Koronavirusi: Qeveria do të lirojë hajdutët e mashtruesit nga burgu

17 Mars 2020, 22:30Kronika TEMA

Qeveria pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim që të ulë numrin e të burgosurve, si masë për parandalimin e koronavirusit.

Ministria e Drejtësisë u ka nisur një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të nxjerrin udhëzime për aplikimin e masave për dënime alternative.

Në kërkesë thuhet se nëpër burgje dhe paraburgim ndodhen rreth 5 200 persona, nga të cilët 2 600 janë të dënuar dhe 2 600 janë të paraburgosur.

Për sigurinë e tyre kujdesen rreth 4050 punonjës.

Ministria kërkon që për personat që janë nën hetim, të jepen vendime alternative. Dënimet alternative jepen për vepra të lehta penale, si vjedhja, mashtrimi, armëmbajtja pa leje apo aksidentet rrugore. Kështu, nga kjo kërkesë pritet që nga burgjet të dalin hajdutë, mashtrues apo persona të tjerë me precedentë penalë.

Veç të paraburgosurve, mund të lirohen edhe të dënuar për këto vepra e të tjera, për të cilat parashikohet dënimi alternativ.

Bëhet fjalë për të dënuar mbi 60 vjeç, apo që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët nuk kanë përfituar nga amnistia e miratuar së fundi në parlament.

Ministria u kërkon 3 institucioneve që të veprojnë në një kohë sa më të shpejtë, çka do të thotë se mjaft biznese që kanë ulur qepenat me urdhër të qeverisë, do të duhen të shqetësohen se një numër i konsiderueshëm hajdutësh do të jenë sërish të lirë.

11 komente në “Koronavirusi: Qeveria do të lirojë hajdutët e mashtruesit nga burgu”

  1. Spartakos Thraks says:

    Jo Edi!!!! Mos e bëj këtë gjë, nuk do ta dinë për nder. Përjashto ata që janë mbi 60 vjeç dhe ata që kanë bere shkelje të lehta penale, por jo vjedhësit, dhe trafikantët nuk ndryshojnë. Mos e bëj si e beri Cipras që i nxori dhe 60 % e tyre u arrestuan përsëri me të njëjtën vepër penale. Më mirë të lirohet një njeri i cili në nevra e sipër ka kryer një vrasje për çështje nderi,ai do ta dije për nder, sesa këta të tjerët. Bela do ti kesh ti si edhe gjithë njerëzit e ndershëm.

    1. Arjani Vankuver says:

      Kur e beri Cipra nuk kish virus covid- 19 , kurse tani ka , masat per lirimin e bejne sepse ata jane komplet te pambrojtur nga virusi . Cfaredo qe te kene bere , brenda kornizes se ligjit , nuk u takon te ekspizohen hapur ne virus , jete kane dhe ata si ty , si mua dhe atij tjetrin ……keshtu qe duhen izoluar e para se kane shkelur ligjin , dhe e dyta por duhet mbrojtur jeta e tyre , nese nuk i mbron dot jeten , i le te lire kaq e thjeshte eshte , sdo shum mend …..
      Me pak fjale dhe llogjike , kemi nje emerues te perbashket ” lirimin ” por arsye te ndryshme , dhe kete nuk e kupton ?? Cipra e beri per arsye ekonomike, kurse ketu per araye epidemie ne mase . Veprime te dyja te drejta me arsye te ndryshme , ligji eshte i perpikte , nese e perserit te njejtin faj , denohesh dyfish , dhe atehere nuk futesh ne te privilegjuarit e ligjit mbi daljen …….jane te qarta ligjet , sduan interpretimin tend prej kokboshi…….lexi me teper dhe fol e shkuaj me pak , kete ki parasysh ……
      Para se te besh kritika kryeminitrit , dhe ti japesh keshilla xhvishu nga idete nacionaliste qe te jane veshur syte dhe te kane helmuar shpirtin ………

  2. Shinjestra says:

    Apsolutisht nuk duhet te meret parasysh ky prpozim, se ata kane bere krime,prandaj jane arrestuar apo jane burgosur.Ata te vuajn denimin e tyre per krimet qe kane bere.

  3. C'a bohet says:

    Perse te mos lirohen nga burgu ushtaret hajdute dhe mashtrues, ku komandantet e tyre jane te lire dhe ne krye te shtetit, si Like Floriri, Krimineli Sali, bashkeautori i 21 Janarit Lul Basha, Shkerdheni, Mediu. Vasili-qia e Lesh e Lise etj etj etj.

  4. Loni says:

    Propozim idiot…ata ne karantine jane…..

  5. Ata qe do lirohen do shkojne prap ne burg pasi te vjedhin ne kete kohe kolere says:

    Kete gje beri edhe italia,por ata i paisen me ato paisjet elektronike qe i vodhi ylli manjani i monikes qe ka ngrene me te gjitha qeverite.
    Saliu qe eshte “denoncuar”nga dhjepudetet,ja hodhi edhe kete radhe..

  6. veliu says:

    E nese u hapet dera e burgut nga shteti ketyre hajduteve e shkeleseve
    te ligjit ato do i versulen perseri idivideve dhr privatit
    per te njejte. arsye
    Nuk ka as nje kuptim lirimi nga burgu i krimineleve,ku jane arsyet???
    Apo po ndjekim republiken islamike te iranit
    Nese ka vjdhe,nese ka vrapuar me makine dhe i marre jeten tjeterit,nese ka turturuar dhe ka rahur gruan nene efektin e droges dhe te alkolit si do lirohen
    Ata duhet te rrine brenda te izolohen fotr per veprat e tyre penale
    Ne po qendrojme te burgosur ne shtepi per arsye te virusit
    ju doni ti nxjerrni nga burgu ku jane ne fakt te izolur
    Ky eshte nje gabim qe do ta vuajm perseri ne populli thjeshte me veprimet e tyre se ju parin asgje nuk ju gjen
    Po i hapeni deren se keqes

  7. Qinani nga Pakistani says:

    Ka gallat me shqiptaret.
    Nderkoh qe “burgoset” gjith populli n karantin me urdher kryeministror po me propozim ministror lirohen t livadhisin t lir hahnat kriminelat shkerdhatat!
    Duhet me qen burgaxhi qe t jesh i lir n shqipni se po ishe njeri i nershem t myll shteti n karantin,po t jesh i myll n burg t nxjerr shteti t lir rrugve..
    Rroft krimi
    Posht neri
    I thojn ktij muhabeti..

  8. Kritiku says:

    Mos i nxirrni keqebersit nga burgu.Dalja masive e keqeberesve ne 1991-in nen preteksin e te denuarve “Politike” i solli vendit tone kete nam te keq qe kemi marre ne gjithe Europen.Mos vazhdoni me “politika sociale” per njerez jo sociale.

  9. Spartakos Thraks says:

    O zoti Kanadez. Cipra nuk e bëri për arsye ekonomike por për të liruar nga burgu ideologët e tij terorist e majtë jashtë parlamentare. Ata që kanë ekzekutuar Oficerë Amerikan, Britanik, politikan si dhe disa njerëz të thjeshtë. Bashkë me ta dolën edhe këta të tjerët që nuk lanë me shtëpi pa vjedhur, pleq e plaka pa masakruar që tu rrëmbejnë pensionin. Këtu është Ballkan dhe më duket se e ke harruar se këto lloj popujsh vetëm me kerbaç kuptojnë. Diçka tjetër që vura re, të gjithë komentuesit e tjerë kanë të njëjtin mendim që kam edhe unë bile disa akoma më të ashpër, se unë kam bere edhe një tolerim për një kategori njerëzish të dënuar. Apo mos ke ndonjë bashkpuntor në kategoritë që nuk përfshihen. Prandaj me thua nacionalist se po bëj dallim mes të burgosurve. Megjithatë nuk prish punë, është më mirë të jetë dikush nacionalist se të jetë anarkist. Se anarkisti nuk beson asgjekundi ska atdhe, shoqëri, familje por vetëm në rrumpalle.

  10. rrema says:

    Hajdutet dhe per ata qe jane kapur me arme pa leje ne asnje menyre nuk duhen liruar sepse atyre ju beni nder ndersa populli eshte ai qe del i humbur…. keta perseri njelloj do te veprojne se UJKU QIMEN E NDERON ZANATIN NUK E HARRON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje