Reflekton Tit Vasili: Tani dua të shikoj vetëm pozitivisht për të mos ngarkuar më tepër situatën, jam i disponushëm për të ndihmuar

16 Mars 2020, 16:28Politika TEMA

Petrit Vasili duket se i ka lënë pas sulmet dhe thotë se tani do të shikojë vetëm pozitivisht.

Nënkryetari i LSI-së i cili ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë, deklaroi në një lidhje me studion e “Ditari” në A2 se lajmi i mirë është që pandemia “është thyer në Kinë” dhe shtoi se tendenca e saj në Ballkan është më e ulët, “gjë që na bën të mendojmë se do të kemi një dalje më të shpejtë dhe hamendësojmë se humbja e jetëve do të jetë minimale”.

“Qytetarët duan të dinë dy gjëra: sakrifica e pashembullt që po bëjnë se çfarë fundi do të ketë dhe përmirësimi është i afërt apo jo. Këtyre pyetjeve përpiqemi t’u japim përgjigjje, pasi përballja me një pandemi me shumë elementë të panjohur e imponon një analizë të tillë. 

Lajm i mirë është që është thyer epidemia në Kinë. 

E njëjta situatë edhe në Kore, pas një periudhe shumë të fortë, ka pasur edhe rënie të fortë të intensitetit të epidemisë. Edhe në Evropë do të ketë diçka të njëjtë. 

Gjithashtu, tendenca në Ballkan është më e ulët, gjë që na bën të mendojmë se do të kemi një dalje më të shpejtë dhe hamendësojmë se humbja e jetëve do të jetë minimale. Por, asnjë nga këto elementë nuk duhet të lejojë neglizhim të masave të marra”, theksoi nënkryetari i LSI-së.

Në lidhje me masat e qeverisë, Vasili tha: “Dua të shikoj vetëm pozitivisht për të mos ngarkuar më tepër situatën. Sa i takon momentit të marrjes së disa masave, kam vërejtjet e mia. Sepse thirrjet janë bërë më parë, ndërsa sot sugjerimi im është aktivizimi maksimal i gjithë strukturave parësore të shtetit në nivel republike, para se të kërkojmë solidaritet mjekësh dhe infermierësh”.

Kur u pyet nëse është i gatshëm të kontribuojë në këtë situatë, Vasili tha: “Prej shumë kohësh, edhe publikisht, kam dhënë disponibilitetin personal për të ndihmuar në këtë çështje. Kam bërë propozime shumë më përpara se sa të kishim raste në Shqipëri”.

10 komente në “Reflekton Tit Vasili: Tani dua të shikoj vetëm pozitivisht për të mos ngarkuar më tepër situatën, jam i disponushëm për të ndihmuar”

  1. rexha 10 says:

    PO ,PROPOZIMET PER TE BERE VETEM ANARSHI.MORE LLAFAZAN TI E DINE SHUME MIRE QE PER TI BERE NDERE PUNES QE KE I THONCIN ,NA RRIJE ME GOJE MBYLLUR.TANI QE RA KY VIRUSI QE E SOLLET JU SI SHPIRTEKAZEMQE JENI VETEM LLAPENI.

  2. Receta e popullit per Titin says:

    Ndihma me e madhe qe mund te besh eshte te mbash gojen te mbyllur. Asnje fjale fare. Merr fryme vetem me hunde. Kur te vjen per te ngrene mbyllu ne hale. Mos e pedor furcen e dhembeve se te subet te hash prape ne darke. Po bere kaq je teper i nderuar.

  3. Liku says:

    Tashi ku do mçifet CoVid19; 20; 32 etj etj etj

  4. Albani says:

    Peço Shkollëshumi: ????????????????

  5. vlora says:

    URA …….SHqiperia e para qe mposhti virusin .Me durim e kembengulje te mposhtim dhe SALIVIRUSIN,TRITANVIRUSIN,MANJANVIRUSIN e ndonje tjeter te parezikshem

  6. Zenelaj pas kodres says:

    Nese don te reabilitohesh o tit hajdut vasili dhe nese don te japesh nje ndihme konkrete te sygjeroj tre zgjidhje te dobishme per veten; e para duhet ti i pari personalisht te kthesh te gjitha parate qe ke pervetesuar nga tenderat kur ke qene minister i shendetesise, i drejtesise dhe gjitha ato qe ke marre nga kriminelet e mbare Shqiperise…. E dyta duhet t’i kerkosh falje ne gjunje te gjithe Shqiptareve per poshtersite qe i keni bere ti dhe klani lsi. E treta, duhet te zhdukesh e te mos shfaqesh kurre…. me ate fytyren tende te felliqur prej HAJDUTI dhe MAFIOZI qe ke. Persa i perket ndihmes si mjek, askush nuk ka nevoje per ty, sepse nje njeri qe vjedh e vret popullin e tij, nuk permban asnje fije humanizmi. Shqiperia ka plot mjek profesionist dhe do ja dali….

  7. Cili says:

    Doli ky koqja I Mones

  8. GAZETARJA says:

    Ndihma me e mire qe mund te japesh , eshte qe te mbyllesh Halen ! Dhe te rrish i mbyllur ne shtepi . Jam e sigurte qe kudo te shkosh do krijosh vete rremuje e anarshi . Ti nuk don , por eshte ne natyren tende ! Me vjen keq , por je nje peshtirosje ,me i neveritshem se virusi !

  9. Rroku says:

    Ndima me e madhe qe mund te japesh ti dhe ca te tjere,eshte:Te mos hash shume mut.

  10. Rafaeli says:

    Nuk na duhesh , ke mare fund , nuk je i afte per shendefsine , te iku koha , per tevjedhur po , per te ndihmuar jo , ska gje cte vjedhesh prandaj nuk ndihmon dot , ik e ha fara ljle dielli .
    Jo per gje , po dhe nuk do ndihmosh , por dhe kur te mbaroi gjith kjo katraure do dalesh si sanco pancua dhe do na hiqesh si shpetues i situates , duke e ditur te gjithe qe ti nje nje rot kari e gjysem , ik lai pjatat fallxhores , lerikoheasaj te shpetoj burat qe nuk u ngrihet kari , ja puna , do pune ? Fillo …. shko te fallxhorja ……lamash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje