigurt? Kujtoni se ata e kanë të lehtë kur njerëzit nga paniku vërshojnë e mbushin ambjentet e tyre të punës e jo vetëm që nuk respektojnë distancën, pajisjen me maska apo doreza, po ngjishen dhe mundohen të të marrin dhe radhën?
Janë marrë masa kudo, për të mbyllur lokalet, rrugët, po a ka marrë njeri masa që rregullat e mësipërme të zbatohen në vendet ku akoma janë të detyruar të punojnë në këtë situatë?
Vendosin transport publik për personelin mjekësor, po për gjithë punëtorët e tjerë që janë në krye të detyrës, si vallë supozohet të shkojnë ata në punë? A ka menduar ndokush për ta?
Dhe ja ku po ju them se ju të gjithë, njësoj si uniformat e bardha jeni heronjtë tanë në këto ditë! Faleminderit nga zemra për punën e palodhur!
E di që dhe ju keni frikë e nuk ndiheni të sigurt, por gjithsesi zgjoheni në mëngjes dhe lini pas merakun e shqetësimin për gjithë këtë situatë dhe dilni të punoni, disa të pajisur me maska e doreza e disa të tjerë jo.
Jo se nuk duan, por se nuk kanë mundur dot të sigurojnë të tilla. Dhe në mbrëmje përpara se të hyni në shtëpi, ndaloni një moment dhe luteni të mos jeni infektuar që të mos jua kaloni pjesëtarëve të tjerë të familjes.
Në këto ditë do të jepja çdo gjë, vetëm që të mund të ndërroja vendin me mamin tim!
You are a superëoman! Të dua pafund!
Ja ke fut kot more gazetar! Sipas teje jemi te gjithe heronj..Disa profesione o karabush e kane te deturuar te shkojnë ne pune dhe te kujdesena per te rjeret. E bejne sepse ashtu e ka edhe etika profesionale. Te tjeret I karabush nuk Jane te deturuar to shkojnë ne pune fare. Prandaj mos ia fut kot. Apo hajde te themi ndonje fjale te dukemi te zgjuar.