“Virusi përhapet në dy faza”, mjeku epidemiolog: Shqipëria ndodhet pranë fazës së dytë

16 Mars 2020, 14:42Sociale TEMA

Mjeku epidemiolog Alban Ylli ka komentuar situatën e krijuar në vend, pas përhapjes së COVID-19.  Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, mjeku epidemiolog tha se përhapja e COVID-19 kalon në dy faza.

Faza e parë sipas tij dyfishon numrin e të infektuarve çdo pesë ditë, kurse faza e dytë thekson doktori rrit eksponencialisht në çdo dy apo tri ditë numrin e të infektuarve. Ai tha se shteti fqinj i Italisë dhe shumë vende të Evropës Perëndimore ndodhen aktualisht në fazën e dytë.

Sipas epidemiologut, Shqipëria ndodhet shumë pranë fazës së dytë, por ai beson fort në faktin se masat e aplikuara prej autoriteteve për distancimin social do të japin impakt pozitiv në uljen e kurbës së epidemisë.

Duhet të theksojmë se çdo epidemi në secilin vend ndjek linja karakteristike, por megjithatë ka diçka që i bashkon ato. Pas fazës së parë, ku rastet fillojnë të përhapen në popullatë me një ritëm, i cili dyfishohet çdo pesë ditë, vjen një fazë e dytë që quhet faza eksponenciale e epidemisë gjatë të cilës rastet dyfishohen çdo dy apo tri ditë. 

Pra, kjo është faza ku ndodhet sot Italia dhe shumica e vendeve të Evropës perëndimore. Shqipëria duket se është afër kësaj faze, por unë shpresoj që masat drastike të marra në vendin tonë për distancimin social kanë filluar në kohën e duhur dhe ndoshta ne do të kemi mundësi të shohim një qarkullim të ngadalësuar të virusit dhe zbutje të kurbës se epidemisë, nga njëra ana për të shpëtuar jetën e individëve dhe nga ana tjetër për të ulur stresin mbi sistemin shëndetësor”, tha ai.

Gjithashtu mjeku ka dhe një apel të fortë për të gjithë qytetarët, ku kërkon prej tyre respektimin me rigorozitet të të gjithë rregullave të caktuara nga autoritetet shtetërore

Është thelbësore për sot të zbatohen masat, sepse kjo do të bëjë të mundur që kurba e epidemisë në Shqipëri do të ndjekë një profil të ndryshëm nga ajo që vihet re në Itali“, shtoi ai.

11 komente në ““Virusi përhapet në dy faza”, mjeku epidemiolog: Shqipëria ndodhet pranë fazës së dytë”

  1. ??? says:

    Nuk ka vend per fjale te tjera!

    1. geg hyseni says:

      Sot keta mjek jane legjonaret tane, nen urdherat e te cileve duhet te perballemi dhe te fitojme betejen me qe na ka ardhur ne shtepite tona…Por ka dhe monstra si Arjan Ç(Q) eni, qe sot ne nje postim nuk linte gje pa share Edi Ramen, per masat e marra ne ket drejtim, mbasi i qenka prishur “Opinioni “ i tij i kurvellekut!!

  2. Rita says:

    KY ESHTE NJE SPECIALIST KOTI PER EPIDEMITE DHE SPECIALIZUAR MREKULLISHT PER PERVETESIM PROJEKTESH NEPERMJET TE CILAVE NE MENYRE ABUZIVE KA GRIRE PARE PA HESAP. ESHTE PJESE E USHTRISE SE PERFITUESVE QE DUHEN HETUAR PASI KA SHUME DOSJE TE MBYLLURA NGA INSTITUCIONET E KONTROLLIT . ..

  3. F.. noli says:

    Zot vere doren tek njerezit

  4. Lako Dejani says:

    Nuk ka shume rendesi kush eshte si njeri ky qe keshillon, se sa kane rendesi ato qe thote si mjek epidemiolog. Ky ose kjo “Rita”, po deshiroi le ti marare parasysh, po nuk deshi, eshte puna e tij ose e saj. Mbase ka deshire edhe te semuret vete, por halli mund te jete per ata qe ka afer vetes. Po ata çkusur kane me qe ky ose kjo “Rita” i shperfill kwshillat e mjekut ne fjale. Mbase do jete vete i tepert ne kete bote. E çuditeshme, ka ligesi ne shpirt edhe kur dikush jep nje shprese apo ngjall pak besim e optimizem per sa me pak deme prej ketij rreziku eventual.

  5. Piro says:

    Doktor, FLM. Dhe pune te mbare.

  6. La says:

    Shpjegimet e sakta te mjekut dhe urdherat e kryeministrit per mosperhapjen e virusit duhet t’i konsiderojne edhe drejtuesit e institucioneve financiare te cilet i mbajne punonjesit ne zyre duke mos pasur parasysh distancen mes tryezave te punes dhe komunikimin e punonjesve me njeri tjetrin.
    Ndofta duhen kontrolluar edhe keto e te kerkojne prej punonjesve te punojne ne shtepi se mund te shndrrohen ne vatra te perhapjes se covid 19 te punojnesit e tyre. Dhe atehere do te jete shume me keq per njerezit, institucionin dhe vete shoqerine.

  7. Sociologu says:

    Hajdut me Like floririn.
    Vish perparesen hajdut dhe ndihmo popullin.
    Lajmet I degjojme nga virologet europine.
    Mbase perendia te fal per mekatet dhe hajdutlleqet

  8. XHH says:

    Eshte cmenduri ne se njerzit behen te cmendur dhe nuk zbatojne nje per nje rregullat. Vetem shikoni cfare po ndoshe ne Itali dhe pastaj mendoni pak a ka te drejte qeveria me keto masa apo jo Mos degjoni Vasil idiotin se cfare flet qe nuk jep mesazhin e duhur por bene te kunderten

  9. Donalda says:

    Respekt per mjeket e ifernieret.
    Per Te gjithe dhe sanitarethttps://www.youtube.com/watch?v=69rb3pcCBAI&feature=share

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje