Ndërsa ditët kalojnë numri i personave që po infektohen nga koronavirusi në të gjithë globin rritet. Në të dhënat e publikuara nga “worldometer”, tashmë në botë rezultojnë 208,184 të prekur nga Covid-19.
Ndërkohë, së fundmi numri i jetëve të marra nga virusi ka shkuar në 8,272 ndërsa numri i personave që janë shëruar tërësisht është 82,902.
Vendin e parë në botë vazhdon ta mbajë Kina me 80,894 të infektuar dhe 3,237 viktima. Pas Kinës vjen Italia, e cila mban vendin e parë në Evropë si shteti më i prekur nga Covid-19.
Në Italinë fqinje, numri i personave të prekur është 31,506 ndërsa jetë kanë ndërruar 2,503 persona. Tashmë edhe sipas OBSH, Italia mbetet “vatra më aktive” e virusit. Situata nuk paraqitet aspak e mirë edhe në shtete të tjera brenda dhe jashtë Evropës.
Gjermania numëron tashmë mbi 11,000 të infektuar ndërsa jetë kanë humbur vetëm 27 persona. Irani radhitet i treti në rang global. Vendi numëron 17,361 persona të infektuar dhe 1,135.
Në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, Bashkimi Evropian njoftoi ditën e djeshme se do të mbyllë kufijtë e jashtëm për të paktën një muaj. Kufijtë janë mbyllur kryesisht për shtetas nga vende jashtë zonës së Shengenit, por edhe për qytetarët e shteteve të BE do të lejohet kalimi i kufijve vetëm për arsye të justifikuara mirë.
Uroj qe kovi 19 te jete veitingu i vertete yne. Une personalisht e deshiroj qe te jete veiting i vete zotit. Bedoj se do vere ne sater gjykatsen shefkie demiraj qe pasi perlsu leket nga gjithe falsefikatoret hsjdutet bashke me nje prokuror patriot hajdut u pastroi gjithe krimet dhe vendosi ne gjykim td pafajshem qe si kishin paguar me shprese se ketu ka dhe drejtesi pastaj nje fare sokol tone gjygjtar qe ben karriere duke dhene padrejtesi . Ndodhta ky lloj vritingu merr hak per mua wd dua drejtesi.
Fjala jote u realizofte o Student jo vetem per ate qe permend por edhe per ato qindra e mijera te korruptuar te cdo lloj institucjoni dhe zyre kriminale me gjithe familjaret e tyre!.Askush nuk ka meshire per ta!I pafshim tu heq shpirt!