Edi Rama më qetëson, ndryshe nga opozita- lugetër që kanë harruar me vdek. Sali Berisha, një mallkim

15 Mars 2020, 22:02Politika TEMA

Nga Kimete Berisha

1.Kur e dëgjova Boris Johnsonin dje me lehtësinë dhe qetësinë më të madhe kah i thotë popullit të tij: ‘Shumë prej të dashurve tuaj do të vdesin’, mbeta pa mend.

Sharlatan më të madh se ky, a mundet me pas njerëzimi.

Ti ke të drejtë të flasësh për ‘vdekjen’ tënde e jo të parashikosh vdekje masive dhe t’i shastisësh popullin e t’i kërcënosh me ‘vdekje të sigurt’.

Nuk e kuptoj çka kanë pëlqyer anglezët te ky beter i pashpirtë.

2.Kur e dëgjoj Edi Ramën se si flet me qetësi të madhe, se si hyn shtëpi me shtëpi me mesazhe të urta telefonike, më qetëson edhe mua.

Tregon anën njerëzore, humane të karakterit, nuk e ushqen frikën dhe i avyt njerëzit, nuk frikësohet para kohës, me paranoja dhe me parashikime apokaliptike.

Veç opozita e Shqipërisë janë do lugata (që kanë harru me ‘vdek’), do azraila që me padurim e presin vdekjen, por jo të veten, por vdekjen e të tjerëve. Sali Berisha ushqehet veç me lajme për vdekjen: ku-ku për të, çfarë mallkimi….

në vend se me qetësu rininë.

3.Kur e sheh qetësinë e Albin Kurtit, qetësohesh edhe vet.

Kryeministri Kurti thotë ‘Situata është stabile’, dhe kjo ndikon pozitivisht te populli.

Paramendojeni me pas Boris Johnsonin kryeministër…tash ish dasht me ja nis m’u hallashtis…

Faleminderit Zot që s’e kemi.

Ne kurrë s’kemi pasur prijës pa din e pa iman. Ne veç lakmia na ka devijuar, për shkak të varfërisë shekullore, se përndryshe njerëzia e solidariteti nuk na ka munguar kurrë.

Është shumë bukur që as opozita, Kadri Veseli, Ramushi e të tjerët deri tani nuk po përfitojnë nga situata, dhe nuk po e politizojnë rrezikun, përkundrazi Kadriu na qetëson kur thotë ‘Të gjithë jemi bashkë’.

4.Edhe takimi dje i Thaçit e Kurtit kishte efekt qetësues. Ne kemi dëshirë t’i shohim të flasin bashkë si kundërshtarë politikë e jo si armiq.

Se, s’jemi armiq.

5.Të rinjtë po frikësohen. Prandaj, lajmet duhet të jenë më të rralla, e jo bombardime sahat e dakik me lajme të ‘tepërta’.

Veç nekrofilëve që ushqehen me vdekjen, u konvenojnë lajme për vdekjen ende pa ndodh vdekja, si orrla rrinë mbi krytë e të sëmurve.

Nuk na nevojitet e vërteta që ndodh në krejt botën për ta tejkaluar frikën tonë.

E kemi frikën tonë dhe na tepron.

Ky është ai rasti kur themi ‘S’po du me ditë’, ose ‘Le të thonë çfarë të duan për mua-kryesorja unë mos me ndëgju’.

6.Lutu, se lutja është hyjnore. Mos e ushqe frikën se frika trashet prej ushqimi. Mos i jep me hëngër mendimeve negative, se ato s’dinë m’u ndal.

Në dorë të Zotit.

Beso. Beso si i marrë.

7.Dhe dëgjoji e përfilli urdhërat e qeverisë. Jemi me fat që e kemi një ministër si Vitia që punon pa pushu, dhe nuk e bën mizën buall.

Më erdhi mirë që së paku spoti i MSH me informata për kujdes nga koronavirusi, nuk ish bë me coverin e Bareshës, qysh e kemi zanat ?.

8.Lexo naj libër për dashni. Për shembull, për dashurinë e Talatit me Fitneten, se të jep ymyd mos helbete po gjindet naj ‘i dashuruar’ që nuk ndin për rrezikun e të hyn nga dritarja.

Hamamin t’hyn nga dritarja. Por ti mos u ndal tuj shpresu.

Sot e sheh ti kush të don e kush s’të don, që do të thotë askush ?.

9.Ikju këngëve të Leonard Cohen, Dren Abazi, Nick Cave dhe depresivëve të tjerë.

Dëgjo këngë antidepresive, që e kanë për bazë lumturinë, si për shembull ‘I feel good’ (James Broën), ‘Let’s go crazy’ (Prince), këngën ‘Happy’, të dy versionet: të Pharrell Ëilliams ose të Medës.

Kjo e Medës vlen për dashuritë platonike, për ata që e kanë dashninë larg.

Vajzave e grave ua preferoj këngën ‘You make me feel like a natural ëoman’, të Aretha Franklin, meqenëse do të dukemi natyrale (si mos më keq?), se s’kemi shtek që bëjmë dyzen e jardam tash në këtë kohë kur na pret kuzhina e na lshojnë shminkat.

P.S. Ndërroje temën.

Mos rri e mos chatirat me ata tipat që veç zi flasin, se ata të tillë janë edhe kur është puna mirë.

Mos u bë shumë i mençur (se sot mençuria është e padobishme), po mbaji ti një palë tespih n’dorë sa rrin badihava, se kanë efekt qetësues, dhe mbaje kryqin se kryqi ta kujton se dikë vuajtja e ka bërë të shenjë.

73 komente në “Edi Rama më qetëson, ndryshe nga opozita- lugetër që kanë harruar me vdek. Sali Berisha, një mallkim”

  1. naimi says:

    Shkrim I mencur e I bukur.

    1. Dyrrahu says:

      Po vertet shkrim per te menduar pozitivisht.
      Kimetja duhet te shkruaj edhe per taksen 100% qe nuk u hoq.

      1. ben says:

        Dyrrahu-pse te hiqet taksa? Kur do mesohemi te respektojme veten para se te kerkojme respect prej te huajve?
        Taksa do hiqet, kur Serbia te nderroje rrugen per sabotimin e Kosoves.

        1. Dyrrahu says:

          Besa e paskeni nje zbulim te madh.
          Kur jemi mesuar ne ta çlirojme veten e mos te predim e gezohemi qe po na çliron Amerika.
          Cila Amerike? Kjo Amerike qe tani lartemendja juaj pyetni kur do te mesohemi ta respektojme veten?
          Pyetje me budallice ka kohe qe nuk kam lexua.
          Moshen nuk ta di, por sipas ketyre qe thoni, buzequmesht qenkeni.

    2. Ilir says:

      Hajde moj Kimete c’na bone per vete! Bashkimin kombetar e ben me gjithe qejf njeriu… pa hajgare!

  2. ? says:

    Të lumtë moj çupë !

  3. J. Brown says:

    Nganjèherè Kimetja shkèlqen dhe sonte besoj se, mjaftè djem janè gati ti hidhen nga dritaria, sikur tè kenè mundèsi tè dalin nga karantina |

  4. gjithmone e kam vleresuar si Gazetare me nji diapazon te gjere ,
    por ky shkrim eshte vertet klas .
    Rrespekt …
    per ju Gazetaret e Kosoves ,vecanarishte ty Kimete ,Arbana qe i qendroni besnike
    misionit te gazetarit ,e guxoni me ja plas surratit politikes ,
    sepse kto te shqipnis s’guxojn me qit koken nalt tavolines se Shefit
    sepse e kan goje e zan ?

    1. Boris Rama says:

      Ky shkrim eshte shkrimi i nje injorante te paguar nje bythlepurese qe mendon se duke mashtruar e hequr ai kullerke qeteson njereIt! Ka nje ndryshim shume
      Te madh nga qasja angleE dhe qasja turko shqiptare! Boris johnson flet ashtu sepse ashtu eshte e verteta! Por ai i drejtohet nje populli me tru qe eshtebtamam si ai sepse fundja mryeministri eahte produkt i popullit te vet! Sigurisht ai tjote te verteten sepse siguriaht shume bga ne do te humbasinnjereIt e dashur dhe kjo ehate e vertete! Por polulli anglez eshte cool dhe nuk e mer me histeri mete lajm por si nje ainjl qe duhet te beje ceshte e mundur te kujdeset per veten sigurisht qe ne s e kemi dhe as do ta kemi nje kryeminister si Boeis sepse ne nukje mi dhe ndoshta do na duhet shume pune te jemk si populli anglez! Boris nuk u thote nglezeve lni duart spse une dhe zaho po i ljme sepse popullit anglez nuk ka cfare ti hyke ne pune emri i pjellve te kryeministrit! Boris nuk u thite angleZeve vishni maska te skaduara sepse nuk ju gjen gje por alokon buxhete liliarda euro. Boris nuk pushon nnga puna mjeke sepse yhone te verteten! Prandaj mjaft hapninsyte e kujdesuninper veten sepse ne dore te kesaj qeverie do marim
      Fund! Kesaj qeverie qe juve u thote lani duart e vete asnje qindsrke nuk i heq Kastratit E vilma nushit oer PPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPrat! Pra BOLL ME ME IDIOTESIRA DHE BOLL ME DUKE U BERE QEFIN VETES SA TE MIRE JEMI NE SHKEMBI HRANITIT BUZE ADRIATIKUR E SA TE KEQINJ E DEBILA JANE BITA MBARE! Hapninsyte mos i besoni qeverise dhe shifni burimenalternative te informacionit! HAJT SHIKIM TE MBARE NETFLIX

      1. TIRONA says:

        i vetequajturi boris rama,DMTH CORBE LLUPITES SHPELLAR I saLESHbisturiadocikaraxhic eshte nje gamor shpellar,qe nuk lahet kurre dhe MBAN ERE!

  5. Bardhyl says:

    Shume shkrim i bukur.Te lumte..

  6. Andi says:

    shkruaj ne shqipen standarte dhe jo me fjale turke, se shkruan per te gjithe shqiptaret

    1. Punetori says:

      O Andi,mos na caj trapin me keto “kritikat” e tua ! Kimetja din bukur mire me shkrujt shqipen standarte , bile edhe ca gjuhe te huaja se asht vajze me kulture dhe e shkolluar , por ajo shkruan keshtu qe ta lexojne e ta kuptojne edhe ata qe nuk kane bere shkolle te madhe si ty .

      1. Kimete per vete says:

        Kimetja eshte nje kare qe sdi me
        Lidh dy llafe!

    2. Denis says:

      Andi. Ajo qe ste duket shqipe standarte. Eshte gjuha e gjysherve dhe stergjyshve te tu. Gjuhe e cila eshte folur per qindra e qindra vite nder shqiptare. Dhe nuk eshte turqisht por osmanisht.Ajo qe ti e quan shqipe standarte eshte gjuha e krijuar ne 1972 dhe e futur me dhune nga injoranca komuniste. E kryesuar nga nje duhanshites si Enver Hoxha.Dhe aspak e pershtatshme per shumicen e popullsise.

      1. Arber says:

        Denis, edhe pse jam gegë dhe kete te folme te Kimetes e kuptoj , prapeseprape eshte me mire per shkruesin te shkruaje ne ate variant qe tashme e kuptojne te gjithe.
        Fundja, me mire te shkruaj ne variantin e vellezerve toske, sesa ate te sjelle nga pushtuesi (apo jo?). Me tosket e kam gjakun; me osmano-turqit jo (une, se per ty dyshoj!).
        Si mendon ti: me mire te thuash “ymyd”, apo “shprese” (qoftë edhe estetikisht)?

  7. albani nga tirana says:

    Kimete je bije e shqipes.

  8. Bureto says:

    Ah moj cucë! Unë të kuptoj shumë mirë, por druaj se kur të lexojnë, a të kuptojnë dhe ata në Korçë, Vlorë, në Berat e kudo në Shqipëri, por deshe, edhe në Shkodër e Kukës.

    1. Bureto ,

      REFEROJUNI SHKRIMIT TE KIMETES

      DHE BOLL U MORRET ME DICKA QE ASNJI SHQIPTARE
      S’JU ANKOHET

      UN JAME NGA JUGU DHE E KUPTOJ SHKELQYSHEM KIMETEN
      POR EDHE CDO SHQIPTARE TE KOSOVES !
      E DI CFAR ESHTE NE TE KUPTUARIT MES SHQIPTAREVE ?
      ESHTE ZEMRA -DESHIRA
      NE SE DO TE KUPTOSHE OSE JO
      DHE KJO KA TE BEJ ME ZEMREN DHE GJAKUN
      NQS JE SHQIPTARE –

      FALEMINDERIT EDHE NJIHER KIMETE
      SHKRUANI JU KOSOVARE PER SHQIPERI E KOSOVE
      SE KTO KTEJ NGA NE JANE TE GJITHA TOP BORDELLE

      1. Bureto says:

        I dashur @replikues!
        Mbrojtja e gjuhës standarte është mision patriotik, mbarë kombëtar. Kjo sidomos në komunikimin publik, e thënë kjo për gjithë intelektualët e të gjitha fushave, kudo dhe kurdoherë.

        1. Dakord Bureto ,

          ktu jam me ty .
          Sigurishte eshte Detyre e gjithe shqiptareve
          ruajtja dhe rrespektimi u Gjuhes Standarte .

  9. dardan says:

    Mendimet i ka te bukura po nuk di me u shpreh mire ne shqip. Duhet me e lexu çdo fjali me Google Translator ose me bo kurs turiqsht arabisht e serbisht me e marr vesh mire. Kane te drejte qe i perkasin nje kombi tjeter Kosovar me gjuhen e vet kosovarishte turkoserboarabishte.

    beter, avyt, hallashtis, din, iman, dakik, orrla, ymyd, helbete, hamam, shtek, jardam, shminka, chatirat, tespih, badihava

    1. Dan Dari says:

      Dardan leshi. Po s’kupton shko lexo tjeter gje e mosi bjer ne qafe Kimetes.

    2. meta says:

      O Dardan, e kuptoj që ke vështirë të kuptosh. Gazetarja di fortë mirë të shprehet e të shkruaj shqip, më mirë se unë dhe ti së bashku. Që ajo përdorë fjalë turke ( dhe jo vetëm turke por edhe angleze, p sh chat ose shmink të cilat janë shqipëzuar, fjalë serbe nuk ka) ka për qëllim të bëj shkrimin më tërheqës dhe të thumboj të folurit e përditëshëm. Ne nuk kem pas “luksin” të mbysim njëri-tjetërin për të përdorë fjalët shqip doemos, siq bëri xhaxhi me shokët, Por ne thumbonim njëri tjetërin me qëllim që të mos i përdorim.

      1. dardan says:

        Kimeten eshte per ta falenderuar qe eshte mundu shume me shkrujt shqip 80%, se me ket emer qe ka e nga ai vend qe vjen (Kosovo Polje) me me emer serbe apo turke boll mir e shkrujka gjuhen e huaj shqipe. Sa per ju patriotat e leshit qe vetem dini me shajt, juve sja u fut njeri pordhe ne goje se ça duhet me lexu e ça jo. Ky eshte portal i Shqiperise e ketu lexuesit duhet te lexojne vetem shqip. Turqit e serbet e Kosoves le te shkrujne e te lexojne ke Gazeta Express e Berat Buzhalloviqit. Hajt sallom e llokum e majtshi mbren.

    3. Mikel says:

      Vajza nuk ka bërë bukurshkrim, pavarsisht huazimeve 500 vjeçare trko mane, fjlë të cilave të gjithë ju a dimë kuptimin.
      Rëndesi ka:
      Ajo ka bërë një shkrim me ndjenja humane, Shqiptare, mbi të gjitha njerzore.

    4. Asd says:

      Nuk besoj qe kimete nuk di ta shkruaj shqipen pa keto fjale, por ajo ruan nje stil te saj. Edhe Mjeda shkruante ne dialekt, por vargjet jane perla.

  10. Lanabregesi says:

    Bravo Kimete,lugati Berisha ka 30 vet qe vret dhe ndjell zi,ishallah na e mer allahu dhe shpetojme njehere e mire.

    1. Miri says:

      Popullit duhet tja fusesh friken dhe mire bile se perndryshe merr prej se koti. Ne Itali per shembull po vdesin me mijera se njerezit nuk kishin frike dhe e perhapen virusin sidoms te rinjte.
      Tani me thuani ju zonje, kush eshte sharlatan?

  11. Qetesuesi melhem per plage says:

    Dihet ajo pune,
    Ka dhene mjafueshem prova duke qetesuar edhe shume gra te tjera para teje.

  12. Ardi says:

    Si xhaxhi Enver ke fol…nuk na duhen historinë e tjerëve se na qetëson kryeministri. Latë nam o njerëz. Shyqyr që të qetëson ty oj Kimete se kur vdesin me qindra në ditë në shtete me mjekësinë vite drite larg nesh, sinqerisht nuk fle dot rehat. Të rroni vetë se trurin e paska kap corona.

  13. GAZETARJA says:

    Mos ja kij gajlen Bureto , te gjithe e kane kuptuar vajzen . I lumte !

  14. Veterani says:

    Rrespekte ? ?

  15. Arber iliri says:

    Hajde moj Kimete
    Na bone per vete
    Hajde moj Kimete
    Na shkrive na trete
    Vaj vaj vaj
    Gishtat me kajmak.
    Nje kenge per ty moj Kimetja bukuroshe
    E meriton.Shendet e te mira.

    E

  16. Boris Johnson ? says:

    Ndryshimi midis nesh dhe perendimit eshte frika nga vdekja. Ne jemi te lebetitur nga vdekja. Rraca vikinge e pranon vdekjen si nje pjese te jetes. Prandaj Boris Johnson flet ashtu. Po ne si minjte me te shenjte te galaksise na duket cmenduri. Impulset e skllavit. Mbijetesa mbi te gjitha.

  17. Zagoriti says:

    Te lumte Kimete!

  18. Lisi says:

    URIME KIMETE. MUNDOHU TE KALOSH MA SHPESH KENDEJ DRINIT.

  19. Anti-turku says:

    oj Kimete quhet Emotional Intelligence

  20. Rolo says:

    Kimete si mendon moj e mjere se Boris Jonson ka mungese keshilltaresh apo shkencetaresh?! Se keto dy tanet na i ka lane Zoti ”ne” me te dyja dhuntite, me Te mencurit dhe ajka e shkencetareve. Te mjeret ne qe degjojme ato dhe Te lexojme ty!

  21. Todi says:

    Të lumta dora shëndet dhe lumturi të keni ngahera.
    Shumë e saktë një shkrim me mënd….
    Respekt për ju……

  22. Fatmir lohja says:

    Kimete bukur.Mendoj se me lehte do ta kalojme duke kenduar shqip,se ne gjuhe te huaj.

  23. ndeshkuesi says:

    Morali i ketij shkrimi
    Nje deleje po i hante melcite ujku. Delja per ti dhene kurajo vetes thote: “ishalla jam ne enderr”

  24. Titi says:

    PO KJO QIMETJA NGA NA DOLI TANI?SI DASHNORJA TAULANT BALLES KE FOL MOJ CUCE.

  25. Dashamiresi says:

    Shume mire ishte shkrimi per aq sa kuptova, por duhet te kujdeset qe te shkruaj nje shqipe me te paster sepse embelsia e fjaleve qe thote aty tingellon tamam. Nuk ndenja dot pa bere kritike?! Jo, s’e kisha aty qellimin, por i mora idene qe ka dhe nuk i shijova fjalet qe thote tamam.

  26. Yzi says:

    Je mbretëresh e shkrimëve të lumtë populli përkstësisht mocanikët e tu ta kanë lakmi po jo edhe dashuri lumë ajo shpi që hin ti-respekt.

  27. Petrit says:

    Ne te vertetë un nuk e kuptoj se si te qetson edi.
    Ne nje krize si kjo ku te gjithe k/ministrat e europes jane ne zyre dhe miratojne fonde ne ndihme te shtreses se varfer apo biznesit ky qetesuesi jot jep measzhe nga bunkeri i surrelit.
    K/ ministri i Italisë z. Conte doli dje pasdite ne konference per shtyp dhe foli per 25 miliard euro ne ndihme te punonjesve qe iu eshte bllokuar puna , ne ndihme te biznesit , ne ndihme te shendetsise dhe te emergjensave civile.
    Ketu ku un jetoj, e nderuar zonjushe , eshte mbyllur eshte mbyllur 99% e biznesit. Dhe mos harro qe te gjithe te punesuarit ne fund te muajt marrin rrogen e plotë.
    Po ky qetësusi yt ?
    Asgje !
    K/ ministri i kosoves Z. Kurti me çfare degjova sot lajmeroj shtyrjen e te gjitha pagesave perfshi ketu telefon, internet , ujë, drita deri ne fund te prillit.
    Po ky qetesusi yt ?
    Asgje!
    Prandaj ju lutemi shume lerini keta shkrime te shpifura ( pavaresisht se ju paguajne ).
    Lereni kete propagande te shpifur.
    Nuk eshte koha per mesazhe telefonike per larje duarsh.
    Nuk eshte koha per gjoba 5000 euroshe.
    Njerezit duan te jetojne.
    Dhe shteti eshte i detyruar qe t’ju siguroje minimumin jetik.
    Turp per ty.
    Turp per kete letren higjenike me mbishkrimin tema per kete propagande te shpifur qe po ben perdite.
    TURP TURP TURP

  28. Petrit says:

    Ne te vertetë un nuk e kuptoj se si te qetson edi.
    Ne nje krize si kjo ku te gjithe k/ministrat e europes jane ne zyre dhe miratojne fonde ne ndihme te shtreses se varfer apo biznesit ky qetesuesi jot jep measzhe nga bunkeri i surrelit.
    K/ ministri i Italisë z. Conte doli dje pasdite ne konference per shtyp dhe foli per 25 miliard euro ne ndihme te punonjesve qe iu eshte bllokuar puna , ne ndihme te biznesit , ne ndihme te shendetsise dhe te emergjensave civile.
    Ketu ku un jetoj, e nderuar zonjushe , eshte mbyllur eshte mbyllur 99% e biznesit. Dhe mos harro qe te gjithe te punesuarit ne fund te muajt marrin rrogen e plotë.
    Po ky qetësusi yt ?
    Asgje !
    K/ ministri i kosoves Z. Kurti me çfare degjova sot lajmeroj shtyrjen e te gjitha pagesave perfshi ketu telefon, internet , ujë, drita deri ne fund te prillit.
    Po ky qetesusi yt ?
    Asgje!
    Prandaj ju lutemi shume lerini keta shkrime te shpifura ( pavaresisht se ju paguajne ).
    Lereni kete propagande te shpifur.
    Nuk eshte koha per mesazhe telefonike per larje duarsh.
    Nuk eshte koha per gjoba 5000 euroshe.
    Njerezit duan te jetojne.
    Dhe shteti eshte i detyruar qe t’ju siguroje minimumin jetik.
    Turp per ty.
    Turp per kete letren higjenike me mbishkrimin tema per kete propagande te shpifur qe po ben perdite.
    TURP TURP TURP TURP TURP TURP
    Turipi ju ka mbululuar e nuk keni mundesi te shihni realitetin ku jetojne njerezit e varfer

  29. bk says:

    Me shume me pelqeu gjuha e mbrekullueshme qe perdor. Keto dialekte jane pasuri. Pyeta nje dite dy gra ne Shkoder per dicka dhe ato m’u pergjigjen ne ate gjuhen e tyre aq te bukur sa u shtanga. Kalofsh nje dite te bukur Kimete!

  30. Timi says:

    Bravo Kimete! Respekt! Respekt edhe per gjigandin e kombit Edu Rama!

  31. Dee says:

    Te lumte, mbiemri…………e..eeeeè.?

  32. Albina says:

    Kimetja ja tha po kujt ja tha, disa boris e disa anda si po shkrujn ktu, nuk po dun pozivitetin, po dun kush po lavdron partine. Me kshu injorantash kina t’bajm kudo ne jeten e perditeshme. Ku e gjejn tan at mllef, sa i thue tjetrit shnet, e ta mer per keq. Jane t’gatum me shejtanin brenda n’shpirt. Na ndihmofte zoti te taneve, i lumt dora Kimetes qi po shkrun mesazhe optimiste, se ma shum se sot , njerezve dhe vendeve, u duhet solidarizim.

  33. naim says:

    nje shkrim ekselent, pamvaresisht nga dialekti qe dhe kjo eshte nje vlere une jam kenaqur nga meszhi qe persjell dhe anaiza objektive , shpresoj te shkruan perseri.

  34. Dash says:

    Shkruaj si te ta doje shpirti se te kuptojme edhe ne nga Vlora……. Bravo vajze time.!!!

  35. Beni says:

    Pa lidhje .servilizëm i pavënd nuk ja vlen të nxirret .

  36. Sa shume qe jane shtuar says:

    Hahahahahaha!
    Kjo me te vertete te ben tia futesh vetes bam,bam,bam.
    Dhe sa shume qe e perkrahin!!!
    Ste mbetet gje tjeter vecse te qeshesh me Kimeten….hahahhahahahaha

  37. TIRANA says:

    Une qetesohem kur lexoj Kimeten!!

  38. I gjati ju Qeteson says:

    Edi te qetson moj goce,osht i omel.
    Ka qetsu shum goca , e dun shum grate,bile osht vetesakrifiku sa here per grate duke u detyru me i ndrru here pas here.
    Kurse Sala osht mallku me ndejt vec me nje gru , Edhe Luli ngaqe eshte lugat ka mbete me njecke.
    Sa bukur flet edhe per pajtimin megjithse Edin e shef si “qetsues ” e Opoziten Lugat ,kurse Salen Mallkim. Je shume Pajtuse vertete.
    Mbase e lexon Rama kte persijatje tenden dhe te fton ne bunker per qetsi dhe kushedi edhe te jep noj doze pajtim e ferkim e …..P

  39. Shkupi says:

    Te lumte per shkrimin qe edhe ti na qeteson zemrat dhe mos ja fut fare ketij Boris Rames se sipas shkrimit ai i han germat duke shkruar por ka ngene edhe koken e thate qe e paska..

  40. Nje qytetar says:

    Mesazhi qe percjell e ben te paperfilleshme edhe ndonje mangesi ne lidhje me dialektin ne te cilin shkruan.Shkrime te tilla jane te vyera.

  41. Migena Zena says:

    Bravo kimete, ke ber nje shkrim shum dinjitoz per situaten dhe je nje shkrimtare e shkolluar dhe e kulturuar.te falenderoj dhe ceshte e verteta kryeministri jone Edi Rama po ben te pamunduren per parandalimin dhe po menaxhon situaten ashtu si duhet.persoa te tjerave esh i vetmi kryeminister i shqiperise qe nje fryme pozitive per vendin dhe shqiptaret….

  42. Drini says:

    Bravo KImete, shkrim per te cilin kane nevoje shume njerez.Ta bejme shqiperine si Kosova ne drejtim te politikes.POlitikanet e Kosoves jane me te pergjegjshme se sa ata shqiptare

  43. Joni says:

    Ik moj idiote, pllasem femer, je adulte apo femije?!
    Mu neverriten kho turme gazetaresh, analistesh, artistesh kur mbirrin weverrine.
    Shqiperia blen miliona maska te skaduara dhe keta mburrin qeverrine.. e mburrin
    se Rama nuk kursehet( fale narsicizmit te tije ) te dale cdo 10 min ne tv , youtube e te derdellisi se sa na do se sa u merzit se si eshte Zaho , e sa… e si .
    Shko te psikiatri idiote femer.

  44. D. says:

    Dhe nje debile si kjo kishim mangut tani.
    Phy fare sklleverish.
    Kurre nuk behen qytetare njerez si kjo qelbesire dhe keta dele qe jane qorra e frikacake ne pace.

  45. Edi says:

    Kimete , po tishim nevoje per prift a Hoxhe … e dime rrugen per te kisha e xhamia… po te donim psikologe do gjenim ,nuk do sherbeheshim nga psikopate( Rama), duam nje Statman… kete nuk kemi.

  46. Vlonjati says:

    Bravo mero motra,,,
    Si nuk perton me kero shkrime e komente mor shkerdhate…
    Po lodhet njehere njeriu duke lepire bythe apo kjo e edvin anetës eshte e madhe dhe s’ke mbaruar akoma se lepiri… lëpij lëtyrë lëpij se kur te vije luli do gjesh nje metodë per t’ja lëpirë edhe atij…
    Enough!!!

  47. Astrit says:

    Astrit J.
    Ne jemi me fat per kete kryeminister.Edi Rama eshte me prejardhje fisnike,jo si Salih Rahmadan Berisha.
    Me Edin ne do e kalojme kete situate te rende te Corones.
    Po te ishin dallkauket Sali doktori rumpalle,Ilir,mortaja Kokemadhi (kryemadhi) apo Lulezime okllaia do ishte katastofe.

  48. Konjak says:

    C’dokush dhe te jap mendimin e tij ,;po kjo nuk do te thot te shkruajmw -RRoma per toma – . Z Kimete eshte munduar te falnderoje ata qe mundohen te japin mendimin e mire ,edhe ne kohe te veshtira . Pamvaresisht idene qe mbulon shkrimi , qe ne pergjithesi eshte pozitiv ,;mesazhi -eshte e domozdoshme te ndertohet ne gjuhen letrare ,pamvaresisht ndonje fjale te huazuar ,qe mund te futet per ilaritet ; apo per ta bere me interesant mesazhin . Megjithse nuk na prish pune – forma – , eshte – ideja – ajo qe na duhet perseshumti . Megjitheate kujdes te vecant duhet te tregojne -komentuesit – eshte kjo mase e madhe , qe tregon nivelin kulturor , moral e shpirteror te popullit . Te gjithe i njohin fjalet me intime ,e ato qe ne i quajm te pista –pra te pa perdorshme ne grup si dhe ne shkrime –. Tregoni ne shkrimet tuaj –virtytyn –,mos shprehni te keqen ,barbarine . Faleminderit .

    1. Edi says:

      O konjak o idiot,
      N’a fyen kjo zonje me idiotesine e saje… Rama eshte i vetmi kryeminister ae qeverris me fb.
      Sigurisht qe nxehemi nga monstrat “ [email protected] , tifozlleku n’a coi ne kete pike qe duartrokasim nje kryeminister qe blen maska te skaduara ne 2011

  49. rexha 10 says:

    AHE KETA NJERZE QE GJYKOJNE SHKRIMIN ,DHE JO FAKTIN,APO RALITETIN ,KANE MESUAR SI PUNA E GOMARIT TE NASTRADINIT.
    KEQE ME I DHONE UJE TE NGROHTE ,DHE KEQE ME I DHONE UJIN E FTOHTE.PRANDAJ E MIRA ESHTE QE TE FLASIN DHE MJAFTE.PROBLEMI ESHTE SE SI DUHET ME I SQARUAR TE AFERMIT E ATYRE PERSONAVE QE KANE HUMBUR JETEN NGA KY VIRUS.C’FERE PERGJIGJE I JAPIN KETA KOMENTATORE ME KETE GJUHE KAQE TE URRYER,A THUA SE E SOLLI KIMETIA VIRUSIN QE NJERZIT PO VDESIN.

  50. Shefi 55 says:

    Vete numri i madh i komenteve tregon sa i rendesishem eshte kjo analize e kesaj gazetareje.sa interes dhe sa veta ka gacmuar.Bravo te forte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje