Teoritë konspirative, masonët, Rendi i Ri Botëror dhe sharlatanët

18 Mars 2020, 10:02Politika TEMA

Nga Fatos Tarifa

Fantazma e nje teori te madhe konspirative po i sillet verdalle botes sot. Nuk eshte e para here. Masonët. Helikopteret e zinj qe fshihen ne nentoken e Denverit, Colorado, qe do pushtonin boten per te krijuar Rendin e Ri Boteror. 11 shtatori si veper e administrates amerikane dhe e shtetit te Israelit. Sot lufta tregtare mes Amerikes dhe Kines. Bullshit!

Nje nder proponentet e kesaj teorie te fundit konspirative, i cili po ben zhurme keto dite ne Internet, eshte gazetari amerika Kevin Barrett. Pandemine e sotme ky njeri e konsideron nje arme biologjike ne luften tregtare mes Amerikes dhe Kines, e cila do te coje ne nje Lufte te Trete Boterore! Bullshit. Kevin Barrett eshte i njejti gazetar, i cili, sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001 i quajti nje veper te administrates se Uashingtonit dhe te hebrenjve.

Kriza te tilla nxjerrin ne drite shume sharlatane. Te tille shohim kudo. Madje edhe te ne.

Mreme, nje gazetare, ne nje prej studiove televizive, komunikonte ne  Skype me nje mjek shume te njohur pikerisht per kete pandemi dhe rrezikun real te saj. Dhe gazetaria gjithologe (si shumica e gazetareve te studiove televizive), tha nje opinion te sajin mbi virusin e ri dhe pasketaj pyeti mjekun e shquar specialist: “A jeni dakord me mendimin tim, doktor?”. A mund te kete sharlatanizem me te madh?

Degjojme te flasin ne tv keto dite lloj-lloj te ashtuquajturish filozofe e psikologe, qe kritikojne qeverine ose u japin keshilla publikut. Edhe keta sharlatane, qe ne nje kohe te veshtire si kjo duan te behen protagoniste per dicka per te cilen s’kane haberin.

Opozita, nga ana e saj, cfaredo qe mund te kuptojme me fjalen opozite, po sillet si nje qeveri ne hije dhe jep edhe ajo keshilla se c’duhet bere. As pare as degjuar ne ndonje vend tjeter. Duket se kjo opozite nuk ka se me cfare te merret tjeter dhe perpiqet qe edhe pandemine e sotme ta perdore si nje arme politike kunder kundershtareve te saj.

Opozita mendon se eshte qeveri, nderkohe qe une mendoj se, kete here, me masat e rrepta qe ka marre per te penguar perhapjen e virusit, qeveria shqiptare ka bere nje pune shume te mire. Ajo ka vepruar e po vepron njelloj si qeverite e vendeve te tille, si Italia, Franca, Spanja, Gjermania, Hollanda, Kanadaja dhe se fundmi Shtetet e Bashkuara. No further comment.

T’i leme mjeket tane te mrekullueshem te punojne e te flasin. Le te degjojme vetem ata. Shoqeria moderne eshte shoqeri racionale, shoqeri e eksperteve, jo shoqeri e spekulanteve dhe e karagjozeve politike.

U desh te vuanim pasojat e nje termeti shkaterrimtar qe te cmonim diturine dhe ekspertizen e inxhiniereve tane te talentuar qe u shprehen per te. U desh kjo pandemi e rrezikshme qe te pranojme e te cmojme mencurine dhe ekspertizen e mjekeve tane te mrekullueshem. Keta paguhen kaq pak dhe punojne e bejne kaq shume per ne. Mjeket jane sot heronjte e dites. T’u perulemi atyre me respekt te thelle.

21 komente në “Teoritë konspirative, masonët, Rendi i Ri Botëror dhe sharlatanët”

  1. Qytetarja says:

    Te lumte!!

  2. ert says:

    po mir si shpjegohet qe qeveria italise e ka marre shtruar shtruar kete punen e virusit? dhe as nuk e ve ujin ne zjarr?

  3. Fatosin e ka perzene DITA says:

    Edhe ti tarif je nje nga sharlatanet e te gjitha sistemeve….
    Kur shkruan kunder qeverise dhe edi rames,i boton gazeta antishqiptare DITA qe eshte si 55 e fahriut apo drejtohet nga saliu me ilirin e qim peken…..
    Kur shkruan kunder opozites o boton tema!!!!!
    Ju sharlatanet jeni mesuar te mbani flamuret ne xhep e ti ngrini sipas interesit….

    1. Zhzh says:

      FUCK YOU! IDIOT!

    2. Shinjestra says:

      No,no zoti Fatos Tatifs nuk eshte sharlatan,por njenjeri inteligjent,I ngritur dhe I pergatitur.Ata qe flasin keq nuk e njohin dhe Jan injorant.

  4. Lako Dejani says:

    Bravo Fatos. Duhet mendimi i te diturve , ca me shume ne keto kohra kercenuese. Lipset te flasin edhe intelektuale te tjere ne kete menyre. Nuk kane nevoje vetem mjeket tane heronj per tua ditur ate qe po bejne per ne, qe ata te ndjehen te ngrohte edhe moralisht, por ka nevoje edhe opinioni ne teresi per te dalluar raconalen nga kotesia e hamendesia, si puna e ca Peço-vasileve e Manjano-hajvaneve te L.S.I.-se apo kalamalleqeve te Lul-pedeistit qe vetem llomotisin e zhurmojne si mulliri pa kokkrra, aq sa shyqyr qe nuk na ra rasti ti kishim ne qeverisje ne kete situate. Respekte.

  5. Kristaqi says:

    Ne fakt duke lexuar shkrimin Tuaj, me falni por sharlatani m`u duket Ju z.Ambasador. Nuk e di pse m`u krijua kjo pershtypje…
    Po Ju mos u merzisni, mund te jete pershtypje e gabuar!
    Megjithese fakti qe shkruani te Tema te ben te dyshosh se coc ka…

  6. Arberor Epiroti says:

    Kjo situate është në shkalle Boterore. Si e tillë ajo trajtohet nga gjithë institucionet përkatese po në shkalle Botëtore. Në ketë vështrim mbetet të zbatohen rregullat në shkalle Botëtore. Ndaj cdo “shpikje” alla shqupce, nuk është tjetër vetëm një zë ivenitur i politikës shqiptare. Dhe politika shqiptare tashmë është e vërtetuar si politikë “E dalë boje”. Meritë për këtë nivel neverites të politikës tek ne e kanë disa persona që “ADN” e tyre rrjedh nga kultura “importimi i ekspansionit racisto-fetar” i projektuar me viruset: Nacertania&Megalloidhea”.

  7. Virusi? says:

    Baravo profesor Tarifa nje shkrim i mrekullueshem,per fat te keq ne vendin tone ka shume sharlatane gazetare si Eni Vasili,Bushati,lubonja,Sonila Meço dhe opozita destruktive,qe po ben politike me pandemine boterore. Kta duan shtetin Kinez dhe forcen e tij qe ta provojne çdo te thote shtet,le te guxonin ta benin ne Kine kete qe bejne çdo dite ne kanalet tv. Do zoti ju bie coronavirusi qe ta provojne ca dmth kjo semundje….

  8. Zhzh says:

    FUCK YOU! IDIOT!

  9. mik says:

    Autori, jo vetem se duket, por edhe dihet se nuk ka kapacitet intelektual me trajtu temen per te cilen shkruan.
    Tema ne fjale asht teper e gjere per te’, dhe nuk mund te analizohet ne nje artikull me 10 rrjeshta, e aq ma teper qe kjo teme asht jashte botekuptimit te tij. Si mund ti referohesh vetem nje gazetari per argument pro ose kunder, te nje konspiracioni te permasave te tilla ?!
    E vetmja teme ku autori mund te jete kompetent asht : ” Lavdia dhe shkelqimi i komunizmit te Shqiperi ” .

    1. uhahahaaaaaa says:

      Mik kokfik, fole ti mor ANALFABET ordiner ?

      1. mik says:

        Pse, forma e kokes tregon injorance ? Kaush i diplomuar.

  10. drini says:

    Plotesisht dakord me autorin e shkrimit z.Tarifa Le te degjojme vetem mjeket mos te bejme rolon e tyre nga media sociale

  11. bufi says:

    Fatos,ne sherbim te Tarifes tjeter…atij Sevos sekretar i qofte largut.Komuniste te pa rinovushem…

  12. fteri says:

    buf je buf mbete, sot e njëqin vjet.

  13. Niko Shpiragu says:

    Z. Tarifa! Sinqerisht do te deshiroja qe te ishte ashtu sic thoni ju per keto te ashtuquajturat teori konspirative. Edhe une ashtu mendoj si ju, por do te me pelqente qe ju te kishit dhene disa argumenta per publikun se perse mendoni qe jane vetem teori bosh. Keshtu sic e deklaroni ju qe ato jane vetem spekullime, mund ta thuaj cdo njeri dhe ta shkruaj ne gazete mendimin e tij. Ju, sigurisht, nuk mund te keni informacionin e duhur se si ka ndodhur ashtu sic nuk e kemi ne te gjithe, por duhet te mos e anashkaloni thelbin e akuzave te ketyre sharlataneve. Mendoj se ju duhet te tregoni me argumenta se perse ato nuk mund te jene ashtu sic thone ata dhe keshtu mund te bindni te tjeret qe mos te besojne ne te tilla trillime. Mendoj se ju e keni aftesine ta beni nje gje te tille, mbasi vetem duke thene se ato jane trillime ose genjeshtra nuk jepni kontributin tuaj si intelektual, por vetem si ata gazetaret fare te rendomte qe kemi ne e qe mos i paste asnje vend tjeter. Jam dakort me gjithe te tjerat ne artikull. Edhe nje here, deshiroj qe ju ta sqaroni me mire publikun per keto pallavrat qe qarkullojne sot ne bote, mbasi ju munt ta beni kete. Sinqerisht, pergezime e mia.

  14. Lako Dejani says:

    Ndonse seicili eshte i lire ne ato qe mendon e thote, le te mos meremi me prejardhjen familjare apo bindjet e Prof. Tarifes (siç ben ndonje komentues), por te meremi me thelbin e çeshtjes: rrezikun qe paraqet ky virus dhe a duhet ti kundershtojme apo t’u veme sterkembtha rregullave qe kerkojne autoritet qeverisese dhe mjekesore, te cilat i sherbejne mireshendetrit te poullates. Kjo eshte e tera. Ato qe po thote Profesori jane ne linjen e porosive te Dr. Piperos qe thote: ruani veten, rueni te tjeret ne familje e me tej dhe na ruani ne mjekeve se do te semureni dhe nuk ka kush t’u sherbeje. Nese dikush mendon se nga kjo e keqe e dites do ta sheroje opozita, opinionistet dhe gazetaret zuzare si Arjan Çani, Sonila Meço, Andi Bushati etj qe e kane me Kryeministrin, apo si mistrec Manjani qe te tremb vetem ta shikosh pa le kur flet, kjo eshte pune e kote per cilindo qe rrezikun e quan te stisur politikisht, por jo real. Njesoj,sikur te thuash se, eshte “Virus Komunist” qe e ka derguar Kina…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje