Rama merr masa tepër drastike: Nga nesër reduktohet orari i lëvizjeve për këmbësorët, ndalohet dalja me persona të tjerë në krah

18 Mars 2020, 14:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka marrë masa akoma më drastike për këmbësorët.

Rama bën me dije se nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.

Gjithashtu shefi i qeverisë bën me dije se do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah.

Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh

Nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!

Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte!

Boll! një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!

Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër!

Frikë aspak, kujdes po! Me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!”, shkruan Rama. (TemA)

16 komente në “Rama merr masa tepër drastike: Nga nesër reduktohet orari i lëvizjeve për këmbësorët, ndalohet dalja me persona të tjerë në krah”

  1. Vk says:

    O kar, dielli eshte ilaci. O kar bej cte duash e thuj cte duash ti sje me kryeministri im

    1. Shqiptar says:

      Sa mire e njeh karin.

    2. artan kurti says:

      O VK MOS HARRO SE NE ITALI NDALOHET NE CDO KOHE QARKULLIMI DHE NE RAST SE DALIN DY PERSONA BASHKE GJOBITET. O VK RUAJ SHENDETIN LERE PROPAGANDEN.TUNG.

    3. kombinati says:

      O Vari Kars po ne Arabi Sauditedhe ne pjesen jugore te Amerikes qe ka diell dhe temperatura te larta perse ka te prekur???

  2. Vk says:

    O kar eshte me mire te turren te gjithe ne nje kohe ne farmaci e dyqane, o kar

  3. ? says:

    ??Kështu e do ky milet injorant .

  4. Adi says:

    I ka ardh dita idiotit dhe ben si Zeusi i gjithpushtetshem nga maja surrelit … nuk e kupton qe njerezit rrine brenda nga frika virusit jo nga frika e ketij sharlatani

  5. emigranti says:

    o vk te gjithe thone se tani per tani nuk ka ilac per kete vetem keto masa mund te parandalojne kete virus po ju jeni te mencur

  6. Shqiptarja says:

    Rradha per ushqime,ilace,banka….pupupupu
    Na ruaj o Zot,se nuk kemi me si te ruhemi…do s’do do i afrohesh tjetrit nga halli! ?

  7. Zigur Qarri says:

    Vk
    Po te thote qe mund te dalesh vetem per disa ore ne dite ashtu sic po ndodh ne pjesen me te madhe te globit, apo Vk si puna jote nuk i kap virusi se kane inat KM.

  8. Doktoresha says:

    O idiote te gjithe qe nuk merrni vesh! O kafshe , o te babezitur o plera rruge, qe nuk kuptoni!!!!! Ju ti hani ate te gjatin Rames! Ai do tju shkeli se e meritoni! Minj! Aty te rrini!!

  9. O milet,degjoni dhe mbani vesh...? says:

    1.Ndalohet te dalesh shetitje me duar ne xhepa.

    2.Pellembet duhet te qendrojne gjate orarit te shetitjes gjithmone te hapura.

    3.Ne momentin qe i afroheni policeve ngrijini te dyja lart.

    4.Ne momentin qe i largoheni policeve ulini duart poshte.

    5.Mos fusni duar ne xhepa per te nxjerre shamite apo maskat kur ja u thote truri juaj qe nuk jeni infektuar.

    6.Mund ti fshini hundet me harkun e berrylit kur keni bindjen qe nuk ka sesi te jeni te infektuar.

    7.Po nuk arrite te blesh buken apo ilacet sot,sepse rradhet jane te gjata dhe nuk terheq dot as leket ne banke,mos u merzit. Bleje buken neser ose pasneser ose kur te behesh me lek!

    8.Nese nuk arrin te shkosh dot ne pune per shkak te kufizimit te orarit te daljes,mos u merzit se merzitja te merzit.

  10. faro says:

    Pse nuk fillon që në 5 të mëngjesit?

  11. free says:

    ky eshte lope i gjithi. Po sa kohe do e mbyllesh popullin brenda? Sa me shum te mbyllen aq me shume do zgjase periudha qe virusi qendron ne ate zone. Sipas specialisteve COrona pritet serisht ne vjesht-dimer.

  12. uskania says:

    Sa gomarë që janë një pjesë!

  13. I juaji Edi Rama says:

    Doni me per Belul Ramen?
    Oraret 6 oreshe liridalje ne 24 ore = Kaos total ne dyqane & supermarkete & farmaci, kudo!
    Doni te dale serish pa breke si ahere ne plazh publik (kete here ne ERTV) qe ta besoni marrezine e tij te lindur?
    Ka rrenuar ekonomine, po shpopullon Shqiperine nga rinia si kurre me pare, tani dhe keto idiotesi nga dita ne dite me keto pseudo-masa qe sigurojne vetem nje gje, krizen e Urise ne popull.
    Do shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje