Koronavirusi, Rama: Sot pasdite bisedë telefonike me presidenten e KE. Kjo luftë s'do të jetë e shkurtër, po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm

16 Mars 2020, 13:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bën me dije se sot pasdite do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

“Sot pasdite bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Më pas, në orën 18.30, do t’ju komunikoj mesazhin tim të drejtëpërdrejtë!

Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin fantastik dhe zbatimin mbresëlënës të rregullave të luftës, që me këtë unitet të fortë do ta përballojmë me patjetër!

Besim se gjithçka po bëjmë është gjëja e duhur, në çdo hap e çdo ditë dhe durim, durim, durim, sepse kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër dhe s’është gjëkundi një lojë kukamçefthi, ku po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm!

Ju siguroj të gjithëve se po punojmë ditë-natë për të mos lënë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin e për ekonominë familjare dhe kombëtare po ashtu!

Durim, durim, durim! frikë aspak, kujdes po! Do t’ia dalim edhe kësaj lufte medoemos!”- shkruan Rama. (TemA)

4 komente në “Koronavirusi, Rama: Sot pasdite bisedë telefonike me presidenten e KE. Kjo luftë s’do të jetë e shkurtër, po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm”

  1. Ilir says:

    Dy jave e pakta, pastaj kontroll STRIKT KUFIJVE.

  2. olimpia says:

    Rama te flase me Der Leyen dhe ti kerkoje para ,pasi asnje shtet perendimor nuk jep as edhe nje maske.Me keto para te kerkoje ndihmen e Kines te pakten per 200 aparate frymemarrjeje artificiale si dhe komplete mbrojtese per personelin shendetesor.Keto jane jetike per shpetimin e jeteve njerezore.Natyrisht duhet te garantoje edhe hapsirat ,por keto jane pune qe behen.Por krahas ketyre duhet te nderhyje per te ndihmuar njerezit e varfer,bizneset e vogla dhe kedo qe per aresye te bllokimit te veprimtarise ekonomike rrezikon falimentim.

  3. Edlira says:

    Kete qe po ben sot o Udheheqesi yne,
    duhej ta kishe bere te pakten 1 muaj me pare.Mbyllje shkollash,aktivitetesh,kufinjsh…etj,etj.

    Ne vend qe te merje masa rigoroze,na citoje theniet e Trumpit dhe thoje qe nuk eshte per tu pasur frike!
    Ma dai…dammi la mano????

    Duhet “te bjeri njehere femija ne pus”,pa te marim masa qe ta shpetojme nga rreziku ne shqiptaret.

    Strategji te mirefillta dhe te pershpejtuara per ta mbajtur rrezikun larg apo ne parametra te ulet na duhen tani e per te ardhmen.

    Kur behet fjale per jete apo vdekje, duhet vepruar qe kur i shohim “rete ne horizont” dhe jo kur na vjen uji deri tek kycet e kembeve si tani z.Kryeminister.
    Ahhh..Ma dai…dammi la mano???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje