123 kujdestarë të ngujuar, Rama: Rrjeti në ndihmë të pensionistëve

17 Mars 2020, 16:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehet se në kushtet e situatës së krijuar nga koronavirusi, rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë dhe për të ndihmuar me kryerjen e shërbimeve jashtë shtëpie pensionistët kryefamiljarë po hyn në funksion.

Ndërkohë që në qendrat sociale për dy javë janë ngujuar 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës.

“Rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë dhe për të ndihmuar me kryerjen e shërbimeve jashtë shtëpie pensionistët kryefamiljarë, të cilët s’i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, po hyn në funksion pjesë-pjesë. Ndërkohë: Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.

Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.

Kjo është Shqipëria e njerëzve që punojnë për njerëzit dhe që ndryshe nga mua, nuk i shihni në televizor a në mediat sociale. Respekt!” shkruan Rama. Kreu i qeverisë ka postuar edhe videon e komunikimit të ministres së Shëndetësisë një prej stafeve të shërbimit social në një nga qendrat.

1 komente në “123 kujdestarë të ngujuar, Rama: Rrjeti në ndihmë të pensionistëve”

  1. Gabriela says:

    Ua sa qejf kam te lexoj e degjoj gjithe diten fjalimet,keshillat dhe rromuzet e kryeministrit Rama?
    Nuk dua te degjoj as Ritra Oren,as Merkel-in.as Rihanet,as Ermal Mamaqin,as Gjinin prej Bubqi,as …ehuhaaaa sa shume jane keta qe nuk dua te degjoj!?
    Vetem kryeministri me qeteson,me emocionin,me orekson,me….ohohoooo!
    Nuk dua as buke,as mish,as uje,as drita as….vetem te degjoj perhere kengen “Edi jam!”
    Dhe para kesaj kenge nuk dua ta degjoj as kengen “Oh sa e kam bythen e mire”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje