Nga Enver Robelli
1. Rasti i parë i pacientit me koronavirus është shënuar më 1 dhjetor 2019 në qytetin kinez Vuhan.
2. Tek më 23 janar 2020 autoritetet kineze izoluan qytetin. Por deri në atë ditë së paku 5 milionë njerëz braktisën Vuhanin.
3. Tani qeveria kineze po aludon se virusi mund të ketë ardhur nga bota e jashtme. “Mund të ketë qenë ushtria amerikane, e cila e solli epideminë në Vuhan”, shkroi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian të enjten në kanalin e tij në Twitter. Ministria e Jashtme amerikane reagoi menjëherë, e ftoi ambasadorin kinez dhe i shprehu pakënaqësinë ndaj kësaj deklarate.
4. Në një konferencë për shtyp në fund të shkurtit epidemiologu Zhong Nanshan për herë të parë publikisht tha se nuk është shumë e qartë se prej nga vjen virusi.
5. Teoria e propagandistëve kinezë është kjo: virusin e ka sjellë ushtria amerikane në tetor gjatë Lojërave Botërore Ushtarake (Military World Games). Sipas kësaj logjike absurde i bie se virusi ka “fjetur” dy muaj për të shpërthyer në fillim të dhjetorit.
6. Tendenca për ta paraqitur virusin si diçka të ardhur nga jashtë në Kinë i shërben planit për të larguar vëmendjen e opinionit nga dështimet e qeverisë në luftimin e epidemisë. Një mjek që kishte alarmuar opinionin, u stigmatizua dhe vdiq nga pasojat e koronavirusit.
Biznesmeni Ren Zhiqiang ëhstë zhdukur pa gjurmë gjatë fundjavës. Së fundi ai në një ese kishte kritikuar menaxhimin e krizës nga presidenti Shi Xhinpin.
7. Në librin e tij “Rishpikja e diktaturës” gazetari dhe sinologu gjerman Kai Strittmatter, i cili mbi një dekadë ka raportuar nga Kina, shkruan se Republika Popullore po shndërrohet nga një diktaturë komuniste në një diktaturë digjitale, duke e shtrirë rrjetin e përgjimit deri në kufijtë e dinjitetit të njeriut dhe duke manipuluar kinezet dhe kinezët.
Libri i Strittmatter është botuar në gjermanisht dhe anglisht:
a) Die Neuerfindung der Diktatur: Wie China den digitalen Überwachungsstaat aufbaut und uns damit herausfordert
b) We have been harmonised: Life in China’s Surveillance State
Po ik mor Robell trapi, te pallofte Kina.. Ajo e menaxhoi situaten si duhej, po shiko armikun te porta, Italine qe po qelbet nga virusi…
Robell,Kina nuk ka nevoje te shpike diktaturen,ajo eshte nje diktature ,por nje diktature e perkrahur nga mbi 95 perind e popullit.Sepse midis demokracise indiane dhe diktatures kineze une do te preferoja kete te fundit.Nga 1979 deri ne 2019 Kina e ka cuar podhimin per fryme nga 400 d0llare ne vit ne 18000 dollare,nderkohe qe demokracite shqiptare kane ngecur ne 3000…4000 dollare per fryme…NUK RROHET VETEM ME DEMOKRACI ROBELL..Lereni politiken e madhe Robell,ate e bejne te medhenjte ,shiko hajdutet e Kosoves dhe Shqiperise ,biznes plus politike qe i trajtojne puntoret si skllever,natyrisht ne demokraci.AH HARROVA KINA DIKTATORIALE I DERGOI NDIHMA iTALISE DHE ATA FALENDERUAN ,NUK KRITIKUAN,NDERKOHE QE PERENDIMI I PASUR BLLOKOI EDHE MASKAT…
Xi, paske mesuar shqip?
Ca gazetash te tjera lexon? Se lavazhi trurit funksionoka mire fare….
Keto qe shkruan Robelli,jane pallavra.Kina po bene çeshte e mundur dhe po e mposht COVID 19, ky na thot mbroçkulla.Edhe nqs flitet se virusin e ka hedhur ushtria Amerikane,eshte e besueshme se Amerikanet i kane keto mundesi dhe i bejn ndaj kundershtarit sidomos ndaj nje shteti si Kina.
Ti je nje koqe kandari, Ato qe thote autori jane plotesisht te verteta. Hap pak me shume syte dhe shiko faktet.
Nuk ka nevoje Amerika per avokate dhe as per ushtare si Robelli sepse eshte e forte dhe ne bote sot ka me miliona vullnetare pa moral dhe dinjitet qe vihen ne sherbim te me te forteve. Apologjia qe Robelli i ben Amerikes eshte e p-adinjiteteshme dhe e panevojshme.
Or taj Rubell USA nuk e ka per here te pare qe perdor te tilla forma kriminale. Bota kurre nuk do te mundet me harrue se kur kjo fuqi kriminale botnore nuk po fitonte luften me Japonine i leshoi dy bomba automik, pasaoja e te cilave ndihen akoma. Boll me servilizmin dhe hipokrizine ndaj USA.
Kina meriton vertet respekt per zhvillimin ekonomik. I ka mjelur firmat perendimore qe donin krah te lire pune. Keto firma kane shenuar nje autogol gjigand. Por propaganda e Pekinit eshte po aq e felliqur sa edhe ajo e Moskes. Jemi ne kohen e “Luftes se sistemeve”. Kush do mbijetoje: demokracite perendimore apo sistemi ruso/kinez. Te pakten ne perendim nuk te ekzekutojne “çeçenet”, sic e ka zakon kremlini t’ua ngope çeçeneve gjithçka, po guxove te flasesh kunder qeverise. Sistemi gjyqesor eshte (relativisht) i drejte.
Rasti I pare u shfaq ne tetor. Dyshimet e e kinezve se mind te kete ardhur nga tregjet e lagura nuk qendron se personat skishin fare lidhje me ato. Po do ta gjejne kinezet o Robell. Nderkoh shume mjeke kinez do vijne ne Itali per keqmenaxhim e jo per ndihme.Shiko Iranian lere Kinen. Eshte gjunjezuar se sanksionet amerikane e kane bllokuar ate vend. Mos mbro nje terror shteteror ne emer te demokracise eshte e pakta injorance.Ste akuzon nje shtet pa prova e jo me pak Kina qe eshte shtet partiak
Shko thuaja ndonje politikani Zviceran keto perralla per diktaturen komuniste Kineze,jo qe te merr per te cmendur por lajmeron urgjencen per cmendine.
olimpia ke harruar te na kujtosh se ne Shqiperine e Anti Krishtit enver perkrahesit e diktatures se tij ishin 99.99.99.99.% ,kuku per mendet tuaja ,
aaa harrova ne Kore te veriut perkrahja eshte 100 % 100 njerez te semure ,flitni shume se pse nuk po ecen demokracia ne vendin tone ( me te drejte ) por kurr nuk flitni per shkakun, sepse nuk ju pelqen …. me gjithe se e dini shume mire. se. ky shkak dihet eshte njeriu yne i ri te cilin e pati krijuar enveri juaj i mallkuar