“Na ekstradoni Jakomonin dhe gjeneral Dalmacon, pasi ata kanë...”, letra e Enverit dërguar Komisonit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës në Londër në 1945-ën

17 Mars 2020, 18:36Politika TEMA
“Na ekstradoni Jakomonin dhe gjeneral Dalmacon, pasi ata

Memorie.al publikon disa dokumente të panjohura akrkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, ku bëhet fjalë për një letër të qeverisë shqiptare të kryesuar nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, (e firmosur nga ministri i Drejtësisë, Manol Konomi), dërguar Komisionit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës me qëndër në Londër, në muajt shkurt-mars të vitit 1945-së, ku i kërkonte ekstradimin në Shqipëri të Francesko Jakomonit, gjeneral Dalmacos, Salvatore Mellonit dhe Gjeneral i karabinerisë Crispino Agostinucci, duke i akuzuar ata për shumë krime në kurriz të popullit shqiptar.

Nga Dashnor Kaloçi

Komisioni Qëndror Shqiptar për zbulimin e krimeve të kriminelëve të Luftës dhe armiq të popullit, duke shprehur vullnetin e mbarë popullit shqiptar, i cili duke qëndruar besnik i Aleancës së Madhe të Bllokut Antifashist, ka luftuar dhe vazhdon të luftojnë kundër armikut të përbashkët, Gjermanisë Naziste, duke u mbështetur në parimet e mëdha drejtësie që kanë frymëzuar këtë luftë, ka nderin të kërkojë dorëzimin e 1) Francesko Jakomonit ish–Luogotenent në Shqipëri”. Kështu thuhet në mes të tjerash në një letër të Qeverisë Shqiptare që mban datën 23 shkurt të vitit 1945, e cila i dërgohet Komisonit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës me qëndër në Londër, ku nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, Manol Konomit, qeveria komuniste e Enver Hoxhës, i kërkon atij komisioni që të bëjë të mundur ekstradimin në Shqipëri të ish-ushtarakut të lartë italian, Francesko Jakomonit, i cili gjatë periudhës së luftës kishte shërbyer si mëkëmbës (Luogotenent) i Mbretit Viktor Emanueli i III-të në Shqipëri.

Çfarë thuhet më tej në letrën e qeverisë shqiptare drejtuar Komisionit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës me qëndër në Londër, cilët janë personat e tjerë përveç Jakomonit që Tirana zyrtare i kërkonte për t’i ekstraduar e gjykuar në Shqipëri dhe çfarë akuzash kishte formuluar ajo në adresë të tyre? Për të gjitha këto bëhet fjalë në një sërë dokumentesh arkivore që gjenden në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, një pjesë prej të cilave po i botojmë më poshtë në këtë shkrim.

Letra për Komisionin në Londër

Vetëm pak ditë pas përfundimit të Luftës, në dhjetorin e vitit 1944, qeveria komuniste e Tiranës e kryesuar prej gjeneral-kolonel Enver Hoxhës, nuk nguroi që të bënte kërkesat e para pranë qeverive të disa vëndeve Perendimore, duke iu kërkuar atyre që të dorzonin në Shqipëri, një pjesë të të arratisurve politikë shqiptarë, të cilët ajo i konsideronte si “kriminelë lufte”. Kjo gjë tashmë është një fakt i njohur prej kohësh, por ajo që nuk është bërë publike ndonjëherë, është fakti se qeveria komuniste e Tiranës në atë kohë, krahas një numri të madh shqiptarësh, kërkonte që të ekstradoheshin në Shqipëri edhe disa prej ushtarakëve më të lartë italianë, që kishin shërbyer gjatë periudhës së Luftës në vëndit tonë, si: Francesko Jakomoni, Salvatore Melloni e Crispino Agustinucci. Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga letra e qeverisë shqiptare drejtuar Komisionit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës me qendër në Londër, ku midis të tjerash shkruhet: “Komisioni Qëndror Shqiptar për Zbulimin e Krimeve të Kriminelëve të Luftës dhe armiq të popullit, duke shprehur vullnetin e mbarë popullit shqiptar, i cili duke qëndruar besnik i Aleancës së Madhe të Bllokut Antifashist, ka luftuar dhe vazhdon të luftojnë kundër armikut të përbashkët, Gjermanisë Naziste, duke u mbështetur në parimet e mëdha drejtësie që kanë frymëzuar këtë luftë, ka nderin të kërkojë dorëzimin e:

Francesko Jakomonit ish – Luogotenent në Shqipëri

Salvatore Mellonit ish sekretar i përgjithshëm i Luogotenencës,

Gjeneral i karabinerisë Crispino Agostinucci, shkaktar kryesor të fatkeqësive që ka pësuar populli shqiptar gjatë okupacionit fashist.

Disa prej këtyre kriminelë lufte po gjykohen sot para Gjykatës Italiane në Romë, gjë që është në kundërshtim me vendimet e marra në mbledhjen e Atlantikut, të Moskës e të Teheranit, ku shprehimisht është konsakruar parimi se kriminelët e luftës do të gjykohen në vëndet ku kanë kryer aktet e tyre kriminale. Pavarësisht nga kjo, për zhvillimin e mirë të hetimeve dhe të gjykimit është e domosdoshme që kriminelët e sipërpërmendur të paraqiten para Gjyqeve të Popullit Shqiptar. Aktet që formojnë akuzën e të tre kriminelëve të sipërpërmendur janë:

 Françesko Jakomoni: Para okupacionit të vendit tonë, duke kapërcyer kufinjtë e misionit të tij si Ministër Fuqiplotë i qeverisë Fashiste Italiane në Shqipëri, ka përdorur çdo mjet në përgatitjen e terrenit për invadimin e Shqipërisë: lidhje e konvencione të ndryshme politiko-financiare, penetracioni në rradhët e ushtrisë shqiptare i instruktorëve dhe organizatorëve të rinisë për fashistizimin e saj; mbjellja e farës fashiste në Shqipëri, korruptimi me të holla të disa tradhëtarëve shqiptarë. Mbas 7 Prillit 1939, me cilësinë e tij si Mëkëmbës i Mbretit të Italisë, në Francë, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Rusi, duke shpallur luftë këtyre, organizoi terrorin në Shqipëri për shtypjen e rezistencës së popullit. Urdhëroi kryerjen e operacioneve në stil të gjerë kundër Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar që ndihmonte këtë ushtri. Urdhëroi djegjen, plaçkitjen e shkatërrimin e krahinave të gjera, ku strehoheshin forcat e rezistencës. Urdhëroi burgosjet, internimet në masë të popullsisë shqiptare në fusha përqëndrimi brenda dhe jashtë Shqipërisë. Urdhëroi tortura, vrasje, varje në masë dhe zhdukje misterioze patriotësh. Grumbulloi rreth tij njerëz të korruptuar italianë e shqiptarë për shtypjen e shfrytëzimin ekonomik të popullit shqiptar. Mbolli korrupsionin në aparatin shtetëror. Inspiroi promulgimin e ligjeve me frymë fashiste. Ka qenë inisjator në formimin e organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar, duke e financuar. Ka patur gisht në çdo shpërdorim të ndërmarrjeve tregtare–industriale fashiste. Ka vjedhur e grumbulluar pasuri kolosale në dëm të popullit shqiptar dhe ka përdorur çdo mjet për ta përçarë e shtyrë në vëllavrasje.

Salvatore Melloni: Krahu i djathtë i Francesko Jakomonit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij në të gjithë ndërmarrjet kriminale. Inspirator dhe urdhërues i vrasjeve, zhdukjeve misterioze, burgimeve dhe internimeve në masë; djegjeve, plaçkitjeve e shkatërrimeve të katundeve e qyteteve Shqiptare. Bashkëpunëtor kryesor i SIM (Servizio Informativo Militare). Organizator i rrjetit të spiunazhit civil në Shqipëri. Ka shkaktuar zinë në popullsinë shqiptare. Eshtë pasuruar në mënyrë përrallore në kurriz të popullit.

Gjeneral Crispino Agustinucci: Para okupacionit fashist të Shqipërisë ka qenë instruktor i përgjithshëm i djelmërisë dhe duke u maskuar e paraqitur si instruktor civil, përgatiti agresionin fashist në lidhje të ngushtë me përfaqësinë diplomatike italiane në Shqipëri. Organizon kollonën e pestë në Shqipëri dhe sabotoi rezistencën e popullit shqiptar kundër agresionit fashist. Gjatë okupacionit ka qenë organizator i karabinerisë italiane. Për të shtypur edhe më fort rezistencën e popullit shqiptar e inkuadroi xhandarmërinë kuislinge në karabinerinë fashiste, duke e udhëhequr këtë në luftë kundër ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Popullit Shqiptar. Organizoi dhe komandoi aparatin terrorist dhe shërbimin informativ në Shqipëri. Djegjet, plaçkitjet, shkatërrimet, torturat, internimet dhe vrasjet në masë të popullit shqiptar janë vepra kriminale të karabinerisë fashiste të komanduar prej tij. Urdhëroi burgosje dhe internime njerëzish të pafajshëm vetëm me qëllim shfrytëzimi e për t’u pasuruar. Me mënyra të ndryshme ka grumbulluar pasurira kolosale në kurriz të popullit shqiptar. Komisioni Qëndror për zbulimin e krimeve të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit, ka bindje të plotë se kjo kërkesë e popullit shqiptar, viktimë e parë e agresionit fashist, do të merret parasysh duke i dhënë sadisfaksionin e merituar”.

Oficeri britanik i shkruan Enverit

Sipas dokumenteve arkivore që gjenden në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, në të cilën ndodhet edhe korespondenca e plotë e asaj ministrie me Misionin Ushtarak Shqiptar pranë Komandës së Përgjithshme të Forcave Aleate të Mesdheut me qëndër në Bari të Italisë, të kryesuar prej kolonel Halim Budos, qeveria shqiptare e Enver Hoxhës, kërkesën për ekstradimin e atyre që i konsideronte “Kriminelë të luftës”, përveç Komisionit Ndërkombëtar të Hetimeve me qëndër në Londër, ia dërgoi edhe Gjeneralit amerikan, Jacobs, i cili në atë kohë ishte me detyrën e funksionarit për Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një letër përgjigjie e Jacobs-it, dërguar Enver Hoxhës më datën 5 korrik të vitit 1945. Në atë letër të ushtarakut të lartë amerikan, shkruhet:

Shërbimi i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

I dashur Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha

Duke i referuar në bisedimin tonë të pasur para disa javësh të shkuara mbi çështjen e kthimit të kriminelëve të luftës shqiptare, dëshiroj t’ju njoftoj se letra më datë 22 Qershor 1945 e Ministrit të Drejtësisë, drejtuar Komitetit Ndërkombëtar të Kriminelëve të Luftës në Londër, është dërguar atij komiteti. Në mbështetje të listë së 43 kriminelëve të luftës të pretenduar, që është përgatitur më datë 23 shkurt 1945, atë listë e kisha me vete në Caserta, në udhëtimin e fundit ku u bisedua kjo çështje. Megjithëse nuk mund t’ju siguroj se çfarë masa do të merren, unë mund të them se autoritetet në Caserta janë duke investiguar këtë çështje edhe mundësisht me një kohë të shkurtër mund të meret ndonjë masë.

Me respekt e dashuri Gjeneral-Kolonel

 Jam fort i sinqert i Jueji 

 J.E. Jacobs

 Gjeneral-Kolonel

 Enver Hoxha

 Drye Comansant T’ U. N. C. Shq. Tiranë

Letra e qeverisë shqiptare nga ministri i Drejtësisë, Ministri Konomi

Sipas dokumenteve të arshivës së Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, ku ndodhet e plotë korespodenca në mes asaj ministrie dhe Misionit Ushtarak Shqiptar i atashuar pranë Komandës së Përgjithshme të Forcave Aleate të Mesdheut me qëndër në Bari të Italisë, bashkangjitur me kërkesën për ekstradimin e gjeneral Dalmacos nga Italia në Shqipëri, qeveria shqiptare ka paraqitur edhe një kërkesë tjetër, ku sipas saj, janë shënuar të gjitha krimet që ka bërë gjenerali italian gjatë periudhës së Luftës në Shqipëri. Në atë dokument që është firmosur nga Ministri i Drejtësisë së asaj kohe, Manol Konomi, midis të tjerash thuhet:

Qeveria Demokratike e Shqipërisë

                                                              Kryeministria

Komisjoni Qëndror për Hetimin e Krimeve dhe Kriminelëve të Luftës…

Nga këto vërtetohet botërisht se vrasjet e shëmtuara të heroinës Margarita Tutulani së bashku me vëllanë e saj, të katër djemëve të Vlorës të ekzekutuar me rastin e vrasjes së marshall Lomabrdit, varja e nëntë djelmoshave nga kampi i Porto-Palermos dhe ekzekutimi i tyre, një pjesë në Shkëmbin e Kavajës dhe një pjesë në Tepelenë, janë vepra kriminale të urdhëruar drejt për drejt prej Gjeneral Dalmacos.

Populli i krahinës së Vlorës kujton me tmerr periudhën e dimrit 1943 kur mercenarët dibranë të komanduar prej kriminelëve me famë, Halil Alija dhe Selim Kaloshit, kishin shkuar atje me urdhër të Gjeneral Dalamcos, për ta grabitur e torturuar në mënyrë çnjerzore. Mbas kapitullimit të Italisë Fashiste, gjeneral Dalmaco, në kundërshtim me thirrejt që iu bënë si nga ana e Qeverisë së Badoglios ashtu dhe prej udhëheqësve të Lëvizjes Nac-Çlirimtare dhe Gjeneralit, Komandanti i Divizionit “Firence”, ndaloi bashkimin e ushtrisë italiane me forcat e çlirimtare të vëndit dhe u bashkua me forcat gjermane.

Vrasjet, çdukjet misterioze, burgimet dhe internimet në emër të popullsisë civile, djegjet, plaçkitjet dhe ç’katërrimet e katundeve dhe qyteteve shqiptare, dhe organizimi i aparatit terrorist, janë vepra kriminale të kryera me urdhër të gjeneral Dalmacos.

Komisjoni qëndror për zbulimin e krimeve të kriminelëve të luftës, interpret i vullnetatit të mbarë popullit shqiptar, që kërkon me insistim gjykimin e shpejtë të kriminelëve të luftës prej vetë gjyqeve të tij, dhe duke u mbështetur në parimet e drejtësisë dhe në vëndimet që janë marrë prej aleatëve të mëdhenj, simbas të cilave çdo fajtot do të gjykohet prej gjykatave të vëndit ku ai ka kryer fajet, kërkon dorzimin e kriminelëit të liftës, Gjeneral Dalmacos, për të dalë përpara gjyqit të popullit shqiptar.

Për Komisjonin Qëndror

                                                                                      Kryetari

                                                                                Manol Konomi

Memorie.al

32 komente në ““Na ekstradoni Jakomonin dhe gjeneral Dalmacon, pasi ata kanë…”, letra e Enverit dërguar Komisonit Ndërkombëtar për Kriminelët e Luftës në Londër në 1945-ën”

  1. Perparim says:

    Shikoni ne foton 13 si i kendon laberia shokut enver

    1. Andi says:

      Duhanshitesi Enver Hoxha i veteshpallur Gjeneral. Kjo eshte te vesh duret ne koke.

      1. Mali Suljoti says:

        Enver Hoxhen gjykoje si diktator dhe mbas vitit 1945 por per LANÇ mbetet nje drejtues dhe gjeneral. Historia eshte histori. Duart ne koke duhen vene per Halil Aline dhe bustin qe i eshte vene ne Peshkopi. Dielli nuk mbulohet me shosh, lufta antifashiste mbetet nje prelud i egzistences se shqiptareve brenda dhe jashte kufijve Londinez. Prandaj lexoje historine e ketij kombi me objektivitet.

    2. Hoxh Armandi says:

      Manol Konomi…nje helen mes turkoshqiptareve!

      1. "..askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten" [PLATO] says:

        … deshe te thoshe “nje grekoshqiptar” se helenet nuk ekzistojne mor torrollak ?

        1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

          arapi mou,mos luaj my nick se qelb ere turku…………ptuuuuuuuuuuu paliokounistra!

          1. " nese gervish sadopak nje grekoman shqipfoles, do zbulosh turko-jevgjitin qe ai fsheh mes veti " says:

            Pisoglendi mou, e pyete tet’moter ? ? ?

      2. Papa Kollo says:

        Graqia e Graqia
        Graqia rodina maja

    3. Zigur Kari says:

      Sa i ngjan Lulushja Enverit , me siguri qe ka qire mamane ne ate kohe.

  2. Shqiptari says:

    Sepse ai ishte burrè,ishte i vendosur. E donte vendin,e donte pa hile. Edhe francezèt denuan kriminelèt e tyre. Po tani? Kemi kèso burra tani? As bohet llaf. Burra per te vjedh ,per te vrarè,e duke vrarè e vjedh ,pasurohen. Çfarè shpèrputhje!

  3. VFLP says:

    KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
    Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
    Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:
    1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
    Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
    2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
    Dinet, Elezët.
    3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
    Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
    4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
    (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)

    “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër tyre. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
    Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
    “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
    Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
    Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
    Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
    Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
    Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
    Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
    Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  4. agim says:

    Me falni, por kjo Memorie.al , ashtu sic shan pafund, ne kete rast a ka ndonje koment per te bere?
    Se pislleqe plot ka nxjerre kunder qeverise se asaj kohe, le te nenvizoje dhe se cfare del nga materiali me siper
    Kane shpifur si i ka dashur qefi qe Tutulanet u vrane per shkak te Ramizi e plot perversitete nga truri i tyre
    Po qe ajo qeveri ka vepruar konform marreveshjeve te kohes dhe ka denuar kriminelet??
    Apo mos ndoshta keto i thote per te treguar : Sa keq qe kemi dashur te denojme italianet sepse sot i kemi xhan??!!!
    mjaft me me kete Memorie perverse!!!!

  5. nord.al says:

    Ti vf-lp ( veza ne furrik-luga ne pilaf) dhe gjithe skota juaj nuk keni mesuar asgje nga demokracia dhe nuk do te mesoni sa te jeni gjalle.

    1. VFLP says:

      Halabak nordik, nuk te pelqen e verteta!? NA PLASI TRAPI O SHKERDHATE!
      U be bytha jote mor funderrine njerezore me te meta mendore, te kesh guximin te tregosh “mesimet”. Mesimi i pare mor zvarranik eshte TE PRANOSH TE VERTETEN …
      Qenie e neveritshme qe te ngjall krrupe ?

  6. Eri says:

    Gjithe perendimi pas L2B u ndertua mbi bazat e nazi-fashizmit me fasade demokratike.Shume nga funksionaret e fashizmit mbajten poste te rendesishme pas luftes ne te gjithe shtetet e bllokut kapitalist.Krimet qe kryen ne vendet e pushtuara ndaj popujve te ndryshem nuk perbenin problem per “demokracite” perendimore.

  7. Markova says:

    Agim,
    Mos je nga atatë listës së Harri Fullcit? Akoma s’e ke kuptuar, or i shkretë që fashizmi e nazizmi ishin në atë kohë si koronavirusi sot. Po ku kanë jetuar në atë kohë të parët e tu? Nuk kanë parë të digjeshin shtëpi e të vrteshin njerëz nga nazifashistët e ballistët? Apo kanë qenë ballistë dhe ti je pasardhës i tyre??

  8. KOZi... says:

    O nuk kemi informacion ose ka dicka te pa sqaruar ne vite ! Shqiperia si ne luften e pare boterore ashtu dhe ne luften e dyte boterore nuk ka qene vend nderluftues por kalimtar ! Me perjashtim te pushtuesve serb e grek qe synonin te aneksonin trojet shqiptare, te eliminonin popullaten shqiptare pushtuesit tjere jane ardhe per aresye strategjike lufte,. Tani po referohemi pushtimit italian qe jep artikulli. Jakomoni ishte koka e cdo gjeje qe ka ndodhur ne Shqiperi gjate luftes. Tani Duce ne Itali si koka e fashizmit u pushkatua dhe u var ne nje shesh te Milanos. Sot ka varrin ne Rrome ne varrezat familjare. Asnje familjar i tij nuk u internua apo persekutua. Gruaja e Duces ka patur pension gjer qe vdiq si grua kryeministri. Aleksandra Musolini deputete e parlamentit Europian dhe Italian eshte mbese e Duces. Jakomoni u denua rreth 20 vite dhe beri 10 vite dhe u kthye ne pronat e tia se ishte me titull fisnik. Asnje familjar nuk u internua ose persekutua as i preken pronat.
    Ndersa bashkepunetoret e tyre ne Shqiperi u pushkatuan dhe u burgosen dhe nuk kane varre. Familjet u internuan dhe u burgosen, Pronat u sekuestruan nga shteti dhe mbi 40 vite u quajten armiq me niper e mbesa !? ketu calon keq historia krahasuese qe perdorin ca komentues !

    1. uhahahaaaaaa says:

      Rrofte Ducja o KOQi ? ? ?
      Ik o Rrot Cari, deficent …

      1. KOZi... says:

        Vazhdo me ate mendje ! Jakomoni ka vdekur ne Rome ne vitin 1973. Lexo kujtimet e tia pastaj comento !

        1. uhahahaaaaaa says:

          Rrofte Jakomoni o KOQi ? ? ?
          Debil….

    2. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Nuk calon fare;
      Te huajt qe permend nuk luftuan popullin e tyre
      Ne te kundert;kolaboracionistet ishin ne kundershtim te drejtperdrejt me interesat e popullit dhe te atdheut tone
      Tradhetaret,kudo shkulen me fare e me fis.
      Keshtu ka per te ndodhur ne shekuj …

      1. KOZi... says:

        Denimet jane individuale ! Lexo nje cike mbi historine e personave politik te mbas luftes se pare dhe mbas luftes se dyte. Vetem ne vendet komuniste ka ndodhur denimi familjar ! Gjermani, Itali ,Japoni jane denuar fajtoret administrativ dhe ushtarak . Ne Amerike, France, Angli, jane denuar bashkepuntoret e armikut perseri administrativ e ushtarake edhe vendet tjera jo komuniste keshtu kane vepruar.Nuk mund te denohet per bashkepunim kryetari i Bashkise se nuk ka sens . Qyteti do pastrohet dhe pazari do ruhet e keto i ben bashkia e jo pushtuesi.
        Po me ke flas une ,ato vrane e lane pa varre bashkepunetoret e vet ,gjith drejtuesit e formacioneve partizane ,dhe keto u burgosen e u vrane nga shoket e armeve . Ne emer te nje sistemi qe falimentoj ne 1990.

        1. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

          Ti more shembull Ducen dhe te afermit e tij,Jakomonin dhe te afermit e tij (ata nuk u ngriten te bashkpunojne me pushtuesin kunder interesave te popullit te tyre. !) C’far nuk kupton…?
          ….mos u bej tradhetor se pastaj do te godas…
          Tradhetaret ne cdo kohe dhe ne cdo vend ; damkosen,shfarosen,mbahen nen kontroll te rrept,eleminohen me cdo mjet e menyre…kaq e thjesht eehte

        2. ec aty says:

          KOQi, qe ti je nje funderrine, mbeturine e kolaboracionisteve kjo eshte mese e qarte. Por qe te gjithe e kuptojne, se do ishte mire qe bajga si puna jote qe kane shpetuar kot, te ishin pastruar bashke me parardhesit e vet, edhe per kete te jesh i sigurte!

  9. taso kume says:

    Dakort jam se fashistet kan bere krime dhe duheshin gjykuar per krime atije ku i bene,por kur amerikanet ndertuan sherbimin sekret ,ndertimin e raketave,zbulimin e armeve bakterollogjike etj me ndihmen SS GJERMANE çfare priste DULLA se do i binin JACOMONIN E kompania bella per gjykim ne SHQIPERI ,kur dulla ishte nje HIJENE QE HENGRI shoket e luftes dhe iteligjencen e shkolluar per kolltukun e komandantit te pergjithshem sa e kethehu vendin ne kampe perqendrimi stermadh te tipeve GULAGEVE TE SIBERISE rethuar me tela. DHE PER KOZIN me larte DUCIA e ka varin ne PREDAPIO ( EMILIA ROMAGNA) jo ne ROME.

    1. ec aty says:

      O Taso o BOLE!? Enveri ishte i respektuar edhe nga anglo-amerikanet menjehere pas Lufte o psikopat, si udheheqes de fakto i saj, donin s’donin. Po ti flet me “perspektiva”, dmth me gjoja “ato qe do ndodhnin ne te ardhmen me sjelljen e Enverit”. O derdimen, nuk tregohet historia me koqet e halles qe do ishte xhaje, o RROT CARI!”

    2. KOZi... says:

      E Sakte aty e ka varrin, me duket ne vendlindje ! Megjithate ka varr ! Ndersa ato qe luftuan kunder fashizmit si psh Beqir Balluku e Mehmet Shehu e sa tjere nuk kane varre !

      1. ca po thua says:

        Kush te ka genjyer mor cope muti!

  10. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

    Nuk calon fare;
    Te huajt qe permend nuk luftuan popullin e tyre
    Ne te kundert;kolaboracionistet ishin ne kundershtim te drejtperdrejt me interesat e popullit dhe te atdheut tone
    Tradhetaret,kudo shkulen me fare e me fis.
    Keshtu ka per te ndodhur ne shekuj …

  11. taso kume says:

    Kam qeshur me te madhe kur lexova sygjerimet e njerit ,po i kethej pergjigje,1 AMERIKANET donini dhe duan SHqiperine pa dullen,2 sa te aratisur u pregatiten nga sherbimet sekrete si CIA ETJ ne kampet e GREQISE ITALISE DHE SIDOMOS NE MALTE dhe deshtuan nga krye spiuni FILBI I INTELIGJENCES angleze qe punonte me gjith 4 koleget e tij per RUSET,keta te aratisur nuk u pregatiten per fshezazhinjte TIRANES por per permbysjen e DULLES tende dhe imi ne nje fare kohe,DHE ta mesosh historine te pregatiturit e MALTES u shperndane se politika e Hapjes me KINEN E AMERIKANEVE u pa nga keta te fundit si premis per zbutje ndaj SHQIPERISE SI MIQE TE KINEZEVE.

    1. i relaksuar says:

      GOMAR! Amerikanet donin dhe duan veten e tyre.
      Inteligjence femijnore, njohuri katunari …

  12. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

    Ti more shembull Ducen dhe te afermit e tij,Jakomonin dhe te afermit e tij (ata nuk u ngriten te bashkpunojne me pushtuesin kunder interesave te popullit te tyre. !) C’far nuk kupton…?
    ….mos u bej tradhetor se pastaj do te godas…
    Tradhetaret ne cdo kohe dhe ne cdo vend ; damkosen,shfarosen,mbahen nen kontroll te rrept,eleminohen me cdo mjet e menyre…kaq e thjesht eehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje