FOTOT e rralla/ Dokumenti: Kur PPSH-ja mbante Pleniumin e 11–të për “shërbimin shëndetësor dhe higjenën”, pas epidemisë së kolerës në Itali dhe kufinjtë e Ballkanit

18 Mars 2020, 15:18Dossier TEMA
FOTOT e rralla/ Dokumenti: Kur PPSH-ja mbante Pleniumin e 11–të

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku bëhet fjalë për Pleniumin e 11 të Komitetit Qëndror të mbajtur në 26 janar të vitit 1971, ku midis të tjerash u muarr në analizë dhe u diskutua gjatë për raportin e pergatitur nga Byroja Politike e Komitetit Qëndror me temë: “Mbi gjendjen dhe masat që duhen marrë për të ngritur në një nivel më të lartë shërbimin shëndetësor, sidomos profilaksinë dhe higjenën”, mbajtur nga anëtari i Byrosë Politike dhe zv/kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, Adil Çarçani. I cili në fjalën e tij, pasi evidentoi “arritjet e mëdha që ishin bërë pas çlirimit me zhdukjen e disa sëmundjeve infektive si: malarja, sifilizi dhe turbekulozi, si dhe rritjen e mesatares së moshës e uljen e vdekshmërisë foshnjore, gjë e cila kishte ardhur në sajë të politikës së drejtë marksiste-leniniste të PPSH-së”, shtroi detyrat për të ardhmen, në mënyrë që të ngrihej në një nivel më të lartë shërbimi shëndetësor për mbrojtjen e shëndetit të popullit.

Edhe gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës para viteve ’90-të, udhëheqja e lartë e PPSH-së ngrinte me të madhe problemin e higjenës dhe masave që duheshin marrë për rritjen në nivele më të larta të shërbimit shëndetësor dhe profilaksinë për parandalimin e sëmundjeve, sidomos ato ngjitëse si: malarja, sifilizi dhe turbekulozi, për të cilat thuhej që: “para çlirimit, bënin kërdinë”.

Një nga ato mbledhje të Komitetit Qëndror të PPSH-së ku u ngrit me të madhe dhe u diskutua gjatë problemi i shërbimit shëndetësor dhe higjena e popullsisë, ishte dhe Pleniumi i 11-të i mbajtur me datën 26 janar të vitit 1971, ku raportin me temë: “Mbi gjendjen dhe masat që duhen marrë për të ngritur në një nivel më të lartë shërbimin shëndetësor, sidomos profilaksinë dhe higjienën”, e mbajti anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të RPSH, Adil Çarçani. Nuk dihet me saktësi nëse ka qenë i planifikura më parë trajtimi i temës në fjalë për “rritjen e nivelit të shërbimit shëndetësor dhe higjenën e profilaksinë”, apo ajo ka ardhur si rezultat i gjëndjes në të cilën ndodheshin disa shtete të Europës asokohe, për shkak të epidemisë së Kolerës që kishte rënë, ku epiqendra e saj ishte në Odesa të Bashkimit Sovjetik, ku ajo pati një shpërthim të madh.

Thuhej se ajo sëmundje e quajtur “El Tor” e cila startoi “Pandeminë e shtatë të kolerës”, fillimisht u hap në Indonezi në vitin 1961 dhe më pas ajo u përhap në Bangladesh ku vazhdoi deri në vitin 1963, për të kaluar nga aty në Indi në vitin 1964 dhe nën efektin “domino” ajo u përhap edhe në Bashkimin Sovjetik në vitin 1966. Kulmi i asaj epidemie arriti me shpërthimin që ajo pati në Odesa në korrikun e vitit 1970-të dhe në Baku në vitin 1972, por që Moska zyrtare e asaj kohe e mbajti të fshehtë, ashtu siç ndodhte rëndom me të gjitha vëndet e Lindjes Komuniste. Në fillimin e viteve ’70-të, ajo epidemi pasi kishte pasur disa shpërthime në Japoni dhe vëndet e Paqësorit jugor, ishte përhapur deri në Afrikën e Veriut, dhe prej aty arriti edhe në Itali në vitin 1973. Në vitin 1971, numri i rastëve të raportuara në të gjithë botën, thuhej se kapi shifrën 155 mijë.

Nisur nga kjo situatë në të cilën ndodheshin një pjesë e vëndeve të botës, ku dhe Shqipëria rrezikohej pasi ishte rrethuar nga lindja prej BRSS-së dhe perëndimi nga Italia, me shumë gjasa ajo gjë është diskutuar edhe në Pleniumin e datës 26 janr të vitit 1971.

Lidhur me atë se çfarë thuhej në atë raport të mbajtur në atë Plenium, për gjëndjen e shërbimit shëndetësor në Shqipëri si dhe masat që duhet të merreshin për të ardhmen, na njeh dokumenti në fjalë që Memorie.al po e publikon të plotë dhe pa asnjë shkurtim.

              VENDIM I PLENUMIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH

MBI GJENDJEN DHE MASAT QE DUHEN MARRE, PER TE NGRITUR NE NJE NIVEL ME TE LARTE SHERBIMIN SHENDETESOR SIDOMOS PROFILAKSINE DHE HIGJENEN

26 janar 1971

Plenumi i 11-të i Komitetit Qendror të PPSH, i mbledhur më 25-26 janar 1971, pasi dëgjoi dhe diskutoi raportin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror «Mbi gjendjen dhe masat që duhen marrë për të ngritur në një nivel më të lartë shërbimin shëndetësor, sidomos profilaksinë dhe higjienën», mbajtur nga anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të RPSH, shoku Adil Çarçani, Vërejti:

Gjatë këtyre 26 vjetëve të pushtetit popullor janë arritur suksese të mëdha në fushën e mbrojtjes dhe të forcimit të shëndetit të popullit. Sot jeta mesatare e popullsisë ka arritur 68 vjet, nga 38 që ishte para çlirimit; malarja, sifilisi, që në të kaluarën sfilitnin masat e gjera punonjëse, janë zhdukur përfundimisht, sa tuberkulozi e sëmundje të tjera që ishin shumë të përhapura, sot janë kufizuar mjaft. Vdekjet për një mijë banorë te ne, kanë arritur në nivelet më të ulëta që njihen në Evropë, ndërsa rritja natyrore e popullsisë është nga më të lartat. Të gjitha këto, midis të tjerave, dëshmojnë për politikën e drejtë marksiste-leniniste të Partisë, për përpjekjet e mëdha të masave të gjera të popullit dhe për punën e palodhur e të ndërgjegjshme të punonjësve të shëndetësisë, si të drejtë të rëndësisë së masave profilaktike, si baza për forcimin dhe për mbrojtjen e shëndetit të popullit. Mënyra e jetesës dhe kushtet e punës, sidomos në disa fshatra, nuk u përgjigjen kërkesave higjieno-sanitare. Ka akoma një kujdes të pamjaftueshëm për problemet e nënës e të fëmijës dhe vdekjet e fëmijëve të moshës 0-1 vjeç, në disa zona janë akoma të larta. Në mjaft institucione shëndetësore të profilaksisë e të mjekimit, organizimi i punës dhe niveli i shërbimit shëndetësor nuk janë në lartësinë e duhur. Për të ngritur në një nivel më të lartë luftën për mbrojtjen dhe për forcimin e shëndetit të popullit, Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, në çështjen e mbrojtjes dhe të forcimit të shëndetit të popullit, se ka akoma të meta.

Vendosi:

TË VLERËSOHET DHE TË NGRIHET NË NJË NIVEL MË TË LARTË PUNA PROFILAKTIKE PËR MBROJTJEN E PËR FORCIMIN E SHËNDETIT TË POPULLIT

 Problemet e mbrojtjes dhe të forcimit të shëndetit të popullit kanë një karakter të rëndësishëm shoqëror e politik dhe zgjidhja me sukses e tyre kërkon një mobilizim e punë të organizuar në të gjitha drejtimet. Eshtë e nevojshme të kuptohet thellë politikisht dhe shkencërisht nga të gjithë, e në radhë të parë nga punonjësit e shëndetësisë, orientimi profilaktik që Partia i ka dhënë shëndetësisë, i cili kombinon më së miri përsosjen e shërbimit shëndetësor dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë shkencor, me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të masave në mbrojtjen e në forcimin e shëndetit të popullit, që gjithsecili të interesohet për shëndetin e tij, për shëndetin e familjes së tij, për shëndetin e shoqërisë. Prandaj organizatat e Partisë dhe ato të masave, organet ekonomike e shtetërore dhe në veçanti punonjësit e shëndetësisë duhet të zhvillojnë një punë më të gjerë edukative e propagandistike me masat punonjëse për vlerësimin e plotë e të gjithanshëm të masave profilaktike në mbrojtjen e shëndetit, për kalitjen e vazhdueshme fizike të masave, për përmirësimin e mëtejshëm të mënyrës së jetesës e të kushteve të punës, në luftë të papajtueshme me konceptet e me zakonet prapanike kudo, e veçanërisht në fshat.

Në kuadrin e profilaksisë një kujdes i veçantë të tregohet për higjienën personale e për atë kolektive. Puna propagandistike dhe edukative të rrënjosë thellë në ndërgjegjen e njerëzve dashurinë për higjienën e pastërtinë dhe të krijojë një atmosferë të papajtueshme me çdo shfaqje papastërtie e shkelje të rregullave higjieno-sanitare. Në këtë drejtim, vënia plotësisht në shfrytëzim dhe frekuentimi i rregullt i objekteve të ngritura në kooperativat bujqësore si banja, lavanteri, marrja e masave të tjera për përmirësimin e kushteve të banimit dhe lufta kundër çdo burimi infeksioni, përbëjnë sot disa prej detyrave më të ngutshme për punonjësit e shëndetësisë, për organet e organizatat e Partisë dhe të masave, për organet e pushtetit e të ekonomisë, sidomos në fshat.

Në qendrat e punës e të prodhimit, një kujdes më i madh t’u kushtohet higjienës së punës dhe masave profilaktike për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. Me aksione të vetë punonjësve të këtyre qendrave, duke u mbështetur kryesisht në forcat e veta, të merren masa për përmirësimin e ambienteve të punës, për ajrosjen dhe ndriçimin e mirë të tyre, si dhe për uljen e ndikimeve të dëmshme të proceseve teknologjike që sjellin rritjen e paaftësisë së përkohshme në punë. Institucionet shëndetësore dhe vetë Ministria e Shëndetësisë të bëjnë studime të veçanta që lidhen me një sërë sëmundjesh profesionale, si sëmundjet e mushkërive, të lëkurës, të veshkave. etj., të shkaktuara nga pluhuri e nga substancat kimike dhe të dalin me konkluzione shkencore e me masa konkrete që duhen marrë në këtë drejtim për përmirësimin e gjendjes.

Organet dhe institucionet e shëndetësisë në qendër e në rrethe t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe luftës kundër një sërë sëmundjesh që ndeshen më dendur si sëmundjet e aparatit tretës, sëmundjet ngjitëse, ato profesionale, si dhe rakiti e distrofitë e tjera në fëmijë, duke bërë për këtë qëllim studime më të plota dhe duke zbatuar një sërë masash profilaktike, si depistimet, kontrollet periodike masive, vaksinimet etj.

 Ndër problemet e veçanta të higjienës e të profilaksisë, sigurimi dhe ruajtja e ujit të pijshëm nga infektimet e dëmtimet e tij të konsiderohet si një problem i dorës së parë, jo vetëm për punonjësit e shëndetësisë, por edhe për ata të shërbimeve komunale dhe për vetë këshillat popullorë e drejtuesit e kooperativave bujqësore, sidomos në zonat fushore e bregdetare. Ministritë dhe ndërmarrjet e ndryshme ekonomike të tregojnë një vëmendje të veçantë dhe të marrin masa konkrete për pastrimin e ujërave industriale përpara se ato të derdhen në rezervuarët e lumenjtë e vendit, për t’i bërë të padëmshme për jetën e njerëzve, të bimëve e të kafshëve.

 Në vargun e masave profilaktike, për mbrojtjen e shëndetit të popullit një vend me rëndësi duhet të zërë kontrolli i vazhdueshëm i organeve përkatëse të shëndetësisë dhe i organi -zatave të Bashkimeve Profesionale për zbatimin e plotë të rregullave higjieno-sanitare, si në prodhimin e artikujve ushqimorë ashtu dhe në tregtimin e tyre e sidomos në rrjetin e ushqimit social, në mensat e punëtorëve, të konvikteve etj.

Për të ngritur në një nivel më të lartë profilaksinë në përgjithësi dhe higjienën në veçanti, është e nevojshme të zgjerohet dhe të përmirësohet propaganda sanitare me masat e gjera punonjëse të qytetit e të fshatit, duke e konsideruar atë si një detyrë të dorës së pare, jo vetëm të organeve e të punonjësve të shëndetësisë, por të të gjitha organizatave të Partisë e të masave, të organeve shtetërore dhe ekonomike, të cilat, duke përdorur me efikacitet të gjitha mjetet që disponojnë, duke kërkuar e duke gjetur dhe forma të përshtatshme, të bëjnë që edukata sanitare të futet sa më thellë në mendjen e njerëzve kudo.

Për realizimin e të gjitha këtyre detyrave, organizatat-bazë të Partisë dhe ato të masave, organet ekonomike shtetërore dhe institucionet shëndetësore, të organizojnë herë pas here dhe të ndërmarrin aksione masive me objektiva konkretë për higjienizimin e plotë të fshatit, të lagjeve dhe të qendrave të punës.

 TË PËRMIRËSOHET SHËRBIMI SHËNDETËSOR, TË NGRIHET NIVELI SHKENCOR I NDIHMËS MJEKËSORE DHE TË AFROHET AJO MË PRANË POPULLIT

T’u kushtohet kujdes më i madh problemeve të oganizimit të shërbimit në institucionet shëndetësore duke forcuar drejtimin, kontrollin, ndërgjegjen në detyrë dhe kujdesin për të sëmurët. Të merren të gjitha masat që metodat e analizave, të diagnostikimit e të mjekimit të ngrihen në një shkallë më të lartë, që t’u përgjigjen mundësive dhe kërkesave të kohës, duke u orientuar nga metodat më të përparuara të arritura në fushën e mjekësisë.

 Të rritet niveli i ndihmës mjekësore duke ngritur, për këtë qëllim, shërbimet e nevojshme të specializuara. Pranë institucioneve qendrore të krijohet shërbimi i veçantë i urgjencës, reanimacionit, i djegieve të mëdha etj., kurse në rrethet kryesore të ngrihen shërbime të sëmundjeve të zemrës, të ortopedi-traumatologjisë, etj. Vëmendje e posaçme t’i kushtohet sidomos shërbimit të pediatrisë në të gjitha institucionet shëndetësore, e veçanërisht në ato të fshatit, duke synuar si në rritjen e numrit të mjekëve pediatër, ashtu edhe në aftësimin e mjekëve të përgjithshëm me njohuritë e domosdoshme të profilit pediatrik. Gjithashtu të organizohet në qendër shërbimi i riaftësimit fizik për punonjësit e aksidentuar ose me sëmundje kronike. Në stacionet termale e hidrominerale të përmirësohet shërbimi dhe të rritet kapaciteti e shfrytëzimi i tyre, duke kryer edhe studimet e nevojshme mbi cilësinë dhe efektin e këtyre burimeve.

Të merren masa për zgjerimin e mëtejshëm të shërbimit shëndetësor në fshat, me qëllim që ai t’u afrohet sa më shumë nevojave dhe kërkesave të popullit. Të synohet që në çdo kooperativë të ketë një qendër shëndetësore me personel mjekësor të nevojshëm, kurse në çdo fshat një ambulancë-shtëpi lindjeje me mami-infermiere. Këto institucione të pajisen dora-dorës me mjetet dhe me aparaturat e nevojshme për rritjen e cilësisë së ndihmës mjekësore.

Të fuqizohet shërbimi mjekësor në poliklinika dhe ambulanca. Të forcohen lidhjet e tyre me spitalet dhe veprimtaria e tyre të shtrihet më gjerësisht në drejtim të vizitave në banesë. Për të ndjekur më mirë shëndetin e disa kategorive të sëmurësh, duke filluar nga ky vit, të organizohet më mirë dhe të zgjerohet dispanserizimi i tyre. Në qytetet kryesore të organizohet në nivelin e duhur ndihma mjekësore urgjente, duke siguruar për këtë shërbim kuadrot dhe mjetet e nevojshme.

Të organizohet më mirë shërbimi shëndetësor në ndërmarrjet e qendrat e punës dhe vajtja e mjekëve të institucioneve shëndetësore për ekzaminimin e punonjësve dhe për kontrollin higjieno-sanitar të masave në ambientet e punës. Organet e shëndetësisë të marrin masa për zgjerimin e numrit të ambulancave në ndërmarrjet dhe për kontrollin periodik shëndetësor në shkolla.

 Të merren masa për organizimin më të mirë të prodhimit të një sërë mjetesh pune, pajisjesh dhe instrumentesh mjekësore e kurative në uzina e në ndërmarrje të ndryshme të vendit, me qëllim që të përballohen nevojat e shtrirjes së shërbimit shëndetësor dhe të rritjes së nivelit teknik e shkencor të tij. Gjithashtu të studiohet e të organizohet puna për zgjerimin e gamës së prodhimeve farmaceutike, duke u mbështetur në florën e pasur të vendit tonë, si dhe në zhvillimin e industrisë sonë kimike.

TË THELLOHET PUNA PËR EDUKIMIN IDEOPOLITIK DHE TEKNIKO-PROFESIONAL TË PUNONJËSVE TË SHËNDETËSISË DHE TË ZGJEROHET PUNA SHKENCORE NË FUSHËN E MBROJTJES E TË FORCIMIT TË SHËNDETIT TË POPULLIT

Forcimi dhe përsosja e masave mbrojtëse profilaktike, si dhe ngritja e nivelit të shërbimit shëndetësor, varen shumë nga puna e ndërgjegjshme e punonjësve të shëndetësisë, nga përgatitja e tyre ideopolitike, nga formimi dhe kalitja e tyre revolucionare. Prandaj organizatat-bazë të Partisë, organizatat e masave në institucionet shëndetësore, si dhe komitetet e Partisë në rrethe, duhet të punojnë më mirë për ngritjen në një shkallë më të lartë të punës politike, ideologjike dhe organizuese të Partisë në këto institucione, duke bërë një luftë të vendosur kundër shfaqjeve të huaja që duken akoma te disa punonjës të shëndetësisë, si liberalizmi, intelektualizmi, egoizmi profesional e teknokratizmi, për t’i bërë ata gjithmonë më të gatshëm e më të aftë në shërbim të popullit.

Të merren të gjitha masat e nevojshme për shtimin e ritmit të përgatitjes së kuadrove mjekësorë të lartë e të mesëm, sidomos të dentistëve, farmacistëve dhe specialistëve të tjerë të mesëm të domosdoshëm, për forcimin e shërbimit shëndetësor posaçërisht në fshat.

Krahas përgatitjes së mjekëve të profilit të përgjithshëm, si profili bazë i shërbimit mjekësor e profilaktik, specializimi dhe kualifikimi i mëtejshëm i kuadrove të shëndetësisë dhe sidomos i mjekëve, të jenë edhe në të ardhmen në qendër të vëmendjes për Ministrinë e Shëndetësisë. Specializimi dhe kualifikimi të kryhen jo vetëm në klinikat e fakultetit, por me këtë çështje të merren edhe spitalet e tjera në qendër dhe në rrethe, ku të kalojnë të gjithë mjekët që punojnë në fshat. Për këtë qëllim të studiohen e të shfrytëzohen më mirë eksperienca e kuadrove tanë më të aftë, si dhe eksperienca pozitive botërore.

Për të ngritur më lart nivelin e shërbimit shëndetësor, një punë më e gjerë dhe më e thelluar të bëhet në drejtim të studimeve e të kërkimeve shkencore. Në punën studimore e kërkimore të përfshihen jo vetëm kuadrot e institucioneve qendrore të shëndetësisë, por edhe kuadrot që punojnë në institucionet e rrethit dhe të fshatit. Studimet shkencore e kërkimore duhet të synojnë në përforcimin shkencor të metodave sa më të efektshme të diagnostikimit e të kurimit të sëmundjeve që ndeshen më dendur në vendin tonë, duke u përqendruar sidomos në sëmundjet mikrobike, të cilat mund të marrin karakter masiv, në sëmundjet profesionale dhe veçanërisht në ato të fëmijëve. Në grupin e këtyre të fundit theksi duhet të vihet mbi rakitin dhe distrofitë e tjera, që përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve në fëmijët. Vëmendje më e madhe t’i kushtohet studimit të sëmundjeve të grykës, të gojës e të dhëmbëve, për të mënjanuar vatrat e infeksionit dhe për të parandaluar ndërlikimet dhe pasojat që ato sjellin si në moshën e re ashtu dhe në moshën e rritur. Të studiohet me vëmendje përvoja e mjekësisë sonë popullore për t’u përdorur me sukses në shërbim të popullit në kombinim me metodat moderne të shëndetësisë. Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se detyrat e mëdha që dalin në fushën e mbrojtjes dhe të forcimit të shëndetit të popullit, do të kuptohen më së miri nga masat e gjera të popullit, nga organizatat e Partisë dhe të masave, si dhe nga organet shtetërore dhe ekonomike e nga të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Ata do të mobilizohen dhe do të hidhen në aksione konkrete për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes dhe përsosjen e profilaksisë, të higjienës, të shërbimit shëndetësor e veçanërisht të mënyrës së jetesës në qytet dhe sidomos në fshatin tonë të ri socialist.

PLENUMI I KOMITETIT QENDROR TE PPSH

44 komente në “FOTOT e rralla/ Dokumenti: Kur PPSH-ja mbante Pleniumin e 11–të për “shërbimin shëndetësor dhe higjenën”, pas epidemisë së kolerës në Itali dhe kufinjtë e Ballkanit”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Ishte koha kur kishte ” Cecua bicak”.

  2. res says:

    erdhi maloku edhe i vuri zjarrin gjithe laboratoreve qe na la xhaxhi, mire ajo por na la. vetem me nje spital edhe ai vetem spital nuk e kishte emrin.

    1. Andi says:

      Koha kur 90% e shqiptareve kishin morra. Per shkak te propogandes qe behej qe duhet te laheshim nje here ne jave. Zhuli dhe semendjet infektive kishin pllakosur shqiptaret ne cdo cep te Shqiperise

      1. uhahahaaaaaa says:

        Ndoshta prinderit e ty o Andi, ata cobenet qe jetonin me dhite neper stane … ?

        1. Qyretari says:

          E vertete eshte, Andi po tregon perralla ! Ate kohw kishte te keqija ,por te mirat nuk duhen mohuar (keto te mira duheshin rruajtur per ti cuar me perpara),u zhduk tubetkulozi,malarja u bene qendra shendetesore ne fshatin me te larget.Filluan ne mase vaksinime ne njerez dhe ne gjene e gjalle,per te rruajtur njerezit. Mos harroni qe energjia prodhohet nga hidrocentralet e ndertuara atehere ,ku u elektrifikua dhe fshati me i larget.NJERIU MBII TE GJITHA DUHET TE NJOHE HISTORINE DHE KULTUREN E VENDIT TE TIJ VENDIT TE TIJ ,NDRYSHE ESHTE NJE NUL.

  3. Qytetari52 says:

    KA PATUR SHTET NE ATE KOHE!!!….le ta shajne sa te duan maloket e servilet saliut aq intelekt te kufizuar kane

  4. MAJAKOVSKI says:

    Gjithmone e me shume i falemi Enverit dhe partise qe udhehoqi qe me ndjenjen e nje preokupacioni te larte edhe pse kishim pak beri ceshte e mundur per ndertimin e spitaleve shkollave ambulancave qendrave epidemiologjike (qe sot edhe emri duket i padegjuar) deri ne zonat me te thella .Vetem keshtu kufizonte perhapjen e epidemise sepse keto masa profilaktike kushtonin fillimisht si investime te domosdoshme por ulnin kostot e mepasme, riten jetegjatesine etj. Mos u qani nga ai sistem. Edhe Kina ashtu ishte por edhe pak diplomaci ruan sistemin diktatorial. Diktatura eshte sistemi me i mire deri me sot. Mund te me thote njeri qe kush eshte ai vend demokratik qe ne nje forme apo tjeter nuk ka diktature. Vetem anarshia nuk ka diktature por ka vetem krim. Diktature eshte vete sundimi i ligjit.

    1. Mjekesia says:

      E vertete , demokraci nuk eshte te shkaterosh te prishesh te vjedhesh , nen petkun e luftes kunder diktatures , demokraci nuk eshte , ti hapesh rruge bile t’ja besh autostrade , shthurjes degjenerimit korupsionit .

  5. Fisniku says:

    Ndersa tani del vetem kryeministri ne rolin e TELLALLIT duke nxjerre fermane para e pas dite vetem me denime,gjoba etj,por asnjehere nuk merret me cfare do zhduket apo parandalohet coronavirusi!
    Mjeket jane komplet te pa sigurte,nuk kane veshje speciale nga koka tek kembet,ndersa ky flet si e ema e Zeqos!
    Presidenti i Frances Macroni shkoi dje neper spitale,ndersa ky zullapi flet nga Surreli i tmerruar nga frika!

    1. ca po thua says:

      Po ti …

  6. Hako says:

    Lerini budellalleqet,ne ate kohe spitalet ishin pertoke fare,e vetmja gje e mire ishte se mjeket ishin me te pergjegjshem ndaj pacientit,si dhe mundesia e marrjes se rryshfetit ishe afer zeros.Persa i perket aparaturave dhe ilaceve,ishte ku therret qameti.

    1. i revoltuar says:

      Ca thua mor zhuls rrugesh!? Ke qene shtruar ndonjehere ne spital perpara viteve ’90? Nese jo (dhe duket qe jo) mbylle halen dhe mos fol o qelbanik. E mos harro : GJITHCKA ISHTE FALAS!
      Qenie e peshtire …

      1. Hako says:

        Spitalin Psiqiatrikun e paske pasur si “shtepine tende”.

        1. Eagle says:

          Ti ke pas shkurret ku palloheshe ne prapanice

        2. i revoltuar says:

          Halabak, mashtrues ordiner, ku e paske mesuar more Psikiatrikun? Se te jep pershtypjen qe je arratisur nga Kopshti Zoologjik, nje shkalle me lart. Katunar i shpif …

  7. Nardi says:

    O Majakovski o klysh komunisti me siguri ke qi shum ne komu izem e ta kan qi fisin ne demokraci

    1. Ermal Berati says:

      Sharjet e Nardit tregojne se i mungon kultura ne te gjtha drejtimet qe ka nje njeri normal. Po pate llogjik pergjigju me fakte jo me zhargon rrugesh.

  8. Spartakos Thraks says:

    Të jemi realistë PPSH vërtetë bëri shumë gabime gjatë periudhës që qeverisi vendin, por nuk mund që ti mohoj askush dhe të mirat që bëri për popullin. Të drejtën e kurimit e kishin të gjithë në mënyrë të barabartë që nga presidenti dhe deri tek shtetasi i fundit. Treguan interes për shëndetin e popullsisë ndërtuan spitale në çdo qytet, qendra sanitare në qytezat më të vogla, kishte infermieri në çdo fshat. Kanë ndërtuar fabrika antibiotikesh dhe lëndëve dizinfektuese (Tiranë). Dhe të gjitha këto nën një presion të jashtëm se nuk u jepnin as një siringe (embargo). Këto janë të vërteta dhe moshat e mëdha i dinë, ata që u duken të pabesueshme janë ata që nuk u pëlqen realiteti dhe moshat e reja të cilat nuk kanë informacion historik.

    1. Spartak Thrakasi says:

      Qe kur Spartaku nga Thraka na paska marre forme grekezuese, na qenka bere me “s”? Apo qe kur Graqia e humbi betejen me Makedonine “greke” dhe tani do filloje betejen per Thraken “greke”! Thraka dhe thrakasit e lashte nuk ishin helene (e jo me greke si keta te sotmit), e kjo s’ka piken e dyshimit nga ana historike. Thrakasit (dhe Spartaku si thrakas) quheshin barbare nga helenet e lashte dhe ishin fise pellazgo-ilire. Spartaku ishte nga fiset ilire te quajtur Majedi qe banonin ne zonen midis Sandanskit te sotem dhe Petricit te sotem (sot zona ne kufirin midis Bullgarise dhe Makedonise se Veriut). Gjerat jane krejtesisht te qarta, te shkruara nga Straboni para 2000 e ca vitesh, thrakasit jane popull i njejte me makedonasit, me dardanet, me iliret, me epirotet. Te gjithe keta popuj quheshin BARBARE nga helenet e lashte!!!

  9. trojani says:

    Nga qe nuk kishim asnjehere, ne u kenaqem me pak!!
    Po te bejme krahasimin ndermjet vetes , ku ishim para 44-es dhe ne 71-in kur eshte bere ky plenium,do jete keqdashes ai qe nuk do pranonte progresin.
    Per te qene te sakt dhe objektiv krasimet duhet te behen me boten jashte shqiperis , ku ishim ne dhe ku ata , ne te njejten periudhe kohe vitin 71 !?
    Te gjitha shtetet qe na rrethonin dolen nga lufta e dyte botrore , te shkatreruara njesoje si ne,pa asnje ndryshim,po ata ecen perpara me shpejtesin e drites ne me karoca me kuaj deri ne 90-en.
    Po te ishin kaq mire gjerat,komandanti dhe gjyshi andi bushatit nuk do te kuroheshin ne france !?
    Sa per higjenen !? Mos u beni te mare, ne fshinim bythen me gazet deri ne 95-en , pa le banjot publike !!!
    behej muti mullar , po aty nuk kishte dhe gazet….

  10. Spartakos Thraks says:

    O Adash. Për artikullin do të na thuash ndo një llaf dhe leri historitë për historianët. Greqia nuk ka humbur asnjë betejë për Makedonine. Makedonia e Veriut mori atë që i dhanë të tjerët USA me shokë se ata e donin shqeto pa përcaktimin gjeografik “e Veriut” ndërsa Makedonia e Madhe është në Greqi, fillon në Kostur dhe mbarone në Kavalla ku kufizohet me Thraken. Sa për Thraken është aty ku ka qenë me mijëra vjet dhe këto kohët e fundit i tregoi gjithë botës se do të qëndrojë aty edhe për disa mijëra vjet akoma. Sa për revolucionarin gladiatorin Spartacus që simbas teje na paska qene Ilir, nuk kam parë që ti keni bëre ndonjë statujë në Shqipëri,apo kini hall se mos zemërohen Italianët, përkundrazi ne këtu në Thrake si edhe në disa vende të tjera të Greqisë i kemi ngritur. Çdo komb ose popull i thurre lavdi dhe memorialë Heronjve të tij. Ti shkrojta këto meqë e solle bisedën, se në fakt skane asnjë lidhje me artikullin.

    1. Spartak Thrakasi says:

      Ore katunar coban qe paske vajtur ne Kavalla! Ore injorant! Thraka na qenka aty ku ka qene mijra vjet thote torrollaku, po pse ku do ti te shkoje ne hene o teveqel!? Thraka eshte koncept gjeografik dhe nuk mund te levize nga vendi eeeeeej. Thraka aty ka qene e aty do jete o buf, pa kurre s’ka qene “greke”. Nje pjese e saj u pushtua nga Graqia e Re ne 1913, ndersa dy pjese te tjera te saj, njera i perket Turqise se sotme e njera Bullgarise. Kupton o koktrash. Ca ka ketu per t’u cuditur?
      Sa per statujat o analfabet i dukshem, statujat e Spartakut jane te perhapura ne mbare boten, per arsye krejt te tjera nga ato qe mendon ti mor buf, per arsye ideo-politike dhe jo per arsye nacionale o kaqol. Spartaku eshte simbol i luftetarit per liri dhe drejtesi. Se po te ishte per arsye nacionale, keta “greket” e sotem nuk kane asnje lidhje me thrakasit e lashte, kupton o gdhe!? Statuja me e madhe ndodhet ne Moske, mos do te thote se Spartaku eshte rus ? Statuja te tij ka pothuaj ne gjithe boten, edhe ne Itali domosdo, por edhe ne Rusi edhe ne Evrope e Amerike. Nje statuje te madhe ka Spartaku ne vendlindjen e tij sot Sandanski ne Bullgari, po te pakten bullgaret e sotem nuk thone perralla se Spartaku na ishte bullgar (megjithese ka patur nje periudhe historike kur bullgaret bene perkjekje ti mbushnin mendjen vetes dhe botes se jane pasardhes te thrakasve). As graket e sotem nuk para gricen me kete pune, se historia eshte e qarte qe thrakasit nuk ishin helene, po ja ka ca trupeshke si puna jote qe s’ke mbaruar as gjimnazin, qe behesh me grek se greket. Budallalleku nuk ka brire jo, po ti nuk i shikon briret qe ke ne koke! Edhe shqiptaret kane nje qasje tjeter, nuk eshte se thone se Spartaku na ishte shqiptar, se kjo nuk do ishte korrekte. Por te pakten thone qe Spartaku ishte thrakas, nga fise pellazgo-ilire, prej te cileve rrjedhin edhe shqiptaret e sotem. Kupton o gdhe? Ne Shqiperi miti i Spartakut dhe njohja per te eshte shume me e madhe se ne ate Graqine tende, ku 99% nuk e dine kush eshte. Ne Shqiperi emri Spartak eshte shume i perhapur, ka edhe klub futbolli te quajtur Spartaku, nuk jam ne dijeni nese mund te kete edhe statuja apo jo. Ndersa ne Graqi cdo gje behet per mashtrim, si ne cdo gje tjeter, mashtrime ne histori. Sic kane bere me Makedonine, e cila natyrisht nuk ka qene helene ne lashtesi. Makedonasit e lashte ishin BARBARE per helenet dhe kjo nuk ka piken e dyshimit, e kane shkruar helenet vete 2.500 vjet me pare. Kjo nuk do te thote se ishin sllave natyrisht, se sllavet kane ardhur ne shek VI-VII aty. Edhe makedonasit e lashte ishin fise pellazgo-ilire, do apo s’do ti apo graket e tu. Maqedonia ashtu si Thraka eshte koncept gjeografik dhe jo etnik o torrobell. Edhe Makedonia eshte e ndare ne 3 pjese, nje shtet me vete, nje pjese ne Graqi, nje pjese ne Bullgari. Ndarja ne Makedoni te Veriut dhe ne te Jugut eshte vertetim i plote i konceptit gjeografik, ku edhe sllavet edhe neogreket e humben perfundimisht te drejten mbi etnicitetin e saj. Graket e humben betejen per Makedonine. A kupton apo je i trashe?

  11. Alban says:

    o Spartak kari tjeter gje diskutohet ketu ..nuk flitet per greqirat e ty mer idiot e dine te gjithe kush jane greqiret

    1. Spartakos Thraks says:

      Bravo Alban. Të njëjtat gjëra i themi, për të tjera gjëra bëhet fjalë këtu, ndërsa ky na çoi bisedën nga Plenumi i 11 i PPSH tek Greqirat. Ecë e merre vesh këtë punë kështu nuk ecim përpara. Por edhe ti pastro pak fjalorin se nuk është e hijshme që një njeri i ditur me njohuri i cili i kupton gjërat, të përdorë fjalë banale.

      1. Spartak Thrakasi says:

        Ty po te thote o Cobanos “thraks” ? ? ?
        Klluf …

        1. Spartakos Thraks says:

          O Adash.
          Ke reshruar një libër të tërë por nuk na ke thënë gjë për artikullin.
          Statuja të Spartacus mund të ketë në ter botën dhe mos me trego Moskën mua se kam jetuar 5 vjet atje.
          Nuk na the në se ka statujë të Spartacus në Shqipëri.
          Se çfarë origjine kishte Spartakos nuk presim ty te na e thuash se e dimë se kemi të njëjtën me të.
          Në epokën e Spartakos, Bullgarët dhe dyndjet Sllave nuk kishin zbritur akoma. Unë nuk bëj historianin por ti përpiqesh që të bësh historianin. Sa për atë që ka thënë Albani kushdo që do ta lexoje do të kuptojë si nga emri i personit që drejtohet por edhe arsyeja që komenti yt nuk ka lidhje me artikullin, se të drejtohet ty. Ka shkruar (Spartak) pa (s). Nga fundi i komentit të tij më drejtohet edhe mua. Unë i jam përgjigjur atij pa e fyer atë. Sa për dijeni nuk jam Çoban por jam Grek dhe këtë që po të them e kam deklaruar aty në Shqipëri dhe në epokën e Enverit dhe jo i fshehur prapa një pseudonimi.

          1. Spartak Thrakasi says:

            Kush te tha qe s’kam thene gje per artikullin? Kam thene me emer tjeter o dru!
            Por ty t’u drejtova per tjeter ceshtje dhe sic e kuptojne te gjithe kam patur plotesisht te drejte. Grekomane te neveritshem si puna jote jane provokatore qe ne nick name qe perdorin, na kane ndyre bisedat e forumet, e thone perralla “historike”. Ti je nje nga ata…

        2. Alban says:

          Nuk i them atij o Spartak Thrakasi por ty. Nga Spartakos Thraks kërkoj falje se ai nuk më ofendoi.

          1. Spartak Thrakasi says:

            Po une te ofendova o BIR KURVE?
            Halabak, analfabet …

  12. Spartakos Thraks says:

    Ku ke pare ti mor hale, në komentet e mija që unë jam provokator. Ku ke lexuar ti o sqolle që unë urrej shqiptarët edhe vendin ku u rrita, përkundrazi kam debulese dhe në çdo koment që bëj nuk do të gjesh mos mirënjohjen por mirënjohjen (lexo komentin që ka lidhje me artikullin nga aty do të kuptosh po ke tru) për çfarë më dha ai vend dijet dhe bazat profesionale të cilat më janë shumë të vlefshme sot që të mos i lepij bolet asnjë Greku vendas, siç bëjnë disa të tjerë si puna jote dhe kur greku kthen krahët e shajnë në për dhëmbë.
    Si mbas teje kush nuk ka të njëjtin mendim me ty është provokator. O Trapush. Kujt i thua provokator dhe neo Grek, në asnjë komentin tim nuk kam përdorur shprehje ose ofendime kundër Shqiptarve dhe Shqipërisë. Ofendime kam bëre por vetëm në persona si puna jote por jo që në fillim pasi shajnë një herë, dy herë, here te trete nuk ka prandaj tani lexo më poshtë.
    ΑJDE QE GAMISU PALO MALAKA BAS QE ASPRISIS.

    1. Spartakos Thraks says:

      Edhe harrova diçka, në komentet e me parshme të drejtohesha me fjalën O Adash. Këtej e tutje do të drejtohem me fjalën O Malaka.

  13. Spartakos Thraks says:

    O Malaka.” Thrakasi ”
    Ne komentin që ke bëre në orën 01 :51 /21 mars ti pohon vetë nga të thënat e tua se je provokator.
    Kushdo njeri që do të lexojë këtë komentin tënd do të kuptoj se çfarë je, se e thua vetë.

    1. Spartak Thrakasi says:

      Ore Spartakaqis Pisoglendaqis, more kokgdhe! Ta shpjegova fort mire se kush eshte provokimi yt. Po mesa duket ti nuk di anglisht. Ti provokon qe ne “nick name” qe perdor, duke perdorur emrin e grekezuar me “s” te nje simboli historik si Spartaku, qe nuk eshte grek! Te njejten gje bejne edhe disa maskarenj te tjere ketu, si psh Pelasgos, apo dikush tjeter qe shkruan si Georgios Kastriotis. Nese ti e ke bere pa qellim (dyshoj per kete), atehere mblidhi rripat e tregoju me i kujdesshem me atdheun qe te rriti e te edukoi dhe me ne bashkeatdhetaret, qe jemi me bjond e me te gjate se ata fshataret e tu! Nese e ke bere me qellim atehere STO MOUNI TIS MANAS SOU!!!

  14. Spartakos Thraks says:

    O Malaka. “Thrakasi” në komentin që ke bëre në orën 01 :51 /21 mars ti pohon se je provokator. Kushdo njeri i logjikshëm që do e lexoje këtë konkluzion do të nxjerrë.

  15. Spartakos Thraks says:

    Shko edhe meso Shqip, që na ke mësuar edhe “nick name” “pseudonim” quhet. O Malaka e Malaka. Na thua edhe analfabet.

    1. Spartak Thrakasi says:

      Pisoglendi mou, analfabet dhe kokrra e analfabetit je, “pseudonim” nuk eshte ne shqip …

  16. Spartakos Thraks says:

    Nuk kam bëre asnjë gjë me qëllim, por si emri edhe mbiemri im përfundojnë në (s). Ata të tjerët që më thua nuk i njoh. Megjithatë vazhdoni ju komentet tuaja se ” topi është i juaji dhe penalltinë e gjuani vetë”. Unë nuk do të ri të prish nevrat me njerëz të cilët eksitohen nga një emër që përfundon në (S).

    1. Spartak Thrakasi says:

      Mund te jesh dhe i padjallezuar, kushedi! Je mbyllur andej ne ndonje fshat te Ksanthit a Komotinise e ben muhabete me pontet, bullgaret e turqit qe banojne ato zona e s’ja ke idene se c’behet. Po neper ato manifestimet per Makedonine nuk paske munguar apo jo!? Kur do organizosh ndonje manifestim per Thraken “helene” ?
      Topi ne Shqiperi eshte ne fushen e te gjithe atyre qe e duan ate, edhe ne fushen tende po ashtu. Ne Sjqoperi nuk perjashtofet askend nga atdheu yne i perbashket, as ti natyrisht. Ti e di shume mire se ne Shqiperi nuk ju kemi ndare kurre juve, gjithmone ju kemi quajtur pjese e jona. Po ka ca te lerosur qe duan ta lerosin edhe fushen edhe topin. Keshtuqe behu ca me i zgjuar, se e paske pumbur fare andej nga fundi i botes ku je futur.
      As emrin e as mbiemrin nuk e ke me “s”, po ja ke ngjitur vetes kur vajte andej ne Graqia! Futi nga dy “s” po deshe, vej edhe nje perpara e nje lart po deshe, kujt i plasi. Po nese jane te verteta ato qe thua per ndjenjat e tua per Shqiperine dhe shqiptaret, atehere kur te flases shqip ate “s” mbaje brenda dhembeve, se me budallallekun qe ka zene disa nga bashkekombasit e tu, ndonje dite do shkruani se : Enveris Xotzas … ? ? ?

  17. Spartakos Thraks says:

    Këtë bisedë po e mbyll se mesa duket jemi keqkuptuar, se ti mendon se e bëra qëllimisht megjithatë nuk është emri as feja as origjina, por karakteri ai që formon njerun. Vazhdo te komentosh po ta lë terrenin ty.

    1. Spartak Thrakasi says:

      Do vazhdoj te te komentoj derisa te ndryshosh nick name …
      Nese vazhdon ta perdoresh ne kete forme provokative, do te thote se e ben me qellim dhe je maskara …

      1. S. Th says:

        Unë e ndryshova “nick name “”emër i rremë “shqip. Shembull ky koment që prezantohem vetëm me shkronjat. Jam i sigurte qe e ke lexuar komentin që kam bëre në një artikull tjetër. Nuk është as emri që kam përdorur provokues si edhe materiali që kam paraqitur nuk eksiton as ofendon asnjë person. Jemi në rregull tani. Kam shumë miq pomake njeri prej tyre tregoi interes një ditë kur më pa që po shkruaja, më kërkoi që ti përkthej disa komente, nuk desha që tja përkthej por si përfundim i perketheva disa. Kur mbarova ka qeshur me të madhe dhe më tha. Ore keni mbetur akoma në shekullin e 18 të, me këto gjëra harxhon kohën më tha . Edhe diçka akoma, ne këtu nuk e shohim Thraken si fund i botës por si fillim të Europes.

        1. S. Th says:

          Sa për ofendimet që të bëra unë i tërheq pas se i kam bëre në nevra e sipër. Se kurrë që në moshë të vogël e deri dhe sote nuk jam marrë me thashetheme dhe provokime, të bardhën e them të bardhë sikur njëqind veta të thonë se është e zezë. Ky është karakteri im.

          1. Spartak Thrakasi says:

            Mire, mire bej pushim se u lodhe o S.Th. E mos kujto se ky forumi ku bejme muhabet ne te gjithe, eshte me i rendesishmi ne bote, se shume i stresuar dukesh. Eshte nje vend ku thjesht bejme gallate e flasim pa teklif, thjesht per adrenaline. He te keqen, mos u merzit se dobesohesh.
            Beji te fala atyre pomakeve dhe tregoi ate barcaleten me Nastradinin, qe e lidhi gomarin te rrapi i fshatit dhe ju tha fshatareve : “ja aty ku kam lidhur une gomarin, aty eshte qendra e botes” ? ? ?
            Je qe je, meso ca bullgarisht nga pomaket, mos e humb kohen kot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje