A u vodh Covid-19 nga 2 spiunë kinezë në një laborator në Kanada?

15 Mars 2020, 19:00Politika TEMA

Mungesa ende e një përgjigjeje nga shkencëtarët mbi origjinën e koronavirusit i ka lënë vend shumë dyshimeve dhe lajmeve të rreme se ajo është përhapur nga laboratorët kinezë.

Një reportazh i televizionit publik kanadez CBC flet për një nga teoritë konspirative që është përhapur pas një lajmi të transmetuar në këtë media verën e kaluar, se dy shkencëtarë kinezë, këta që shihni në foto ishin dëbuar për arsye jo shumë të qarta nga laboratori kërkimor i sigurisë së lartë për viruset në Uinipeg, në jug të Kanadasë.

Në këtë laborator zhvillohen studime mbi COVID-19. Duke marrë shkas nga ky lajm, njerëz të famshëm me shumë ndjekës në rrjetet sociale, nisën të përhapnin dyshime, se shkencëtarët kineze kishin grabitur mostra të koronavirusit, për t’i çuar në laboratorin e ri të Uhanit në Kinë.

Në reportazhin e CBC është publikuar së fundi emri i shkencëtares kineze Zhiango Çu, me profesion mjeke virologe e cila prej 1996-ës kryen specializime në Kanada. Për të shuar dyshimet, hetuesit kanadezë thanë se Çu nuk ka dërguar asnjë mostër të koronavirusit në Kinë. Ata sqaruan se Çu dhe bashkëshorti ishin pjesë e një ekipi studiuesish, të cilët u nxorën jashtë laboratorit verën e kaluar për shkak se kishin anashkaluar disa rregulla.

Çu dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar 5 herë në vitet 2017-2018 drejt Uhanit, ku ndodhet laborator më i ri studimor për viruset e sigurisë së lartë në Kinë, me të cilin ata bashkëpunojnë. Ky fakt mesa duket ka ushqyer dyshuesit nëpër rrjete sociale, të cilat hetuesit kanadezë i hedhin poshtë.

Të gjitha shkëmbimet e njohurive me Kinën në këtë fushë, autoritetet kanadeze i kanë të regjistruara. Ata konfirmuan se Marsin e kaluar kanë dërguar në një laborator të ngjashëm në Pekin, mostra të viruseve si Ebola apo SARS.

3 komente në “A u vodh Covid-19 nga 2 spiunë kinezë në një laborator në Kanada?”

  1. nuk dua asnji kembet aziatiku ne vedin tim .
    ja okey (vec Japonezeve – per suschi -n Japonez ah– e di vet )

    por kinezet etj buoh .
    s’jam rraciste asnjiher me asnji ,

    por kta paskan nji stil komplet tjeter jete se Rest der Welt
    cfar nuk han kta pupupupupuuu
    pash ji emisio cfar kafshesh hanin
    gjasme te zgjedhura me erdhi shume pershtire

    kta e ben Boten te pasigurte sot

  2. WTF says:

    Winnepeg ne jug te Kanadas!? Merr atlasin e botes per shkollen tetvjecare dhe meso per gjeografin e Kanadas o tyc…LOL!

  3. Tomor Voda says:

    –Diikur, rreth viteve 70, nga disa studente e specialiste shqiptar kam ndegjuar, se KINEZET ISHIN TE TMERSHEM PER TE ”VJEDHUR” TEKNOLOGJIN E HUAJ DHE PER TA VENE NE ZBATIM NE VENDIN E TYRE.
    Ata tregonin , se kur ishin ne Bashkimin Sovjertik [Rusi] . Kina dergonte si studente per studime ne B.S te gjithe ata qe kishin mbaruar universitete ne Kine me vleresim te larte [ te cilet nuk e tregonin] .
    Ata ishin shume te vemenddshem e kureshtare per te mesuar gjithcka . Kur u binin ne dore skema ose kataloge per perdorim te brendshe, ose kur benin praktikat a punonin ne uzinat ruse prane makinerive te ndryshme Ata isjhin te organizuar si grup .qe SEJCILLI TE KOPJONTE APO FIKSONTE NE MENDJE NJE DETAJ APO PJESE SA DO E VOGEL . Mbasdite kur shkonin ne dhooma cfar kishin pare apo kopjuar gjate dites [pa rene ne sy te ruseve] i hidhnin ne nje skice a skeme te perbaskhet. Punonin me durim , edhe tere naten deri sa e kompletonin me synimin qe duhej , dhe me nje heree i nisnin per ne KIN.
    — Kurse studentet tane thoshin ata, as qe i afroheshin kesaj lloji pune . Ata mbasditen e shfrytesonin per aktivitete apo duke shetitur me NINAT, SHURJAT, MASHAT, SASHAT, LJUBAT , NATASHAT.. ……………..
    — PRANDAJ SOT KINA ESHTE ATJE KU ESHTE , kurse ne ISHIM E JEMI ATY KU JEMI. ……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje