Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur në vitin 1947 në Garnizonin Ushtarak të Përmetit, ku ushtar Mëhill Pëllumbi me origjinë nga fshati Gjuraj-Plan i Pultit të Dukagjinit, pasi bëri debate të ashpra dhe u konfliktua me komandantin e tij, lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 1945-së në fshatin e tij në Dukagjin, ku Forcat e Ndjekjes kishin vrarë Losh Kolën, një bashkëfshatarin e tij, Mëhilli nxorri pistoletën dhe vrau komandantin e tij, pasi ai e kërcënoi më pare, duke thënë se edhe ai duhej të kishte të njëjtin fat si Losh Kola.
Dëshmia e rrallë e Nikoll Pëllumbit, vëllait të Mëhillit, për ngjarjen e ndodhur në Garnizonin e Përmetit, ku pas vrasjes së komandantit të tij, Mëhilli qëlloi me granata duke vrarë dhe 12 oficerë të atij reparti që ishin në një stërvitje dhe më pas u largua në drejtim të fshatit Çarshovë, ku dhe u rrethua nga Forcat e Ndjekjes e mbeti i vrarë, pasi më parë kishte vrarë dhe tre ushtarakë të tjerë në shtëpinë ku mbahej i rrethuar. Hakmarrja e regjimit komunist ndaj familjes së Mëhill Pëllumbit, pas “kasaphanës” që ai bëri në repartin e Përmetit ku kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke i burgosur babanë e tij, Pëllumin, motrën Pashka edhe vëllanë, Prenushin, dhe duke i ekzekutuar të vëllanë tjetër, Markun, që kishte dalë në arrati pas ngjarjes së Mëhillit
Nga Dashnor Kaloçi
“Atë ditë janari të vitit 1945 që Mëhilli u nis nga shtëpia për të shkuar ushtar, nëna jonë, Dila, zuri të kjajë me ulurima, duke thënë se: ai djalë nuk kishte për t’u kthyer më i gjallë në shtëpi, pasi ai ishte i betuar kundër komunistëve dhe ata do ta vrisnin atë. Ajo parandjenjë e nënës m’u kujtua atë fillim gushti të vitit 1947-të, kur Kryetari i Këshillit të fshatit tonë, erdhi e na dha mandatën e vrasjes së Mëhillit, duke iu thënë prindërve tanë: ‘Djali juaj është vrarë duke luftuar kundër komunizmit dhe Pushtetit Popullor’. Që nga ajo ditë e deri në shëmbjen e regjimit komunist, familjen tonë e ndoqën vetëm ditë të zeza, me vrasje, burgime dhe internime. Ajo ngjarje u bë shkak që familjes sonë t’ja përmëndnin historinë e vëllait tonë, Mëhillit, “armikut të rrezikshëm” që kishte vrarë 15 ushtarakë në Garnizonin e Përmetit”. Dëshmon për herë të parë për Memorie.al Nikoll Pëllumb Pjetri, me origjinë nga fshati Gjuraj-Plan i Pultit të Dukagjinit, i cili rrëfen të gjithë historinë e familjes së tij dhe vëllait, Mëhillit, i cili në verën e vitit 1947, ishte autori i ngjarjes së bujshme që tronditi qeverinë komuniste të Tiranës.
Kush ishte Mëhill Pëllumbi, cila ishte e kaluara e familjes së tij dhe në ç’rrethana ndodhi ajo ngjarje e cila mbahet mënd nga banorët e fshatit Çarshovë të Përmetit?! Cila ishte zanafilla e debatit të nisur ndërmjet Mëhillit dhe komandantit të tij dhe ç’lidhje kishte ai oficer me ngjarjen që kishte ndodhur në vitin 1945 në fshatin e Mëhillit, ku kishte mbetur i vrarë një person tepër i njohur i quajtur Losh Kolaj (Gjuraj)? Përse fshatërt e Çarshovës ngulën këmbë që ai të varrosej në varrezat e fshatit të tyre dhe si u bë e mundur gjetja e eshtrave të tij pas më shumë se një gjysëm shekulli?
Familja Pëllumbi, kundër çdo qeverie
Mëhill Pëllumbi u lind në vitin 1920-të në fshatin Gjuraj-Plan të Pultit të Dukagjinit, prej nga është dhe origjina e asaj familje, dhe ai ishte fëmija i tretë i Pëllumb Pjetër Pëllumbit, nga tetë fëmijë që kishte ai. Lidhur me të kaluarën e asaj familje, më i vogli i djemëve të saj, Nikoll Pëllumbi, dëshmon: “Ne si familje jem kenë gjithëherë kundra çfardolloj qeverie që ka pas ky vënd, që nga koha e Monarkisë së Zogut e deri më tash. Nuk është se ne i kena ra kujt në qafë, përkundrazi të gjitha qeveritë që kan ardh e kan shkue, na kanë trazue vet të parët. Ngatërresat e familjes sonë kanë fillue që në kohën e Shkajut, kur pasi i kem luftue me armë në dorë, na i kanë djeg dy herë kullat. Po kështu ka ndodhë edhe me ardhjen e Zogut në fuqi, kur Vas Kiri me disa malsorë shkoi dhe i ra postës së Xhandarmërisë së Urës së Mesit në Shkodër. Pas asaj ngjarje, në shenjë hakmarrje, Zogu na çoi fuqina të mëdha xhandarësh që erdhën dhe na banë raprezalje, duke u vra me kushërinjtë e babës tonë. Nga ajo përplasje mbetën të vramë dy xhandarë, varret e të cilëve edhe sot e kësaj dite janë aty në vëndin e quajtur “Kodër Qershizë”. Që nga ajo kohë megjithëse Zogu nuk nga na ngacmoi ma, familja jonë njihej si antizogiste dhe nuk u pajtuem kurrë me të. Edhe me ardhjen e Italisë në vitin 1939, familja jonë nuk u përzie fare me Luftën, por kena shique hallin tone, me punu atë cop tokë dhe me hangër i copë bukë me nder. Po kështu edhe komunistët që filluen me dalë në skenë aty nga koha e Luftës, ne nuk i kena dashtë dhe partizanët nuk i kena pranue kurrë me bujtë në shtëpinë tonë. Ne si familje jem kenë të lidhë shumë me fenë katolike dhe jem brymos me një edukatë kristiane prej Padër Justin Rrotës, i cili ka shërbye si famullitar në fshatin tonë. Unë jam kenë shumë i vogël atëhere, por mbaj mënd prej prindërve dhe vëllezërve më të mëdhëj, që më kanë tregue se Padër Justini thoshte gjithëhere: “E keqja e këtij veni ka për t’i ardhë vetëm prej Moskovit”. Por më shumë prej të gjithëve nga shtëpia jonë, me bindjet antikomuniste, është kenë brymos vëllau, Mëhilli, i cili nuk ka pasë asnjë klasë shkollë dhe ka mësue shumë prej Padër Justinit”, kujton Nikoll Pëllumbi, lidhur me historinë e familjes së tij, e cila njihej si shtëpi rebele, që nuk i nënshtroheshin asnjë regjimi.
Debati i ushtar Mëhillit me komandantin
Pas mbarimit të Luftës në janarin e vitit 1945, kur u bë mobilizimi i parë ushtarak nga qeveria komuniste e sapoardhur në pushtet, Mëhill Pëllumbi, u thirr për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Lidhur me këtë dhe me ngjarjen e bujshme që ndodhi dy vjet më vonë në qytetin e Përmetiti, vëllai Nikoll Pëllumbi dëshmon: “Në atë kohë që Mëhilli iku nga shtëpia për të shku ushtar, unë nuk jam kenë ma shumë se katër vjeç e gjysëm, por i mbaj mënd shumë mirë të qarat e nanës për Mëhillin. Në fillim Mëhilli u mobilizue ushtar në Tiranë, e më pas e çuen në Korçë, e në fund në Përmet. Që nga dita që ai shkoi ushtar dhe deri në atë kohë që na erdhi lajmi në shtëpi për ngjarjen e tijna, ne si familje nuk kena pasë asnjë kontak me të. Ngjarja e Mëhillit ka ndodhë në fshatin Çarshovë të Përmetit ku ai ishte ushtar për së fundi, dhe zanafilla e sherit të tij, nisi pasi njeni nga oficerët që ai e kishte si komandant, ishte kenë në operacionet që kishin ba Forcat e Ndjekjes në fshatin tonë në vitin 1945, kur patën vra Losh Kolën (Gjurajn), që ishte i njoftun në të gjithë malësinë. Mëhilli sapo e mori vesh se komandanti i tij kishte marrë pjesë në vrasjen e Loshit, filloi debatin me të duke i thënë: ‘Shoku komandant, ti dhe shokët tu nuk keni ba burrni, sepse nuk vritet njeri për një copë hekur’. Mëhilli e kishte fjalën për Loshin që e kishin vrarë atëherë për një pistoletë që i kishin gjetë me vete. Pas kësaj, oficeri i tha Mëhillit: ‘Ti je verior dhe të gjithë ju veriorët jeni reaksionarë’. Pas atyne fjalëve, oficeri i’u drejtua ushtarëve të tjerë që ishin në rresht, duke u thënë: ‘Edhe këtij i duhet bërë si, patriotit të tij, Losh Kolës’. Mëhilli nuk e duroi dot më dhe iu kthye: ‘Komandant, dy shqiptarë janë tepër që të vriten për një copë hekur’. Pas fjalëve të Mëhillit, komandanti i tha: ‘Ju nuk jeni shqiptar, ju jeni fashista’. Këto fjalë të oficerit të tij, Mëhilli nuk mundi me i durue dot dhe në atë moment, duke nxjerrë revolen prej brezi, i ka thanë: ‘Me që unë nuk jam shqiptar, na m’i ‘i baj të fala Losh Kolës’ dhe ka shti disa herë në drejtim të komandantit, duke e lënë të vdekun në vend”, kujton Nikoll Pëllumbi, lidhur me vëllanë e tij, Mëhillin, që në gushtin e vitit 1947, vrau komandantin e tij në një repart të Korpusit të Përmetit, pas një sherri që nisi lidhur me një vrasje të bërë dy vjet më parë në fshatin Gjuraj të Pultit të Dukagjinit.
Vrasja e 15 oficerëve
Ç’ndodhi më vonë me ushtarin Mëhill Pëllumbi, pasi ai qëlloi dhe e la të vdekur në vënd komandantin e tij, pas debateve të ashpra që bënë me njëri-tjetrin? Lidhur me këtë, Nikolla dëshmon: “Pasi Mëhilli qëlloi duke vrarë komandantin e tij, të gjithë shokët e tij ushtarë që ishin të rreshtuar, shtangën dhe asnjeni prej tyne nuk bëri asnjë lëvizje në drejtim të tij, ndonëse ishin të gjithë të armatosur me pushkët në krah. Në ato momente që u dëgjuan krismat, një grup i madh oficerësh që ishin duke zhvilluar stërvitje teorike në një çadër aty pranë, dolën menjëherë përjashta dhe me armët në dorë i bënë thirrje Mëhillit që të dorzohej. Por Mëhilli, jo vetëm që nuk u dorzua, por në çast ai nxorri nga brezi dy-tre granata dore dhe ua hodhi menjëherë në drejtim të tyne. Aty u bë kasaphanë e vërtetë, pasi mbetën të vrarë pjesa më e madhe e oficerëve, reth 12 vetë, e disa të tjerë u plagosën. Pas kësaj Mëhilli ia dha vrapit duke dalë nga reparti e mori rrugën për në drejtim të fshatit Çarshovë. Kur ka mbërritur në atë fshat, ai nuk kishte më fuqi për me ec dhe u fut në një shtëpi ku banonte e vetëme një plakë e vjetër, pa njeri. Pas pak aty në atë shtëpi ai u rrethua nga forcat e shumta të ushtrisë që kishin filluar ndjekjen e tij që nga Përmeti. Ato kishin urdhër që ta kapnin të gjallë Mëhillin, por pozicioni i shtëpisë ishte i tillë, që ata e kishin të vështirë që ta bënin atë gjë dhe prej faktit se ai ishte i armatosur e qëllonte në të rrallë në drejtim të tyre. Ashtu me shkëmbime zjarri nga të dy palët, kanë vazhdue deri sa po zbardhte drita dhe nga të shtimet e Mëhillit, mbetën të vrarë dhe dy oficerë të tjerë që tentuan për me hy mbrenda nga dritaret. Pas vrasjes së tyne, forcat e ushtrisë morën urdhër që ta minonin shtëpinë, pasi po zbardhte drita dhe ajo ngjarje do të bënte bujë të madhe nga fshatarët që do e shihnin me sytë e tyne atë gjë. Pas atij urdhëni ata i vunë dinamitin shtëpisë dhe Mëhilli mbeti i vdekun nën rrënojat e saj. Kur janë futur ushtarët për të marrë kufomën e tij, thuhet se e kanë gjet me një plagë plumbi në kokë, pasi ai kishte vrarë veten. Pas vrasjes së tij, oficerët u dhanë urdhër disa fshatarëve që kufomën e tij ta groposnin diku në një vënd aty afër. Por fshatarët iu përgjigjën atyre se aty ishte zakon që nuk mund të varrosej njeri jashtë varrezave të fshatit, prandaj po të donin le ta merrnin vetë kufomën e tij dhe ta çonin ku të donin. Pas kësaj një nga oficerët iu tha: ‘Groposeni ku të doni atë kërmë’. Pas kësaj ata e morën trupin e Mëhillit dhe e varrosën diku në një cep të varrezave të fshatit të tyne, duke i vënë edhe një shenjë”, kujton Nikoll Pëllumbi, lidhur me ngjarjen e bujshme të vëllait të tij, Mëhillit, që mbeti i vrarë në fshatin Çarshovë të Përmetit, pasi kishte vrarë më parë plot 15 oficerë në repartin e tij.
Masakra mbi familjen Pëllumbi
Dy-tre ditë pas asaj ngjarje të bujshme që pati jehonë të madhe deri në Tiranë, ku krerët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes u thirrën në Qeveri, forcat e Sigurimit të Shtetit të nisura nga Dega e Brendshme e Shkodrës, mbërritën në fshatin Gjuraj, ku ishte shtëpia e Mëhill Pëllumbit. Lidhur me këtë, i vëllai i tij, Nikolla, dëshmon: “Lajmi-n e vrasjes së Mëhillit na e mësuem nga Kryetari i Këshillit të fshatit tonë, i cili erdhi e na dha mandatën, e pas tyne erdhën edhe forcat e Sigurimit nga Shkodra, të cillat pasi i vunë hekurat babës, e morën me vete. Pasi e mbajtën gjashtë muaj në hetuesi, babën e nxorrën në gjyq dhe i dhanë pafajësinë, duke e liruar nga salla e gjyqit. Kjo ndodhi pasi ai u shpreh: ‘Unë nuk mbaj përgjegjësi për atë çka ka bërë djali im, pasi që nga dita që ua kam dorzue ju, unë nuk kam pasë mundësinë me e taku asnjëherë’! Ndërkohë që u lirue baba, vëllai tjetër, Marku, (që në atë kohë nuk ishte më shumë se 17-18 vjeç) kishte hikë nga shtëpia e rrinte maleve dhe qeveria e shpalli person në kërkim. Në atë kohë Marku u bashkua me Lazër Palin e njerzit e tjerë të malit që ishin arratisë për arsye politike dhe ra disa herë në përpjekje me forcat e Sigurimit të Shtetit, të cilat mundën që ta arrestonin dy herë, dhe dy herë ai mundi që t’ju ikte atyne. Pasi kishte hyrë e dalë disa herë mrenda kufinit, më 26 dhjetor 1952, Marku u rrethua nga forcat e Degës së Mbrendëshme dhe mbeti i vrarë prej tyne në fshatin Gruemirë, ndërsa dy shokët e tij, Lazër Pali e Kol Leka, mundën që ta çanin rrethimin. Atë ditë që u vra Marku, forcat e Sigurimit mundën që të kapnin edhe vëllanë tjetër, Pretashin, (17-vjeçar) i cili ishte bashkë me Markun në arrati, kurse një kushëri i yni, Kol Gjoka, mundi të arratisej dhe iku në Jugosllavi dhe prej aty n’ Australi. Pas kapjes së Prenushit, forcat e Sigurimit erdhën në shtëpinë tonë dhe arrestuan edhe motrën, Pashkën, pasi ajo për një kohë të gjatë ishte ndjekur prej tyre, kur furnizonte me ushqime Markun e shokët e tij të malit. Atë ditë sapo morëm vesh vrasjen e Markut, unë dhe nana shkuam menjëherë aty, sepse vëndi i ngjarjes nuk ishte shumë larg prej vëndit ku banonim ne në atë kohë. Në varrimin e tij prej njerzëve të Sigurimit, jemi kenë prezent edhe unë me nanën, pasi na lejoi Kryetari i Këshillit, Dervish Meti (Hasanaj). Pak ditë më vonë, u bë edhe gjyqi i Pashkës e i Prenushit, të cilët i dënuan me akuzën “bashkëpunim dhe strehim krimilelësh”. Pashka u dënua dhjetë vjet, nga të cilat ajo bëri vetëm shtatë, kurse Prenushi u dënua pesë vjet dhe bëri vetëm tre”, kujton Nikoll Pëllumbi, lidhur me vrasjen e vëllait tjetër, Markut dhe burgosjen e Prenushit dhe Pashkës.
Zhvarrimi i Markut në 1959-ën dhe Mëhillit në 1993-in
Vrasja e vëllait tjetër, Markut, si dhe burgosja e Pashkës dhe Prenushit, ia shtuan edhe më shumë vuajtjet familjes së Pëllumb Pjetër Pëllumbit, të cilin komunistët e kishin shpallur “familje reaksionare” dhe e internonin vazhdimisht me gjithë fëmijët e tjerë që i kishin mbetur në shtëpi. Lidhur me këtë, Nikoll Pëllumbi tregon: “Që nga ngjarja e Mëhillit në 1947-ën, për familjen tonë pati vetëm ditë të zeza dhe na thoshin se edhe lopatën e kishim tepër. Por edhe pse në ato kushte, unë nuk i harroja kurrë dy vëllezërit që më ishin vrarë nga komunistët. Markut ia dija vëndin se kisha qenë vetë prezent kur ishte varrosur, ndërsa për Mëhillin nuk kisha asnjë të dhënë se ku preheshin eshtnat e tij. Aty nga viti 1959, me ndihmën e një mikut tonë (Islam Idrizit) që ishte përgjegjës i traktoristëve, unë munda që t’i çvarrosja fshehurazi eshtnat e Markut, dhe pasi i futa në një thes, udhëtova për gjithë natën dhe shkova e i vorrosa po fshehurzai në vorret e të parëve tanë në fshatin Gjuraj. Ndërsa eshtnat e vëllait tjetër, Mëhillit, mundëm që t’i gjenim vetëm në vitin 1993, falë dashamirësisë së banorëve të fshatit Çarshovë të Përmetit. Pavarsisht se në ç’rrethana kishte ndodhur vrasja e vëllait tonë, fshtarët e Çarshovës, jo vetëm që i kishin rujt ato, por na respektuan shumë duke na i bërë të gjitha nderet dhe e quanin Mëhillin trim të madh”, e përfundon rrëfimin e tij, Nikoll Pëllumbi, mbi historinë tragjike të familjes së tij, e cila u masakrua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, pas ngjarjes së bujshme të vitit 1947, kur i vëllai, Mëhilli, vrau 15 oficerë të Garnizonit të Përmetit.
Perse merreni me keta plehra qe si duhen kujt? Si mund te perkujtohen individe qe kane kryer vrasje te njerezve te pafajshem? A nuk e kemi denuar diktaturen komuniste per krimet qe ka bere ne 50 vite te sundimit komunist gjakatar ne venin tone? E pra, nese dikush nga keto Mehillat qe permenden ketu do kishte mundesi, do vriste me keq se sa vrau komunizmi. Kjo eshte nje rrace bastardesh e kriminelash qe nuk na duhet as pe i permendur dhe jo me ti japim vend neper gazeta.
Turp per gazeten TEMA qe boton te tilla plehra.
Kemi aq shume shembuj positive dhe njerez te mrekullueshem te dale nga populli yne si ne te kaluaren edhe sot. Shikoni se c’bejne mjeket tane ne keto dite qe ka plasur epidemia boterore e coronavirusit. Keta jane heronj qe duhet tu japim hapesira ne mediat tona te shkruara apo elektronike.
Duket si perralle ashtu si i kane zakon nga ato zona me i zmadhu gjanat.Thote se qe kur iku ushtar nuk kishin pas ma kontakt po ama di se ca ka fol oficeri me ushtarin ne debat.Flet sikur nuk ka bo krim duke vra dhe oficerat e tjere krejt pa faj pa respekt per jeten e shokve te vet.A prrall apo ca ishte kjo ai del se ishte krejt kriminel se kur je besimtar katolik je kunder krimit dhe je njeri paqesor.Injoranca ne kulmin e saj.
jam mednuar shume e shume here te shkruaj dhe une dicka ketu mbase dhe me gjere per rreth asaj cfare shkruhet e thuhet per regjimin e meparshem ne shqiperi- ate komunist.
se pari une kam lindur dhe jetuar ne ate periudhe per vitet me te shumta te jetes sime dhe e di, e njoh si ka qen ai regjim, mbase jo ne detaje – nuk kam punuar e as kam pase njerez te mi ne ate institucion –
lezoj puthuajse cdo dite per ” bemat ‘ qe njerez te ….. shumte i paska bere atije regjimi:
babai i nje shoku tim ( ko,unist ky ) ja pasak hedhe ne tavoline sekretarit te pare te rrethit teseren e partise dhe ka dale nag zyra e tije i nevrikosur pe politiken qe ndiqte partia…….. e cuditshme qe nuk ka bere asnje dite burg qe per gjera te tilla ne ate kohe kalbeshe brenda, dhe djali i tije ka qene komunist me vone….. Shume e veshtire te gelltitet kjo ge.
” xhaxhai im ka qene anti komunsit sepse rrinete me x dhe e degjonte te fliste keq kunder partise dhe Enverit”……..e padegjuar kjo.
” vellai im ka vrare 15 officere ne ate kohe ‘ dhe nuk ka bere asnje dite burg…….
” e kamin e tepelenes oficeret e sigurimit nuk na jepnin ushqim per dite te tera’…… njerezit, gra dhe femije vdisnin nga uria dhe sigurimi i varroste ata me traktore’………
etj etj etj etj.
cuditerisht keta qe shkruajne keshtu nuk flasin me emra, biles dhe kur i permendin , ata jane te vdekur.
personalisht njoh njerez te asaj kohe ” kulake ‘ qe sot shikojne punen e tyre, punojne dhe kane bere pasuri me djersrn r bsllit dhe as flasin e as hakerrehen.
ne jemi shqiptare dhe nuk ma do mendja qe dikush ta njohe ate qe i ka bere mekate familjes se tije – ta lere te iki nga kjo bote me nje – nuk hakmerremi –
mendoj qe asnje histori nuk duhet besuar ( biles dhe Tema )nuk duhet ta botoje nese nuk flitet me emra konkrete e me dokumente konkrete, ndryshe dhe nqs historia qe tregon eshte e vertete ajo ja PERNGJET RRENES.
tashti me cfare tregojne pjesa dermuese e shqiptareve del se vetem enveri paska qene komunist dhe askush tjeter. mendojeni pak kur del dhe nipi i hysni kapos- andi b dhe flet kunder komunizmit………..
e shikoni ku kemi arritur.
flmd te gjitheve
“
petrit-komenti yt me beri te mendoj se nga dalin te tere keto “trima” qe paskan “demtuar rende” regjimin komunist. Edhe vete e kam kaluar gjysmen e jetes nen ate regjim dhe keto qe degjoj sot me bejne e qesh. Sot edhe ata qe u futen neper burgje si hajdute apo kriminele ordinere, po na dalin si te persekutuar. Shprehjet:
“kam qene i persekutuar” me kujtojne Xeken e Beratit kur thote te njejten shprehje ne nje skec te tij ne menyre qesharake.
Per mendimin tim, te gjithe “trimat”, kundershtare te atij regjimi gjenden te pakten 1 meter nen toke. Keta qe mburren per “trimerite” qe gjoja paskan bere nen ate regjim, jane ca llafazane e genjeshtare patologjike. Ne te shumten e rasteve, keta kane qene sherbetoret e komunizmit qe kane kryer me zell punen e spijunit te njerezve te tyre, shokeve apo komshinjve. I tille p.sh. ka qene Sali Ram Berisha qe dihet se eshte akuzuar publikisht nga i ndjeri Hysen Shoshori (https://www.youtube.com/watch?v=XX-W4rJkbmY).
Po keshtu, para disa kohesh, pinjolli i Fahri Balliut deklaroi se “babai i tij” paska luftuar Nexhmije Hoxhen ne kohen e komunizmit.
Per individe qe e kane njohur Fahri Balliun, sic jam edhe une, e dime shume mire se Fahri Balliu ka qene njeri nga bythelepiresit me te medhenj te regjimit komunist. Eshte ky individ qe mbasi shkroi nje liber me levdata per udheheqesin e lavdishem Enver Hoxha dikur ne kohen e diktatures, beri edhe nje te tille per Berishen ne kohen e mender demokracise. Po te kishte qene kunder Nexhmijes, ky sharlatan do kishte perfunduar ne burg dhe jo te emerohej si gazetar ne gazeten “Bashkimi” sic u emerua mbas mbarimit te shkolles.
Kjo është një masakër e bërë nga një kafshë krimineli.Intervistoni edhe familjarët e personave të vrarë.
Uuuu, pika te rente o dashnor i askujt!
E tregoni edhe me mburrje pa le!
Po ai ka qene kriminel e kaluar kriminelit, mor derr! Ka vrare 15 bij nenash, ore qen!
Ju na beni hero, u rafte ne dere tragjedia e atyre nenave dhe ta provosh o Kaloc, c’do te thote dhimbje nene…
Aroganca e pushtetit hengri koken e komandantit dhe te kolegeve te tije, si mund ti thuash ushtarakut kemi vrare verioret kur dhe ata jane raza jote SHQIPTARE pavarsishte se donin a jo regjimin,ne ushtri jemi nje familje e madhe uniteti te mban te bashkuar dhe jo te besh dallime veri juge se i hap varin vetes dhe kombit,le te mprehen ne paqe viktimat ,armiqte dhe miqte e” komunizmit” te aso kohe.DHe ne kemi bere ushtrin me verior e jugor nuk kemi patur psikollogji ndarse diferencjale me kujtohen shoket ne VAHIN TE LEZHES ne 74 si KASTRIOT QALLIU ,KASTRIOT BANI GJON LLANAJ ,BASHKIM BOJA,NONDA SAVA,HAJRI LULJA,SPIRO DURI, CIM SHPUZA E CIM FLAKA ,e tjer.DHe shpresoje te jene te gjthe mire.
Psikopat ushtari, bole gazetari.
KY SOT QUHET TERORIST
Po ashtu edhe qeveria e atehershme.
Komunisteve ju rruajti bolet, por mori ne qafe 15 fukarenj, kafsha e shpelles.
Po ky paska qen i përgatitur. Ushtar dhe me pistolet dhe me granata. Po luften te shpia me ca e beri me pistolet.
Po luftonte komunizmin duke vrare 15 oficere ne ‘47-en ?!!
Kam pershtypjen qe as vete Enver Hoxha nuk e dinte si duhej te funksiononte komunizmi ne Shqiperi ne 47-en.
Dhe me e keqja akoma eshte qe me gjithe keto histori kriminelesh, vrasesish e agjentesh te sherbimeve te huaja “kundershtare politike” te sistemit, deri te ish kryeministri I vendit, I jepet gjithmone e me shume te drejte Enver Hoxhes per menyren si e menaxhoi pushtetin !!!
Perfundimisht do behemi, por jo tani !!
Presim edhe nja 50 vjet, se 30 kaluan.
VVVKKK!!!
atehere ju duhet te arestoheni sepse ke kryer ose keni ditur krimin pleher,te rencin eshtrat dhe mos e gezofsh jeten brez pas brezi
Po ta besh kte gje n amerik,t fusin n karrige elektrike.
T vrasesh oficerat e ushtris amerikane dhe t pordhnosh !?.
Si po pordhno ky maloku antishtet.
Malokt jan kojshi me serbt.
Serbt i njohin shqiptart nga tipa si ky maloku, Prandaj dhe kan qit ate fjalen e urt popullore serbe “nji shqiptar i vdek osht shqiptar i mir”..nenkuptohet “malok i vdek”..
Qe po ta aktualizonim do shpreheshim “Sala vec i vdek esht i mir”..
Ta paskan eth motrën malokët edhe ty!
Sa keq me vjen për tipa si ti?! Ne malokëva nuk na hyni në sy fare, prrandaj as nuk ju konsiderojmë fare! As në të mirë as në të keq.Nji fjalë e urtë në veri thotë: burrni prej poshtë (jugut), e shi prej nalt(veriut) nuk ka!
E kujt i duhet kjo histori e nje vrasesi?
Eshte pyetje per “Temen”.
Ore zoti Kaloçi! Ti qe ke mare mundimin te shkruash per kete ngajarje, ke kerkuar qe opinioni te denoje vepren e ketij Dukagjinasit si kriminel ordiner, apo e hujnizon aktin e tij me qe vrau 15 oficere pabesisht kur ata kryenin detyren ne mbrojtje te Atdheut ne kohen e sistemin komunist? Me siguri qe anon nga varianti i dyte: te meret ne mbrojtjje ky krimineli qe nuk ja vlen ti permendesh emrin pale te shkruhet per te siç po ben ti. Po pse kaq me mllef o burre i dheut,? Pse kaq me ligesi dhe me urrejtje edhe per njerez qe ketij nuk i kishin asnje faj? Po si mund te shkruhet per nje njeri idjot e i pa shkolle qe jo vetem ben nje kasapane me te vrare, por edhe per çfare?- per shkak se i ishte vrare prej regjimit komunoist nje fshatar i tij !!. Po sikur nder keta 15 te vraret te ishte ndonje prej njerezve te tu, si do ta quaje kete akt? Ke shpirt njeriu ti mor shejtan-njeri, apo hyn tek vampiret? Kur jane ekzekutuar ata qe ne vitet 50-te hodhen bombe tek ambasada ruse ne Tirane, Ti dhe shoket e tu, kini denuar regjimin pse e beri ate akt, edhe pse vendimet mire ose keq u moren me gjyq. Po ky qe ka vrare fare kote 15 oficera bij nenash ne detyre, vetem per pune fjale me komandantin e vet, edhe ky viktime paska shkuar? Cili eshte heroi ne kete histori te shkruar: dukagjinasi jot, apo 15 oficeret qe ishin ne detyre dhe vriten pabesisht prej ketij? Turp! Njeqind here turp per ty. I pa harruar kujtimi i 15 oficereve te vrare nga nje kriminel, qe fatkeqesisht ai paska qene pjese e teritorit te ketij vendi.
Te vriten ne menyre ordinere 15 oficera te Ushtrise Shqiptare, dhe te mos shkruhet asgja per kete rast, atehere per ç’ka duhet shkruajtur o komentues ? Ne fund te fundit ato ishin bije nanash qe benin detyren dhe punen e tyre, megjithese te gjithe i dime krimet qe ka ba ushtria e qeverise komuniste mbi popullaten civile.
Askush nuk e pregatiti ate ngjarje qe ndodhi ate dite ne ate repart ushtarak. Zanafilla e asaj ngjarje ka qene vete oficeri me personalitetin e tij fodull dhe kriminel. Mbas vrasjes se oficerit te pare, gjendja doli jasht kontrollit dhe ndodhi ajo qe ndodhi. Askush nuk donte te bante masaker, por ishte vete oficeri qe e ushqej te ndodh.
Autori qe vrau 15 oficere, patjeter qe asht kriminel, por edhe viktima e pare oficeri, nuk ishte ma pak.
Diçka m’ban pershtypje ne kete histori : Kaq te urryer ishin oficeret e ushtrise Shqiptare nga popullata civile, sa qe varrosen me rrespekt nje ushtare kriminel ?
Nuk dimë se çfarë të bëjmë me këtë histori, ta besojmë apo ta mos besojmë. Po mire komandantin e vrau se u tregua më i shpejtë dhe e nxori koburen më përpara nga ai. Ata dymbëdhjetë të tjerët që dëgjuan krismat nuk dinin të ruanin kokën e tyre dhe i dolën përpara këtij, ushtarët e armatosur qëndruan në rresht dhe nuk lëvizën nga vendi . Vajti tek shtëpia e asaj plakës aty vrau edhe dy të tjerë. Sa armatim paska pasur ky që ka pasur edhe shkëmbim zjarri ter natën. Kto gjëra edhe Rabua do të veshtirsohej që ti bënte. Dhe më e forta lanë fshataret e Carshoves që ta varrosin, kush ata që edhe babanë e tyre refuzonin nqs ai ishte kundër partisë. Këto janë përralla pa mbret se ato me mbret janë pak deri diku të besueshme.
Per mendimin tim nuk duhen botuar me shkrime te tilla provokues. Te vrasesh 15 oficere ma granata..?!!!?!… Dhe te trumbetohet ketu si nje akt “legjitim” kunder regjimit, eshte me te vertete nje çmenduri.
T’u dedikosh hapesira mediatike, intervista che vleresime njerzve te tille kriminele ne kuptimin e mirefillte te fjales,, eshte me te vertete skandaloze, t’u dedikosh komplimente edhe anetareve te familjes se kriminelit (qe duken te jene po aq kriminele sa ushtari vrases) eshte me te vertete jo vetem skandaloze por edhe e papranueshme.
Keta anetare te kesaj familjeje kriminele 100 %, na konsiderokan vetveten si “katolik”… Keta jane thjesht: KRIMINELE TE FELLIQUR !!! Kjo familje çnjerezore, pa atdhe, pa din e imam, nuk mund te jete katolike, kriminele te tille nuk besojne ne Zot, keta jane thjesht KRIMINELE !!
Shume shume shume mire ua ka bere “regjimi” qe i “persekutoi”… Keta funderrina meritonin nje fund tjeter : te vriteshin nen granata pra ne te njejten menyre siç ekzekutoi padrejtesiht i biri 15 oficere te pafajshem…. Bile habitem me “regjimin” qe i paskesha trajtuar me delikatese dhe humanizem,,, sepse keta monstra, keta perbindsha duhet te zhukeshin nga faqja e dheut…
Shkoka djali ne Ushtri te kryeje sherbimin ushtarak e na vritkat 15 njerez te pafajshem, dhe familja e vrasesit psikppat na pritka tufa me lule…
“Regjimi” ne kete rast na paskesha demostruar butesi e humanizem perkundrejt ketyra kafsheve!!! ….qe nderkohe duhet te meritonin plumbin ballit si krimineler psikopater!!!
Ky nuk paska qen reaksionar, por ky paska qene shpellar, i rritur me egersirat. Vetem ato nuk dine te seleksionojne kur bien ne pre’. E paska patur hake plumbin. Tani keto bisha po kerkoni t’ja impononi shoqerise si martire te demokracise!? Ju qofshi!
Ketij Kaloçit i paskan mbaruar historite dhe tani po na “mban” me perralla dimri!
Dhe muti i xhindosur
Me vrik u ngrit
Ndonese i rasur
Nga haleja doli
Deren e hapi
Dhe
Nga pragu saj
Krenarisht klithi:
Mut kam qene
E mut mbetem
Dot, nuk me hani.
Per keta lloj kriminelesh shkruan ti o dash byth qiri… je nje mut dhe kriminel edhe ti o felliqsire
MOS HARRONI MEHMET E FECORR SHEHUN EGERSIRAAAAA HAHAHAHAHAHAHA .KANE TALLUR BOLET ME SHPELLARET SI PUNA E VJESHTES.FECORRI UA FUSTE BURRAT NE BURG E DIHET PASTAJ.JANE NIPRIT TANE .MEHMETI PO DIHET CFARE U BERI.KU JANE SOTE KETA “TRIMAT E MALIT”???????APO JANE GJYQTARE E PROKURORE TE SAL HALE VICIDOLIT?????? I SHKRUAJ KETO RRESHTA PER KOMENTUESIN VJESHTA SE KISHTE NJE THENIE QE JA KA TREGUR NAN LOQJA.PO NANA I KA HARRU ME TREGO BABAXHANIN E ATYRE QE VIJNE NGA POSHTE HAHAHAHAHAH VJESHTA KU JE FUTUR BQ SHPELEEEEE?????
Q dash- nor .Q dosh- nor, Qenke koqe o kaqol …….
Ky artikull eshte me se i mjaftueshem per te te mos lexuar me shkrime me emrin tend .Sa prapa ke ngel ………Sa demode je………Jo vetem mer pare kor ……por me shume akoma me keto mendesi sdime se ku te te klasifikojme .
Edukata kristiane nuk thotë me e vra armikun tand, por me e dashtë. Dhe, meqë, e paska konsideru armik njërin nga oficerët, ç’faj i paskan pasë ato të tjerët? Sipas kanunit tuaj ju si familje keni edhe 12 gjaqe borxh. Shume lehtë ja keni hedhë.