Rama paralajmëron plan ekonomik për daljen nga situata: Është krizë humanitare, mesazh për ata që ankohen për gjobat

15 Mars 2020, 18:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi situatën që po kalojmë si krizë humanitare.

Kreu i qeverisë kërkon durim edhe disa ditë për të përgatitur planin ekonomik, pasi gjërat, thotë ai, bëhen hap pas hapi.

Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim! Na duhen edhe disa ditë, ju lutem durim! Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion! kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë“.

Një përgjigje, Edi Rama e ka edhe për ata që ankohen për masat e forta që parashikon Akti Normativ që u fut në fuqi për abuzuesit. “Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se gjobat nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij!

Sa për një shembull: shkeljet sot kanë qenë afër zeros! Të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjitha problemet e pasluftës!” shkruan Rama.

1 komente në “Rama paralajmëron plan ekonomik për daljen nga situata: Është krizë humanitare, mesazh për ata që ankohen për gjobat”

  1. Timonjeri me tepsi says:

    Kur flet per plan ekonomik ky tipi i timonit dhe i tepsise. Mbyllu ne surrel malukat mos dil me ky eshte plani me i mire ekonomikse po dole mendjen per te vjedh e ke, mer aty dhe Ben Qametin me ate luleshtrydhen mesoju pocerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje