Shqipëria, në karantinë! Harrohet ultimatumi i Metës për 15 Marsin për "pushtimin" e Parlamentit

15 Mars 2020, 19:52Politika TEMA

Situata në cilën është futur Shqipëria pas mbërritjes të koronavirus në vendin tonë e ka futur edhe politikën në karantinë. Aksioni politik i nisur nga presidenti ilir meta në 2 mars përmes pranverës kuq e zi me ultimatumin se më 15 mars do të hynte në parlament nëse do të votonin përsëri ligjin për gjyqtarët dhe prokurorë, ia kanë zënë vendin fotove sensibilizuese dhe mbështetëse për mjekët.

Ndërkohë që komisionet parlamentare dhe vetë parlamenti kanë ndërprerë punimet deputetët

Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho kanë shprehur gatishmërinë e tyre të kontribuojnë pas thirrjes nga ministria e shëndetësisë.

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama përmes video mesazheve ditore anoncon masat e qeverisë opozita ka qenë aktive duke bërë denoncime dhe propozime konkrete në adrese të qeverisë përmes komunikatave për shtyp. Dalja e fundit nga selia blu e kryedemokratit Basha ishte të mërkurën gjatë një konference për shtyp.

Paraditen e kësaj të diele përmes një mesazhi në facebook zoti basha thotë se Transparenca është e rëndësishme dhe thelbësore për t’u përballur me këtë gjendje të pazakontë. Kreu PD Basha ka kërkuar nga qeveria të ndërmarrë disa veprime të reja konkrete.

“Është urgjente dhe e rëndësishme blerja e menjëhershme e një sasie të mjaftueshme tamponësh me të cilët kryhen testet që saktësojnë nëse je apo jo bartës i COVID 19. Çdo vonesë në sigurimin e një numri më të madh tamponësh testimi do të na kushtojë shumë. Veç kësaj duhen krijuar ambjente të posaçme trajtimi për personat e prekur me COVID 19 edhe në qytete të tjera të vendit ku numri i të prekurve sa vjen e rritet. Të prekurit nga virusi nuk kanë pse të përplasen të gjithë në Tiranë kur mund tu krijohet mundësia të trajtohen në ambjente të ngritura në qendrat e qarqeve.

Në këtë situatë, qeveria duhet të marrë masa urgjente të ndihmojë me ushqime dhe detergjent familjet e varfra dhe ato në nevojë ekonomike. Çdo ditë që kalon e bën të vështirë dhe të pamundur që një pjesë e konsiderueshme e bashkëqytetarëve të përballojnë mbijetesën” thotë kreu PD.

4 komente në “Shqipëria, në karantinë! Harrohet ultimatumi i Metës për 15 Marsin për “pushtimin” e Parlamentit”

  1. Lona says:

    TALLU MERO TALLU ME VOJO AMERIKANIN NE KEMI HALLE TJETER TI NA NXJERE LIKE FLORIRIN

  2. Koba says:

    E ka ditur ky Delenxhi qe do te shpallej shume shpejt Karantina, po nga halli i duhet te luaj rolin e Trimit Katunar ,qe do te hedhe Gunen per te kaluar telat me Gjemba

  3. reputive says:

    e kishim harruat kete fytyre te qelbur, cfar na e nxorre ket surrat mut.

  4. ara don fare e monika don kar says:

    Une si nje simpatizant i lsi dhe personalish i Monikes
    ne zgjedhjet e tjera ?e monikes do i valvis ne tere shqiperin
    dhe do fitojme
    do ti dhurojme kesaj familje fitoren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje