Shkencëtarët në të gjithë botën kanë punuar jashtë orarit për të zbuluar sa më shumë për Covid-19, megjithatë virusi mbetet një panjohur e madhe. Ende nuk e dimë me siguri nëse kjo është vetëm një krizë mjekësore, apo edhe një krizë e sistemit shëndëtësor
Gjithçka që mund të zbulojmë për koronavirusin ka po aq rëndësi sa gjithçka që mund të zbulojmë për fatkeqësitë natyrore. Tani është kuptuar gjerësisht se uria lind nga gabimet politike dhe shpërndarja e padrejtë e furnizimeve të bollshme ushqimore, jo sepse të korrat nuk prodhojnë shumë.
Ky është edhe konteksi i Covid-19: Ai është i patrajtueshëm, por shumë sisteme shëndetësore po përpiqen të gjejnë një trajtim efektiv. Megjithatë kjo bëhet gjithnjë e pamundur.
Mjekët në Itali e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të trajtuar raste të rënda, të tilla si përdorimi i ventilatorëve në njësitë e kujdesit intensiv. Por spitaleve u mungojnë shtretërit dhe pajisjet për të përballuar fluksin e pacientëve.
Italia nuk ka mjekë të mjaftueshëm as për t’u përpjekur të përballuar më shumë se 20 mijë pacientë me koronavirus. Pacientët e sëmurë vuajnë në korridoret spitalore për shkak të mungesës së shtretërve, pacientët që marrin shërim nxirren sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe të rraskapitur (dhe nganjëherë të sëmurë) mjekët dhe infermierët nuk mund të mbledhin as energjinë për të pritur të sëmurë të tjerë.
A është kjo krizë në sistemin shëndetësor rezultat i ashpërsisë së koronavirusit, apo i dështimeve afatgjata për të investuar në sistemin italian të kujdesit shëndetësor?
Italia mbetet ndër vendet e tjera të mëdha europiane në sigurimin e shtretërve spitalorë të kujdesit akut, me 2.62 shtretër për 1.000 banorë që nga viti 2016. Në Gjermani kjo shifer është 6.06 dhe në Francë dhe Holandë përkatësisht 3,15.
Si rezultat, autoritetet britanike kanë adoptuar një qëllim politik shumë specifik në qasjen e tyre ndaj Covid-19. Qëllimi nuk është të parandalojnë përhapjen e virusit nëpër popullatën e përgjithshme, që është një përfundim i pashmangshëm, por të përballojë nurmin e të infektuarve.
Sistemi shëndetësor britanik nuk është më i përgatitur se ai në Itali. Në dhjetor, vetëm 80% e pacientëve në dhomën e urgjencës u trajtuan brenda katër orësh nga mbërritja në spital. Këto dobësi në sistemet e kujdesit shëndetësor në Europë kërkojnë më shumë studim sesa mund të sigurojë një analizë gazetareske.
Megjithatë, disa gjëra mund të kuptohen qe në fillim. Si SHBA-ja ashtu edhe Italia janë më të varura nga financimi i drejtpërdrejtë i qeverisë për kujdesin shëndetësor sesa është Franca apo Gjermania.
Qeveria kishte dhënë 79% të shpenzimeve totale të kujdesit shëndetësor në SHBA në vitin 2017 dhe 74% në Itali. Gjermania dhe Franca të dy mbështeten në skemat e sigurimit të detyrueshëm shëndetësore dhe ndërhyrjeve qeveritare, por shpenzimet e plota të qeverisë arrijnë në vetëm 6% të shpenzimeve të përgjithshme shëndetësore në Gjermani dhe 5% në Francë.
Politikanë kanë marrë tashmë vendime që mund të vulosin fatin e përballimit të koronavirusit dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me karantinat ose kufizimet në udhëtime ose tubime të mëdha. Tanimë gjithçka është në dorën e mjekëve dhe sistemeve shëndetësore të çdo vendi./WSJ
Ne paskemi marre fund, pse nuk thua. Kur po falimenton sistemi shendetsor Britanik apo Italian, c`mund te beje sistemi yne i manget shendetsor
Prandaj rrini ne shpi pra Iliro… qe mos behemi per spital se skemi kushte. Rrini me mire ne shtepite tuaja ku i keni kushtet…
Ajo shifra 2 shtreter apo tre per 1000 banore me duket se eshte ekzagjeruese. Nuk mund ta besh karantine vendin qe te kete shtreter aq sa edhe banore ka. Duhet ta kuptojne , megjithese e kuptojne po keshtu e duan: pse shpikin arme per te vrare njeriun dhe nuk bejne kerkime se si te mbrojne jeten e tij? Pse dergojne miljona e miljarda leke ne stratosfere e nuk i perdoren per shendetin e jetes se njeriut ne toke?! Perse nje futbollist merr miljona e miljarda e nje mjek apo sherbetori i njeriut paguhet sa 0,1% e futbollistit apo dhe te tjereve qe bejne tallavara?! Pra shikoni se fajin e ka sistemi shoqeror; golbalizmi eshte vdekje prures per njerezimin. Jeta po e verteton se globalizimi do te ishte per njerezimin kur ne udheheqje te shteteve do te kishte njerez qe i perkushtohen atyre. I plasi bytha Trampit se u shkaterrua bota apo kujdo tjeter politikani qe i shkon ushqimi edhe sot me dron ne shtepi. Pra, duhet te mblidhen te mençurit ne qoftese u ka ngele pak mendje, te vendosin çfare do te bejne dhe te shporren ne Ferr keta politikanet e sotem, por aq poshte qendrojne dhe specialistet politikane te sotem se jane te pa zot ne specialitet qe merren me politik. Shembujt i keni ne Shqiperi: po specifikoj vetem nje: jo Saliun, por presidentin Ilir Meta; sa dite ka punuar specialist ekonomist ne qoftese e ka marre diplomen?! Po e shoqja , Monika sa dite ka punuar ekonomiste ne qoftese e ka marre diplomen?! Dhe vazhdo me te tjeret. Politka shkaterroi boten nepermjet sistemit shoqeror qe kane ndertuar. Kete pune duhet ta bejne te mençurit, njerezoret, te pergjegjshmit e te perkushtuarit per jeten. Eksperienca kete ka vertetuar. Prandaj, ne qoftese do shpetojme nga ky elimin qe i kanoset njerezimit per faj te ketyre njerzeve, duhet te ndryshojme rrjedhen e zhvillimit te tij dhe jetes.
Qe te mbytet sistemi yne shendetesor, rri ne shpi dhe mos dil rrugeve si karat e shumte qe ngroheshin ne diell sot te bulevardi.
undefined
Albania kaput vlla jemi me keq se Afrike prej te korruptuareve te poshter qe kan shkaterruar Shqiperine maskarenjt e poshter
Kjo fatkeqesi qe ka pllakosur njerezimin do te ndryshoje shume gjera;qendrimin ndaj natyres ,mjedisit ,shperndarjen e popullsise ,jo perqendrime te medha , shperndarjen e te ardhurave perafersisht te barabarta per pune te njejta , perparesi shendetit te popullates dhe pakesim i buxheteve per armatimet deri ne nivelet me te uleta !